• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gara në PD, 5 çështjet që duhet të sqarojnë Basha, Shehaj, Kadilli dhe Harxhi

18:09 : 26/05/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Më 13 qershor, anëtarët e Partisë Demokratike, janë thirrur për të votuar kryetarin e ri, ndërsa në garë janë 4 kandidatë, Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.

Në një proces që vjen pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, me shumë kontestime dhe dyshime, Basha do të synojë mandatin e tretë si Kryetar i partisë më të madhe opozitare, ndërsa rivalët e tij, e kanë bazuar deri më tani fushatën e brendshme pikërisht në atë se kreu aktual i PD nuk jep shpresa për fitore në zgjedhjet e ardhshme.

Basha ka nisur një tur në degët e partisë, duke shmangur transmetimet direkte të takimeve, që shpërndahen në media një ditë më pas, ndërsa kandidatët e tjerë duket se kanë zgjedhur që ditët e para të angazhohen mediatikisht dhe në takime informale, pa i hyrë turve të takimeve me strukturat.

Gara duket se nuk do të prodhojë debate direkte mes kandidatëve në bazën e partisë, ndërsa prezantimet e platformave të tyre do të bëhen në orare të ndryshme, bazuar në grafikët e përgatitur nga administrata partiake.
Pra një përballje pa debat ballë për ballë, ku vetë anëtarësia do të mundej të bënte pyetje, të jepte vlerësimet dhe njëherazi të shprehte mbështetjen, qoftë përmes një votimi paraprak, për platformat që mund të paraqiteshin, apo tezat që do të artikuloheshin.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

Në pamundësi për një përballje të tillë, disa nga pikëpyetjet që do të mbeten të pasqaruara, dhe për të cilat secili kandidat duhej të shprehej kanë të bëjnë me disa ndryshime esenciale në statutin apo librin e rregullave të demokratëve.

Së pari, a janë të gatshëm kandidatët që sot synojnë postin e Kryetarit që në statut të sanksionohet “dorëheqja” në rast të humbjes në një proces elektoral? Sot statuti i PD-së nuk ka të sanksionuar dorëheqjen në rast humbjeje dhe në këto kushte, një vendim i tillë është në dorën e Kryetarit, pra nëse ai vlerëson ose jo të dorëhiqet.

Së dyti, a duhet që në statutin e PD-së të sanksionohet një kufizim mandatesh i kryetarit, jo më shumë se 2 apo 3 mandate në krye të partisë, me synim krijimin e një fryme apo figurash që mund të konkurojnë për të marrë drejtimin e partisë, me përfundimin e mandateve të kryetarit në detyrë?

Së treti, a janë të gatshëm kandidatët për kryetar të propozojnë ndryshimet statutore që kanë të bëjnë me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë apo kryetarë bashkish, qoftë lidhur me kohën se kur ato duhet të caktohen, ashtu edhe me procesin e përzgjedhjes.

Deri më sot kandidatët caktohen në kufijtë ligjorë që parashikon Kodi Zgjedhor, ato vendosen nga Kryetari, pavarësisht se formalisht marrin një miratim në Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD. Një variant mund të jetë që kandidatët të caktohen deri në 6 muaj para zgjedhjeve, ndërsa procesi i përzgjedhjes së tyre mund të bëhet përmes një debati para anëtarësisë, në nivel bashkie apo qarku, dhe të jenë po anëtarët që të vendosin me votë emrin fitues, jo përmes një vote përjashtimi. Kjo do të gjallëronte debatin, do të angazhonte më shumë qytetarë në proces, do t´i jepte kohë kandidatëve për të paraqitur vizionet e tyre, dhe në fund fituesi do të kishte shumë më tepër kohë jo vetëm për fushatën, por edhe për të përbashkuar të gjithë rrymat apo fraksionet në territorin e zonës apo bashkisë.

Një tjetër element për të cilin kandidatët në garën e sotme për kryetar duhet të sqarojnë është nëse ato mbështesin ose jo legalizimin e fraksioneve në PD.

Deri më tani, fraksionet janë trajtuar si një tabu në politikën shqiptare, ku në vend që mendimit ndryshe ti jepej një hapësirë, në vijën vertikale të institucioneve të partisë, bazuar në mbështetjen me votë që jepte anëtarësia, është aplikuar metoda e përjashtimit, largimit apo denigrimit. Kjo ka bërë që spektri i qendrës së djathtë, ku përfshihet edhe PD, të fragmentarizohet në disa parti, që në një garë elektorale, nëse nuk përfshihen brenda një koalicioni të gjerë, kanë kostot e tyre në rezultat.

Nëse sot në PD, fraksionet do të ishin të legalizuara, shumë prej figurave të kësaj partie, që kanë themeluar parti të tjera apo kanë qëndruar neutral, mund të ishin pjesë aktive, me një përfaqësim në përputhje me peshën e tyre politike në bazën e partisë, dhe mbi të gjitha do të mbanin ndezur debatin politik, prej të cilit asnjë partie nuk i vjen e keqja.

Së fundmi, kandidatët e përfshirë në garë, duhet të sqarojnë nëse janë të gatshëm nëse do të jenë fitues, të përmbyllin ciklin e një partie që rrudhet, duket mbështetur rithemelimin, qoftë në nivel vertikal ashtu edhe horizontal, përsa i takon organizimit të strukturave. Fraza se partia do të hapet, është thënë e stërthënë, dhe në fund janë përzgjedhur 3, 4 apo 5 emra, që janë konsideruar si fryma e re, apo si hapje e partisë. Në fakt kjo nuk ka dhënë asnjë rezultat, ndaj dhe kandidatët që sot synojnë të marrin drejtimin duhet të japin vizionin se si e mendojnë hapjen, rithemelimin apo riorganizimin e një strukture që prej më shumë se 8 vitesh akumulon dështime elektorale.

Të pesë këto teza duhet të marrin një përgjigje nga ata që sot garojnë, pasi kjo tregon shumë më shumë për vizionin e tyre, se sa çështja ku janë mbërthyer nëse do të dalin më të fortë nga gara e 13 qershorit, apo nëse pas 13 qershorit, kryetari do të mbrojë më shumë apo më pak ish-Kryeministrin Sali Berisha, emri i të cilit është përfshirë si person “non grata” nga Departamenti i Shtetit.

Berisha ka deklaruar se do të vetëmbrohet përmes një procesi ligjor në Francë, kandidatët e përfshirë në garë e kanë konsideruar një institucion më vetë, pra jo një deputet apo anëtar të thjeshtë.

Qëndrimet e deritanishme tregojnë sikur gara nuk po zhvillohet për kryetarin e PD, por se kush vlerëson më shumë Berishën si lider historik, apo se kush mund t´a mbrojë më mire politikisht.

Në fakt, kandidatët duhet të sqarojnë: a janë për demokratizimin e PD-së, apo synojnë çimentimin e karriges së “Njëshit”, pavarësisht rezultatit zgjedhor në përballjen me kundërshtarët politikë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025
BOTA

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025
SPORT

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025
BOTA

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024
AKTUALITET

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025
BOTA

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025
Para

VIDEO/ Teuta marshon drejt titullit, Bregu realizon eurogol ndaj Apolonisë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com