Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen për vrasjen e 30-vjeçarit Florian Lamçe, (apo siç edhe njihej si ‘Flor Qorri’) ngjarje për të cilën u arrestuan 4 persona, mes tyre Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.
Nga dosja e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, mësohet se Sokol Sanxhaktari, viktima Florian Lamçe, Adriano Hajdari, Met Muça dhe dy persona të tjerë kishin konsumuar pije alkoolike për një kohë të gjatë në ambientet e lokalit dhe në vijim në orët e mesnatës kishin filluar të konfliktoheshin me njeri-tjetrin.
Ky konflikt është zhvilluar mes shtetasve Sokol Sanxhaktari, Adriano Hajdari dhe viktimës dhe kishte vazhduar me përdorim të dhunës me sende të forta dhe si pasojë shtetasi Florian (Shabani) Lamçe ka humbur jetën.
Si Sanxhaktari ashtu dhe Hajdari kanë qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike.
PËRGJIMET
Pas ngjarjes është bërë një përgjim ambiental. Nga materiali traskiptues i përgjimit ambiental midis shtetasit Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari, bërë në ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë Elbasan më datë 30.07.2020, ora 15:00 rezulton me vlerë për hetimin ky komunikim, ku Sanxhaktari përpiqet të ndryshojë versionin e ngjarjes dhe bën plane për ta fshehur krimin, duke thënë se viktima i ka gjuajtur xhamit dhe ka rënë me kokë.
Ardiani: Ka vdek ai.
Sokoli: E di unë që ka vdek. Ai vdiq vetë, e pe, ndëgjo këtu, e këna vra me sende të forta. Shife ktu i minutë. Ai futi dorën i gjujti xhamit.
Ardiani: Ai a?
Sokoli: Po a xhami thyer e vlla, harrova t’i them ik e bani ekspertim e xhamit dhe u ça damari aty nxori gjakun ai uuuu. Pastaj pa mendje rrëshkiti e ra me kokë, kur dolëm jashtë që mora bluzën tate.
Ardiani: Ee bravo.
Sokoli: Ne do i bëjmë nja dy muaj burg s’kemi ça bëjmë.
Ardiani: Mos e rruj trapin.
Sokoli: Normal. Ej kjo është gjendja, hë e dëgjove gjendjen?
Ardiani: Ca asht ba
Sokol: Mos prek gojë.
Ardiani: Ca i bana unë atij asgjë.
Sokoli: Asigja e, nejse asnjanit vet në botë, urtë lali gjithmone ky a muhabeti. I ra xhamit.
Ardiani: I ra xhamit nuk e diskutojmë ne e vlla.
Ardiani: Po mir ka vdek që dje me një fjalë ee.
Sokoli: Po, po.
Ardiani: Kur hyhet për te lokali aty, ka kamera?
Sokoli: Kalon mbrapa, nuk e di
Sokoli: Po kamerier kishte aty?
Ardiani: Ë ?
Sokoli: Asnjë, s’kishte njëri tjetër as kamerier, asnjë gja s’kishte.
Ardiani: Ai çuni nuk e di nga iku ai.
Sokoli: Kush?
Ardiani- Ai Toni, se nga iku andej ai. S’e pash më, a doli që iku përjashta, a nejti aty, erdhi me levat.
Sokoli: Joo o burr s’e kam përdorur ma atë të parën. E pa ai që gjujti xhamin ai.
Sokoli: Duhet mush menja dhe E., të vërtetën xhamit i ra mbrapa, që të vijë atje në gjyq të thotë ore këtë e kam kushëri.
Ardiani: Po ore.
Sokoli: E kupton, po ti pse si the, po unë e kam kushëri atë or ti, si the ti. Unë e kam kushëri or bab thuaj ky tjetri e ka shok të ngushtë, më kupton që ta bëjmë në gjyq.
Ardiani: Kti E. se di plako, s’ia kam besën fare.
Sokoli: O robt po s’erdhi, ne do ja çojmë haberin.
Sokoli: Dhe i thashë ati Besës dy herë ik e me gjithë atë, na prishi.
Ardiani: Thashë se e more ti e bab
Sokoli: Po ai me tha o vlla
Ardiani: Ai të tha mere.
Sokoli: E po ti themi ne qysh e rrafëm ne atë, ai ishte me pistolete me vete t’i themi, ja ku shtiu ktu, do i thotë dhe Çimi, merre Çimin dëshmitar ishte me pistoletë me thikë me vete, ja ku ke brimën që ka shti këtu. Qysh e rrafëm ne ktë njeri ee. Ne me gurë ai me pistoletë.
