• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzon Ramën dhe i jep të drejtë Metës për “Gent Cakajn”

17:27 : 25/05/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Gjykata Kushtetuese, i ka dhënë të drejtë Presidentit të Republikës, i cili vendosi të mos dekretonte Gent Cakaj për ministër të Jashtëm.

Me një vendim unanim 7 me zero të të gjithë anëtarëve, Gjykata Kushtetuese konstatoi se emërimi i një ministri kalon nëpërmjet një procedure që i sheh si të barabartë kryeministrin, parlamentin dhe Presidentin.

Rreth dy vjet më parë, Kryeministri Edi Rama paditi në Gjykatën Kushtetuese Presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit refuzoi të dekretonte Gent Cakaj në postin e Ministrit të Jashtëm.

Në atë kohë, Meta dha sqarime të detajuara për vendimin e tij lidhur me mospranimin e emrit të Cakajt për postin e Ministrit të Jashtëm.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Kryeministri Rama nuk u pajtua me këtë vendim dhe kërkoi nga Kushtetuesja zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës mes postit të tij dhe kreut të Shtetit lidhur me emërimin e ministrave, si edhe kërkoi interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës, që lidhet pikërisht me këtë moment politik.

Sipas Ramës, emërimi i ministrave është kompetencë ekskluzive e Kryeministrit dhe presidenti ka vetëm rol honorifik, nëpërmjet dekretimit të vullnetit të shefit të qeverisë.

Por, Gjykata Kushtetuese e konsideroi shumë më ndryshe situatën e përplasjes ndërmjet institucioneve.

Në një njoftim të shpërndarë pasditen e kësaj të Martë, Gjykata Kushtetuese deklaron se ka pranuar pjesërisht kërkesën e Kryeministrit, lidhur vetëm me interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Ramës për konstatimin e konfliktit të kompetencave mes Kryeministrit dhe Presidentit, lidhur me emërimin e ministrave.

Sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, “në procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe atij të ndarjes dhe balancimit të pushteteve”.

Për trupën gjykuese, “kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve të mësipërme”.

Anëtarët e Kushtetueses theksojnë se “Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantojë përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion”.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të zbardhet në ditët në vijim, “vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër, bëhet nga të tre organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi”.

Në 10 janar 2019, Presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakaj në postin e ministrit të jashtëm, pasi kryeministri Rama shkarkoi nga detyra kryediplomatin Ditmir Bushati.

Sipas Metës, “profili i z. Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi”.

Pas këtij vendimi të Metës, kryeministri Rama reagoi ashpër, duke shprehur mosaprovimin e tij për situatën, si edhe e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Cakaj qëndroi si i komanduar në detyrën e Ministrit të Jashtëm, post që formalisht e mbajti vetë Edi Rama.

Në fund të Dhjetorit 2020, Gent Cakaj dha dorëheqjen nga detyra dhe në vend të tij u emërua Olta Xhaçka, e cila më herët mbante postin e Ministres së Mbrojtjes.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Eneo Bitri largimi i radhës nga Partizani, zbulohet destinacioni i radhës për mbrojtësin

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetbetofficefree stresserJojobetMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet giriş