• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Gara për kreun e PD, Basha: Vazhdojmë betejën për ndryshim, të dalim më të bashkuar

13:13 : 25/05/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu demokrat Lulzim Basha ka nisur fushatën për zgjedhjet e brendshme në PD, me demokratët e Qarkut Berat, nga ku ka theksuar se jemi të vetmit që kemi fuqinë, përvojën dhe kurajën për ta çuar deri në fund betejën tonë për ndryshim.

“Partia Demokratike është më e madhe se arritjet apo gabimet tona, nga ky proces i brendshëm të dalim të bashkuar dhe të fortë”, tha Basha, duke shtuar se 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë.

“Jemi të vetëdijshëm se jo vetëm në Berat po anembanë Shqipërisë, ne qëndruam fuqishëm. Ju qëndruat me kurajën më të madhe në një fushëbeteje ku ai vinte me kriminelët dhe paratë e oligarkëve dhe ne shkonim me ndershmëri, me program, me ide, me vizion dhe me zemrën e hapur për njerëzit.

Dhe në vend që të bëheshim më të dobët dhe më të pakët, në një situatë ku për herë të parë që nga 91-shi nuk kishim asnjë pushtet dhe shkonim tek qytetarët të barabartë me të, më 25 prill pavarësisht të gjithë makinacioneve dolëm më të fortë, më të mëdhenj, më të bashkuar dhe padiskutim për këtë merita i takon në radhë të parë mbi të gjitha demokratëve.

Pra, edhe në këtë moment nuk duhet të harrojmë se ajo që na mbledh këtu është të qenit njerëz me përgjegjësi politike. Dhe si njerëz me përgjegjësi politike, duke përfaqësuar Partinë Demokratike, të vetmen forcë në Shqipëri dhe në Ballkan që i ka mbijetuar sfidave dhe vështirësive të 30 viteve dhe të fatit, jemi mbledhur këtu përsëri të vetëdijshëm se jemi të vetmit që kemi fuqinë, përvojën dhe kurajën për ta çuar deri në fund betejën tonë për ndryshim”, tha Basha.

Lexo edhe:

Mbërrijnë në Izrael dokumentet e spiunit legjendar Eli Cohen

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë

Në vijim, kreu demokrat tha se me përgjegjësinë më të madhe që na kanë ngarkuar shqiptarët përkundër të gjithë kushteve të betejës së 25 prillit, jam këtu t’ju kërkoj të vazhdojmë së bashku këtë përballje.

“I vetëdijshëm  për të gjitha çfarë kemi arritur bashkë, pavarësisht asaj dhe atyre që kishim përballë, por po kështu të gatshëm për të pranuar, për të ndrequr gjithçka që është në dorën tonë për t’u ndrequr.

Unë e di që ju e doni Partinë Demokratike të jetë e bashkuar dhe e fortë dhe ju garantoj që ky është dhe prioriteti im i parë dhe kryesor që nga kjo garë, nga ky proces i brendshëm të dalim të bashkuar dhe të fortë.

Partia Demokratike është më e madhe se gjithsecili prej nesh, duke filluar nga kryetari e deri tek anëtari më i thjeshtë dhe është edhe më e madhe se arritjet apo gabimet e gjithsecilit prej nesh, por vetëm bashkë me të gjitha arritjet dhe gabimet tona e di se mund dhe do t’ia dalim në krye për ta çuar deri në fund misionin me të cilën e kemi nisur betejën për ndryshim”, tha Basha.

Me demokratët e Kuçovës, Basha u shpreh se 25 prilli ishte një prej betejave më të rrepta që ka njohur vendi dhe që ka kryer Partia Demokratike në 30 vite të pluralizmit.

