Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi këtë të Enjte takime me demokratë në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet.
Basha u shpreh se, 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore ndaj shqiptareve.
“Do luftojmë bashkë me gjithë fuqinë qe na dhanë njerëzit deri në fitore”, theksoi ai.
Basha bëri me dije se dje dhe gjatë ditës së sotme ka përfunduar raporti i plotë i manipulimit të zgjedhjeve dhe po përkthehet “për tu dërguar kudo si hapi i parë për të avancuar më tej në këtë betejë”.
Takimi në Gjirokastër
“Faleminderit zoti kryetar, të nderuara zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, së pari më vjen mirë që rishihemi, ndonëse rishihemi fiks një muaj pas një prej betejave më të rrepta të pluralizmit. Një prej betejave më të paprecedenta në pabarayinë e tyre, një betejë ku përballë nuk kishim një kundërshtarë politik, por një regjim i cili shkatërroi një nga një të gjitha rregullat e garës demokratike dhe me të cilin përballëm dhëmbë për dhëmbë jo thjesht në një muaj fushatë, por në 8 vite, e në veçanti në vitin e fundit që nga momenti i marrëveshjes së 5 qershorit dhe përballja vazhdon akoma në komisionin zgjedhor, së shpejti fillon në Kolegjin Zgjedhor, e do të vazhdojë sa më takon mua deri në realizimin e asaj që presin shqiptarët dhe asaj që ka ndalur përkohësisht më 25 prill, që është largimi i këtij regjimi dhe ndryshimi që presin përmes Partisë Demokratike”, tha Basha.
“Ndryshe çdodh rëndom kur ndodhem para mediave, në takimet me anëtarësinë, në takimet me strukturat, nuk kam zgjedhor të bëj katalogun e dhunimeve, krimeve të masakrës zgjedhore të 25 prillit për një arsye të thjesht: sepse ju e keni të shënuar në lëkurën tuaj këtë betejë dhe gjithë pasojat e masakrës zgjedhore me të cilën jeni përballur në mënyrë të përditshme e të përnatshme në çdo lagje të qyteteve e të fshatrave të qarkut të Gjirokastrës, si kudo anembanë Shqipërisë. Ju e dini fare mirë se çfarë ka ndodhur në këtë proces. Ju nuk jeni thjesht dëshmitarë, ju jeni faktori i përballjes, shënjestra e padenjë dhe e poshtër e një kundërshtari politik që nuk na trajtoi dhe nuk ju trajtoi si kundërshtar, por si armiq. Me poshtërsinë më të madhe dhunoi jo vetëm ligjin, por përdori dhunën, shantazhin, largimet nga puna, gjobën, ndalimet e paligjshme në mënyrë masive ndaj aktivistëve dhe anëtarëve tanë në këtë fushatë”, shtoi.
“Pra, një masakër zgjedhore e padiskutueshme, një padrejtësi kombëtare jo ndaj nesh që ishim dhe mbetemi vektori për ndryshim, mjeti i ndryshimit, por ndaj atyre që e donin ndryshimin dhe që më 25 prill jo vetëm nuk ju dha asnjë përgjigje, por përkundrazi, hallet, problemet e tyre un rënduan dhe më shumë. Dilemat e Shqipërisë u shtuan dhe më shumë, që nga dilema e fermerit dhe blektorit më të largët e deri tek dilemat dhe pikëpyetjet për rrugën e ashpër të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Gjithçka u rëndua dhe u përkeqësua më 25 prill, në vend që të përmirësohej. Dhe pavarësisht kësaj përballjeje, një arritje të madhe ne mund të themi që e kemi: dolëm nga kjo garë e pabarabartë, nga kjo betejë e pabarabartë dhe nga kjo masakër zgjedhore më të fortë dhe më të mëdhenj se sa ç’ishim. Në kushtet e 91-shit dhe përball kishim një regjim jo si të 91-shit, madje as si i 2001-shi, po shumë herë më të pasur, shumë herë më harbut, shumë herë më të egër në çdo aspekt, të shkrirë në një interesat e partisë, të shtetit, të oligarkëve dhe të krimit të organizuar. Pavarësisht prej pakënaqësive apo pikëpamjeve të ndryshme, mosmarrëveshjeve që ne mund të kemi sikundër është normale një familje, emër e një partie të gjallë e të madhe, siç është Partia Demokratike, jemi ne që morëm përgjegjësinë para shqiptarëve për ndryshim, jemi ne që e mbajmë akoma këtë përgjegjësi mbi supet tona. Sepse nëse pranojmë, e s’ka se si mos të pranojmë që 25 prilli jo vetëm nuk zgjidhi asnjë prej problemeve të tyre, atëherë nuk kemi se si mos të arrijmë në konkluzionin logjik që ata që e deshën ndryshimin më 25 prill. E duan akoma, madje e duan akoma më shumë sot. Ne kishim vetëm një kauzë, kauzë morale, ne kishim