• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Menaxhimi i rrezikut ndaj katastrofave, BB: Shqipëria ka nevojë për 98 mln USD investime

23:41 : 26/05/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Banka Botërore ka vlerësuar se Shqipëria duhet të investojë mbi 98 milionë dollarë si pjesë e përgatitjes ndaj emergjencave dhe përgjigjen ndaj tyre (EP&R) në kushtet kur kërcënohet nga katastrofat.

Një raport diagnostikues “Gatishmëria emergjente dhe Vlerësimi i Reagimit” jep në detaje tre skenarë për investimet dhe aspektet kyçe ku duhet të ndalet vëmendja duke shprehur se kjo axhendë duhet të mbështetet edhe nga institucione të tjerë ndërkombëtarë.

“Plani i investimeve përfshin tre skenarë investimesh për një shumë totale prej US $ 98,422,500, të përbërë nga një periudhë afatshkurtër pra investimet e kryera gjatë vitit të parë (10,622,000 dollarë amerikanë), investimet afatmesme të kryera gjatë një periudhe një deri në tre vjet (54,810,500 dollarë amerikanë), dhe investime afatgjata të kryera për më shumë se tre vjet (32,990,000 dollarë amerikanë).

Për të siguruar që asistenca teknike do të jetë në dispozicion për investimet e propozuara, axhenda e RP & R e Shqipërisë duhet të mbështetet nga të tjerë partnerë zhvillimi përveç Bankës Botërore” thuhet në raport

Vlerësimi i raportit të BB

Lexo edhe:

Berisha: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD për votën e lirë

EMRI/ Kush është shqiptari që u shtua në listën e më të kërkuarve në Europë

Në vitin 2020, Banka Botërore angazhoi Prepared International (PPI) për të mbështetur Programin e menaxhimit të rrezikut nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor duke siguruar një vlerësim të gatishmërisë aktuale të emergjencave kombëtare dhe rajonale dhe kapacitetet për tu përgjigjur në të tilla raste.

“PPI ndërmori vlerësime specifike për kapacitetet në pesë vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut) duke përdorur metodologjinë diagnostike Ready2Respond (R2R – Gati per tu përgjigjur. Bazuar në këto gjetje, PPI identifikoi investimet prioritare të përgatitjes për emergjenca dhe përgjigjes në nivel lokal dhe rajonal. Ky raport përfshin vlerësimin e kapaciteteve të EP&R(përgatitje për emergjencë dhe përgjigja) të Shqipërisë dhe investimet prioritare lidhur me të.

Diagnostikimi është krijuar për të qenë një bazë objektive, e drejtuar nga të dhënat për të angazhuar homologët e vendeve në projekte të zhvillimit të EP&R. Metodologjia mbështetet në pesë komponentë thelbësorë – kornizat ligjore dhe institucionale, informacioni, objektet, pajisjet dhe personeli – të cilat ndahen më tej në 18 kritere, 72 tregues dhe 360 atribute. Shqipëria ka një rezultat të përgjithshëm prej 156 pikësh nga 360. Rezultatet e vendit variojnë mes kritereve dhe treguesve ku rezultatet më të ulëta u shënuan për sistemet e menaxhimit të informacionit dhe gjeomatikën, dhe rezultatet më të larta për gatishmërinë financiare dhe shërbimet sociale emergjente” thuhet në raport.

I njëjti nënvizon se diagnostikimi arrin në përfundimin se sistemi EP&R në Shqipëri është i mirë rregulluar në atë që njihet si përgjigje e përditshme por gjithsesi ka nevoja të qarta që duhet të zhvillohen dhe të zgjidhen më tej. Sistemit EP&R i mungon baza operacionale për përgjigje të efektshme dhe të koordinuar ndërmjet institucioneve, ndaj katastrofave të një shkalle më të gjerë. Sfidat kryesore me të cilat përballet sistemi përfshijnë zbatimin e plotë të ndryshimeve ligjore të vazhdueshme, ndërtimin e institucioneve, krijimi i planeve të nevojshme të emergjencës dhe i një trajnimi të përbashkët kombëtar për qendrat e emergjencave. Sistemi duhet të kërkojë të largohet nga një qasje ad hoc, dhe në vend të kësaj të punojë në një mënyrë sistematike, të qëndrueshme dhe të integruar, duke u mbështetur në një vizion strategjik afatgjatë.

“Diagnostikimi R2R ka identifikuar disa boshllëqe në struktura, kuadër dhe kapacitete. PPI rekomandon që përpara se sistemi të specializohet më tej për të adresuar rreziqet specifike, investimi duhet të përqendrohet në ato komponentë themelorë EP&R në mënyrë që vendi të mund t’i përgjigjet rreziqeve të tij kryesore: tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e tokës. Në të njëjtën kohë, mjedisi i rrezikut përfshin gjithashtu sfida të reja të tilla si ndryshimi i klimës, migrimi, pandemitë, dhe rritjen e turizmit.

Sistemi duhet t’i njohë këto sfida, dhe mund të bëjë pjesën e tij duke zhvilluar më tej disa elementë. Këto ndryshime do të ndihmojnë që Shqipëria të jetë e përgatitur të përballet me sfidat ekzistuese dhe të reja në një mënyrë profesionale dhe koherente, duke lejuar nga ana tjetër që sistemi EP&R të rritet në një mënyrë elastike dhe të qëndrueshme. Janë identifikuar disa praktika të mira në vend. Sfida tani është krijimi i një kornize të unifikuar dhe zbatimi i mësimeve të nxjerra për të mbështetur si përpjekjet individuale edhe forcimin e ndërsjellë të iniciativave të ndryshme” thuhet në raport./Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD për votën e lirë

19:45 : 15/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kush është shqiptari që u shtua në listën e më të kërkuarve në Europë

19:40 : 15/05/2025
SPORT

Barcelona sonte synon titullin kampion, mungon Ferran Torres, kthehet Pablo Torre

19:40 : 15/05/2025
BOTA

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

19:28 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Sherri” për numërimin e votës së Greqisë, KQZ nesër nis shqyrtimin e ankesës së PS

19:22 : 15/05/2025
BOTA

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

19:14 : 15/05/2025
Para

Nëna e re sjell në jetë djalin 6 kg, mjekët mezi e nxjerrin nga barku

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Berisha: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD për votën e lirë

19:45 : 15/05/2025

EMRI/ Kush është shqiptari që u shtua në listën e më të kërkuarve në Europë

19:40 : 15/05/2025

Barcelona sonte synon titullin kampion, mungon Ferran Torres, kthehet Pablo Torre

19:40 : 15/05/2025

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

19:28 : 15/05/2025

“Sherri” për numërimin e votës së Greqisë, KQZ nesër nis shqyrtimin e ankesës së PS

19:22 : 15/05/2025

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

19:14 : 15/05/2025

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

19:14 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com