“Një betejë e cila është luftuar në çdo cep të Shqipërisë, edhe këtu në Kuçovë nga demokratët e drejtuar nga ju dhe nga qytetarët e etur për ndryshim. Një betejë që siç e kam thënë prej ditës së parë, nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe rregullat demokratike sepse të vetëdijshëm siç kemi qenë prej ditës së parë, nuk hyjmë në betejë me një kundërshtar politik, por me një regjim i cili i ka bërë në një partinë dhe shtetin siç u demonstrua dhe u zbardh publikisht edhe nga misioni i OSBE-OHDIR dhe ka perfeksionuar skemën e bashkëpunimit me krimin e organizuar. Nga kjo pikëpamje, ndonëse stacioni i 25 prillit nuk përbën ndryshimin për të cilin luftuam, ndonëse ndryshimi përkohësisht është i ndalur, diçka e kemi arritur: kemi treguar forcën tonë, por dhe forcën e njerëzve. Sepse jemi përballur njësoj si në 91-shin, ne me asgjë dhe ata me gjithçka. Në këtë kuptim nuk duhet t’ja mohoni vetes tuaj meritën e betejës së jashtëzakonshme që keni zhvilluar në kushte të paprecedenta”, tha ai.

Në vijim ai shtoi se “kush mendon se beteja mbaroi me 25 prill e ka gabim , kush mendon se do të na ulë në gjunjë e ka dy herë gabim”.

“Kemi dalë gjithmonë të bashkuar në betejë, të bashkuar ishim në betejën e 25 prillit dhe kërkesa ime e parë është që të bashkuar të dalim edhe nga kjo garë e brendshme e cila është një oportunitet shumë më i  madh se fushata normale që s’na jep kohë të flasim me njëri-tjetrin se po ju flasim qytetarëve që  të flasim me njëri-tjetrin drejtpërdrejt. Edhe për atë që na rëndon në zemër, padrejtësinë, zemërimin , edhe për vendosmërinë për ta kthyer këtë në energji për të vazhduar betejën, edhe për reflektimin e brendshëm të gjithsecilit nga unë i pari dhe çdokujt tjetër dhe për të gjetur brenda vetes tonë, edhe forcën për të ndrequr ato që kemi ne në dorë dhe detyrë të ndreqim brenda vetes tonë, brenda familjes tonë. Këtë qëndresë nuk e zgjodhët thjesht dhe vetëm për ardhjen në pushtet timen apo tuajën, por e zgjodhëm për t’i sjellë shqiptarëve atë që kërkonin dhe atë që meritojnë, ndryshimin. Atë për të cilin akoma  shpresojnë dhe kanë nevojë më shumë se kurrë sot, shpresën për ndryshim dhe që nuk ka  ku ta gjejnë përveçse tek Partia Demokratike e cila nga kjo betejë ka provuar se ka forcën të dalë edhe me e bashkuar, edhe më e fuqishme edhe  pse është futur në betejë me duar të lidhur para një regjimi”, tha Basha.

Lajme të lidhura

BOTA

Mbërrijnë në Izrael dokumentet e spiunit legjendar Eli Cohen

17:36 : 18/05/2025
SHOW BIZ

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë

17:23 : 18/05/2025
BOTA

Dhoma gjumi, 11 tualete dhe 40 TV/ PAMJET e “pallatit mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it

17:10 : 18/05/2025
AKTUALITET

Krimi zgjedhor/ SPAK merr telefona në Elbasan, kontrolle në biznese dhe disa banesa

16:57 : 18/05/2025
SHOW BIZ

VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

16:46 : 18/05/2025
AKTUALITET

Fushata online nuk u përkthye në votë

16:35 : 18/05/2025
Para

Mediat greke: Alpha Bank nxjerr në shitje degën e saj në Shqipëri, pretendentët

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Mbërrijnë në Izrael dokumentet e spiunit legjendar Eli Cohen

17:36 : 18/05/2025

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë

17:23 : 18/05/2025

Dhoma gjumi, 11 tualete dhe 40 TV/ PAMJET e “pallatit mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it

17:10 : 18/05/2025

Krimi zgjedhor/ SPAK merr telefona në Elbasan, kontrolle në biznese dhe disa banesa

16:57 : 18/05/2025

VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

16:46 : 18/05/2025

Fushata online nuk u përkthye në votë

16:35 : 18/05/2025

Zelensky dhe JD Vance takohen në Vatikan, për herë të parë pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

16:19 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com