programin, ne kishim zgjidhjet e konsultuara prej dy vjetësh me njerëzit. Gjë tjetër nuk kishim. Dhe prandaj na ndoqën sepse bashkuam një ditë fuqinë e Partisë Demokratike për të qëndruar kauzën e vetme dhe vizionin për ta nxjerrë vendin nga e keqja. Unë nuk shoh asnjë çelës tjetër të paktën që pavarësisht masakrës zgjedhore kemi dalë më të mëdhenj dhe më të fortë. Natyrisht kjo është një meritë e cila nuk i takon thjeshtë kësaj beteje, sepse këtu njerëzit, ka luftëtar të vjetër që e dinë që nuk e kemi matur me sa herë punuam e sa fort u ringritëm dhe si kemi arritur të frymëzojmë qytetarët për të vazhduar së bashku deri në fitore. Zemra po dhemb, dhe unë ndjej zemërim për padrejtësinë e 25 prillit dhe produkti pa produkt por zemra ka dhe forcë , ka dhe një motorr, për ta kthyer atë zemëratë, në një energji dobitëse për të vazhduar betejën deri në fund. Dhe unë kam ardhur këtu sot t’ju kërkoj që të dalim jo vtëm gtë bashkuar por edhe të vendosur për vazhdimin e kësaj beteje. Sikundër ju kërkoj që të jeni bashkë me mua në vazhdimin e kësaj beteje e cila kërkon lidership të sprovuar dhe të vendosur. Kjo sigurisht është në dorën tuaj, por jam i bindur që betejat që kemi nisur do t’i çojmë dri në fund jo për veten tonë, as për karriget tona, por për të gjithë ata qytetarë të Gjirokastrës e të mbarë Shqipërisë”, përfundoi Basha.
Takimi në Tepelenë
“Gjëja e parë që dua t’ju them, është mirënjohja nga shpirti për sakrificën e jashtëzakonshme të demokratëve të Tepelenës dhe demokratëve të Memaliajt në betejën e pabarabartë me një regjim që nuk la asnjë rregull loje pa shkelur, nuk la krim zgjedhor pa kryer me qëllim për të ndalur jo thjesht Partinë Demokratike, por shpresën e shqiptarëve për ndryshim.
Ndaj gjëja e parë dhe kryesore që dua t’ju them si kryetar në detyre dhe si kandidat për kryetar që është e domosdoshme që nga kjo garë të dalim të bashkuar, detyrimin nuk ia kemi njëri-tjetrit, ia kemi ndaj Shqipërisë sepse misioni ynë dhe I shqiptarëve vazhdon. Nuk ka ndarje pas 25 prillit sepse ëndrra e tyre vazhdon. Është ndaluar përkohësisht me 25 prill, por 25 prilli nuk ka zgjidhur asgjë për ata përkundrazi i ka bërë më të rënda problemet. Të gjitha problemet që nga problemet e fermerëve e të papunëve e deri tek integrimi europian i vendit. Gjithçka, 25 prilli jo vetëm nuk e ka zgjidhur, por e ka bërë më të rëndë. Prandaj nuk i qesh buza se e di krimin që ka bërë, e di faturën që ke prek dhe tani do të bëjë gjithçka që ata që do të presin faturën të jenë sa më të përçarë dhe sa më të dobësuar. Ne fakt kemi dalë më të fuqishëm”, tha Basha.
Takimi në Përmet
“Ne ofruam program, ne ofruam vizion, por ne ofruam po kështu qëndresë. Dhe ishte falë kësaj qëndrese që jemi sot këtu më të mëdhenj seç ishim, më të fortë seç ishim, ndonëse me revoltë dhe zemërim në zemrat tona për tjetërsimin e vullnetit dhe masakrën zgjedhore të 25 prillit. Është falë kësaj qëndrese dhe vetëm falë qëndresës tuaj plot sakrifica deri në vetëmohim të shumë djemve, e burrave e zonjave në këtë fushatë, se përndryshe edhe ky rezultat do të ishte një mrekulli e pamendueshme përballë asaj që kishim, një makinerie të paparë manipulimi, dhune dhe shitblerje të votës. Por tani ndodhemi në një fazë e cila diktohet nga statuti, është vendosur nga institucionet e Partisë dhe padiskutim as nuk mund ti mbivendoset dhe as do të zëvendësojê analizën e plotë të asaj që ka ndodhur në raport me zgjedhjet e 25 prillit. Përkundrazi dje dhe gjatë ditës së sotme ka përfunduar raporti i plotë dhe po përkthehet për tu dërguar kudo si hapi i parë për të avancuar më tej në këtë betejë. Për mua objektivi kryesor nuk ka ndryshuar. Tërësia e betejave i pari. Nga fillimi e deri me 25 prill ka patur një dhe vetëm një objektiv, t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve duke sjellë një demokraci funksionale, me insituticione funksionale dhe me një qeveri që u shërben atyre. Pra, beteja ka niaur për demokracinë, jo thjesht për fitoren e një palë zgjedhjeve dhe pasiskutim do të vazhdojë për demokraci dhe bashkë me të do të konfirmojë atë që 25 prilli padrejtësisht e vodhi”, u shpreh Basha.