• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi/ Shqiptarja i merr 300 mijë franga të moshuarit për bixhoz

20:53 : 28/05/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Ajo bënte sikur ndodhej në një emergjencë dhe i premtonte atij fitimin nga një shitje e pronës në Kosovë.

Një grua, sot 35-vjeçare, e cila është përgjigjur për mashtrim para Gjykatës Penale të Lucernit, sot, ka përfituar nga zemërmirësia e një të moshuari, shkruan Aargauer Zeitung.

Ajo ka marrë nga ai gjithsej 278.800 franga dhe i ka shpenzuar  ato në kazino, në vend që t`i përdorte për qëllimet për të cilat i kishte marrë.

Prokurori kërkon një dënim me tre vjet burg për të akuzuarën, nga e cila ajo duhet të vuajë një vit burg efektiv, transmeton albinfo.ch.

Aktakuza, e ngarkon gruan për mashtrim përmasash masive.

Lexo edhe:

No Content Available

Ajo ishte takuar me viktimën në vitin 2013 në funksionin e saj si shitëse përmes telefonit (call Center) dhe më pas e kishte vizituar disa herë. Edhe atëherë, sipas deklaratës së tij, i moshuari i kishte dhënë asaj 36,000 franga. Ajo i kishte premtuar atij seks në këmbim, por procedimet penale pastaj ishin ndërprerë pasi nuk mund të provohej mashtrimi.

Ndërsa pretendimet që tani janë duke u proceduar në gjyq kanë të bëjnë me vitet 2016 dhe 2017, kur e akuzuara sërish ishte paraqitur tek burri në fjalë, në një komunë rurale në Lucern dhe i kishte kërkuar vazhdimisht para, transmeton albinfo.ch. Paratë ishin, sipas saj për të paguar qiranë, borxhet e sigurimit, rregullimin e dhëmbëve, për makinë ose për dy fëmijët e saj.

Ajo bënte sikur ndodhej në një emergjencë dhe i premtonte atij fitimin nga një shitje e pronës në Kosovë.

Në këtë mënyrë, sasia e parave të përfituara kishte arritur në 278 mijë franga.

Sipas prokurorit, kjo përfituese e ndihmave sociale ka hedhur në bixhoz, respektivisht në kazino, të paktën 200,000 franga të parave të marra nga plaku.

Ajo, sipas prokurorit, e kishte shfrytëzuar me qëllim të keq mirësinë e viktimës së saj.

E akuzuara nuk e mohon që ka marrë paratë nga 80 vjeçari, transmeton albinfo.ch. Por ajo mohon të ketë mashtruar atë për qëllimin e marrjes së parave dhe për aftësinë për të shlyer borxhin  ndaj tij.

Burri i mashtruar thotë para gjyqit se ai nuk e ka ditur asnjëherë se ajo kishte varësi nga bixhozi ndërsa ajo thotë se i kishte treguar atij për varësinë.

Gruaja ka përfituar nga mosha, natyra e mirë dhe dëshira e burrit për shoqëri fizike, ka thënë tutje prokurori. Ajo e dinte që ai nuk ishte në gjendje të kuptonte se ajo po e gënjente. Veprimet e saj duhet të përshkruhen si jashtëzakonisht egoiste dhe të pamëshirshme. Prandaj, prokurori publik kërkon një dënim me tre vjet burg për të akuzuarën, prej të cilëve, një vit burg efektiv.

Ndërsa avokati mbrojtës ka kërkuar pafajësinë për klienten e vet, përcjell albinfo.ch. Burri duhet ta ketë ditur që gruaja nuk ishte solvente (e aftë për shlyerjen e borxhit), se ajo shkonte në kazino, ishte e varur nga lojërat e fatit dhe i duheshin paratë për të paguar borxhet e bixhozit, ka thënë ai.

Ishte e padiskutueshme që paratë po derdheshin, por shuma e saktë është e paqartë, ka thënë mbrojtësi. Është e qartë se klientja e tij mund të ketë marrë 180,000 ose 200,000 franga, por në asnjë mënyrë 287,800 franga.

Gjykimi do të shpallet me shkrim, në një datë të mëvonshme.

Etiketa: mashtrim bixhoz boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Pas tre dekadash tek Zëri i Amerikës, Ilir Ikonomi jep edicionin e fundit! Fjalët e tij drejtuar publikut (Video)

TË GJITHA

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025

“Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

13:34 : 26/10/2025

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com