David Damiano, këngëtari i grupit italian që fitoi Eurovizionin, pushtoi mediat ndërkombëtare, madje u aludua se ishte edhe përdorues i drogës, pasi në një video, e cila u bë virale thuhej se ai kishte thithur kokainë në tavolinën ku ishin akomoduar në skenën e Eurovizionit. Pasi kreu testin ai doli i pastër dhe të gjitha akuzat u hodhën poshtë.
David Damiano më parë ishte një djalë i bukur dhe serioz me flokë të shkurtër, jo si sot me sy e thonjë të zi. Mediat italiane shkruajnë se në shkollë ai ka qenë një djalë i matur dhe serioz.
Damiano bëri debutimin e tij televiziv, kur ai ishte vetëm 18 vjeç me grupin e tij në X Factor, që bëri shumë përshtypje të publiku dhe arriti të merrte vendin e dytë.
Damiano ka lindur në 8 janar 1999 në Romë, ditë në të cilën ka lindur edhe David Bowie dhe Elvis Presley. Ai ka një dobësi të madhe që është nëna dhe vëllai i tij. Ndërsa për babanë e tij nuk dihet asgjë, pasi ka vendosur që ta mbajë jetën e tij personale larg vëmendjes së medieve.
Sa i përket orientimit të tij seksual për një kohë të gjatë qarkullonin fjalë se këngëtari italian ishte homoseksual. Por përmes rrjeteve sociale ai zbuloi se ka qenë në një lidhje me Giorgia Solari për katër vjet dhe tashmë janë të fejuar. Ai tha se ata kanë qenë së bashku që nga viti 2017, por thjeshtë zgjodhën ta mbanin sekret marrëdhënien e tyre.