Ardiani: Po do thotë ai ku e ka o bab
Sokoli: Ku dim gja ne ku e ka, aty ku e morën kur doli me vete e ka pas, ose kontrolloni aty, më kupton. Apo s’do e bëjmë fare ktë muhabetin, se thotë e keni marë thot dhe..
Sokoli: Thuaj unë Sokolin nuk e njof, ashtu thuaj.
Ardiani: Po mos ashtu telefonin ata.
Biseda midis shtetasit Sokol Sanxhaktari dhe shtetasit Anesti Greku, zhvilluar mW datë 30.07.2021, ora 08:40.
Anesti: Po ju ishit afër me njëri-tjetrin
Sokoli: Po ai, jo ai shife ca pati ai. Ai theu dorën, i ra debulesë dhe debulesa i ra koka ke ca ishte ajon, ke kjo. I ra aty ra në toke me të parë unë i hoqa bluzën atij shokut, se o lakuriq akoma sot ai. Ja lidha mas dorës, atij çunit erdha direkt e te ty, të thash ambulancën ose naj gja, thash unë ci të marrim policinë.
Anesti: Ambulancën po. Njoftovi ky përpara, ai kalimtari që vete ke hoxha, pastaj unë i mora me radhë.
Sokoli: S’ka problem, unë doja vetëm që ti të thuash kto llafe që të kam thënë.
Biseda midis shtetasit Adriano Hajdari dhe shtetasit Anesti Greku, zhvilluar me datë 30.07.2021, ora 09:45.
Anesti: Ouu ime kush i hoqi pantallonat ti apo ai, se unë si mbaj mend mirë me një fjalë.
Adriani: Ë
Anesti: pantallonat them, bluzën e ca ku di unë.
Adriani: Bluzën e hoqa unë o burr, ca pantallona thua ti, bluzën që lidhi atë o burrë, e pash të shtrirë me gjak në tokë.
Anesti: Një bluze e bardhë ishte aty
Adriani: E e lidha për bluze o burrë.
Anesti: Se di as vetë si të mbajmë qëndrimin me një fjalë, se nuk është problem aty, se ta kisha parë skenën komplet do thosha gjysmë llafi, po unë s’pash gjë fare. Megjithatë jam i detyruar të përgjigjem me aq sa kam dijeni.
Adriani: Ça të them o lali, nuk e di ça të them fare. Jam trokë fare e kupton ti, hoqa bluzën. Për ta lidh biles aty jam ballafaqu o burr.
NGJARJA
Rreth orës 15:30 Sokol Sanxhaktari e ka marrë në telefon viktimës dhe e ka ftuar për kafe tek një lokal kioskë afër Turizmit në pronësi të tij. Viktima ka shkuar menjëherë me shtetasin E.B. në lokalin në fjalë dhe atje kanë gjetur duke pirë birra dhe pije tjera alkoolike shtetasit Sokol Sanxhaktari, Muhamet Muci, Ardiano Hajdari, Bes Nikolla dhe Julian Lamce. Viktima dhe Sanxhaktari kanë biseduar ne një ambient të veçuar ku dhe kanë marrë lëndë narkotike kokainë. Kanë qëndruar në lokalin në fjalë duke konsumuar alkool deri rreth orës 21:00 dhe Sokoli ka kërkuar që të largohen që andej dhe të shkojnë në një lokal tjetër aty afër duke marrë dhe pijet me vete.
Gjithë personat që ishin në atë lokal kanë vajtur tek një bar kafe jo shumë larg që andej dhe janë ulur në një ambient brenda këtij lokali. Aty viktima dhe Sanxhaktari kanë konsumuar përsëri pije alkoolike dhe lëndë narkotike të cilën e konsumonin në tualetin e këtij lokali
Pasi ishin larguar disa persona, Sokol Sanxhaktari dhe viktima vazhduan përsëri të konsumonin pije alkoolike dhe kokainë, ndërsa personat e tjerë jo.
Pas kësaj biseda midis Sanxhaktarit dhe Lamçes u acarua dhe qetësohej vetëm pasi konsumonin kokainën në banjë. Diku rreth orës 1 të natës shtetasi Muhamet Muça ka parë nga ekrani në titra në lidhje me një vrasje në Elbasan.
Rreth orës 4 të mëngjesit sipas dëshmive, ka ndodhur dhe dhunimi deri në vrasjen e 30-vjeçarit Lamçe.