• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Padia për zgjedhjet në Kushtetuese, PS kërkon të shkarkojë Voltana Ademin

23:11 : 24/05/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Socialiste kërkon të shkarkojë nga drejtimi i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi. Nisma e PS synon që, me heqjen e Ademit nga shoqata që përfaqëson interesat e pushtetit vendor, kryetari i ri socialist të tërheq padinë e bërë në Gjykatën Kushtetuese ku kërkohet rrëzimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Në një letër drejtuar ambasadorëve të SHBA dhe BE në Tiranë, Voltana Ademi shprehet se përfaqësuesit e PS po kërkojnë mbledhjen e paligjshme asamblesë së kësaj shoqate, për të bërë fakt të kryer ndryshimin e kreut të saj.

“Ky veprim është në kundërshtim me statutin e SHBSH, pasi bashkitë kërkuese nuk janë anëtare të SHBSH. Ne kemi dyshime serioze se ky takim online, ilegal, përmes platformës Zoom ka për qëllim të kapë kontrollin e përfaqësimit ligjor të SHBSH. Kjo do t’i mundësojë Kryetarit të ri (një Kryetar Socialist) të tërheqë ankesën e paraqitur nga SHBSH në Gjykatën Kushtetuese, kërkesë për vlerësimin e legjitimitetit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Gjykata e ka vlerësuar kërkesën e SHBSH si të ligjshme dhe ne presim shqyrtimin e çeshtjes në një seancë plenare”,- thuhet në letrën që Ademi u ka dërguar përfaqësuesve diplomatikë në Tiranë.

Letra e plotë e Voltana Ademit për trupin diplomatik në Tiranë

Për: Ambasadorët në Republikën e Shqipërisë Drejtuesit e Misioneve të Huaja në Shqipëri Partnerët e Shoqatës të Bashkive të Shqipërisë

Lexo edhe:

Kryenin transaksione miliona dollarë edhe në Shqipëri, bllokohen 13 kazino në Meksikë

PD njofton protestë para Kryeministrisë: Pas Lali Erit, radha e Ballukut dhe Ramaduros për t’u ndëshkuar

Të nderuar Shkëlqesi,

Në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), ne do të donim të ndanim me ju shqetësimet tona mbi një iniciativë të kohëve të fundit për të kapur ilegalisht shoqatën tonë, veprime te ndërmarra nga individë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë SHBSH.

Siç mund ta dini, që nga viti 2009, ekzistojnë dy shoqata të qeverisjes vendore që veprojnë në Shqipëri. Fatkeqësisht, Kryetarët e Bashkive Socialiste menduan se ata nuk po përfaqësoheshin nga SHBSH dhe krijuan shoqatën e tyre, Shoqatën për Autonomi Vendore (SHAV). SHBSH respektoi vendimin e Kryetarëve të Bashkive dhe bashkëpunoi me SHAV në disa nisma në respekt të ndërsjellë të legjitimitetit të njëri-tjetrit.

Më 21 maj, 2021 pasdite, SHBSH mori një email dërguar nga Z. Pjerin Ndreu, drejtuar 14 bashkive të tjera, të cilat aktualisht janë anëtare të SHAV, me qëllimin që të organizojnë në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të SHBSH dhe për të zëvendësuar në mënyrë të paligjshme organet drejtuese te SHBSH. Ky veprim është në kundërshtim me statutin e SHBSH, pasi bashkitë kërkuese nuk janë anëtare të SHBSH.

Ne kemi dyshime serioze se ky takim online, ilegal, përmes platformës Zoom ka për qëllim të kapë kontrollin e përfaqësimit ligjor të SHBSH. Kjo do t’i mundësojë Kryetarit të ri (një Kryetar Socialist) të tërheqë ankesën e paraqitur nga SHBSH në Gjykatën Kushtetuese, kërkesë për vlerësimin e legjitimitetit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Gjykata e ka vlerësuar kërkesën e SHBSH si të ligjshme dhe ne presim shqyrtimin e çeshtjes në një seancë plenare.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, shoqëria civile në Shqipëri, qytetarët shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, të gjithë partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si një kusht që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadrin e procesit për hapjen e negociatave të Integrimit Evropian.

SHBSH konsideron se demokracia lokale dhe sundimi i ligjit kanë një rëndësi të madhe. SHBSH shpreh vullnetin e saj për të respektuar ligjin dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Duke patur në konsideratë rolin tuaj të rëndësishëm në demokratizimin e shoqërisë shqiptare në përgjithësi, ndihmën tuaj në proceset zgjedhore dhe në reformën në sistemin e drejtësisë, ju ftojmë të ndiqni nga afër tentativat e paligjshme për të kapur Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, si një shkelje e autonomisë lokale dhe të drejtave tona kushtetuese.

Me respekt, Voltana Ademi Kryetare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryenin transaksione miliona dollarë edhe në Shqipëri, bllokohen 13 kazino në Meksikë

20:05 : 12/11/2025
AKTUALITET

PD njofton protestë para Kryeministrisë: Pas Lali Erit, radha e Ballukut dhe Ramaduros për t’u ndëshkuar

19:47 : 12/11/2025
BOTA

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

19:37 : 12/11/2025
BOTA

NASA shtyn lëshimin e raketës New Glenn për shkak të stuhisë diellore

19:34 : 12/11/2025
RAJONI

Shpërthejnë trazirat në kampin e emigrantëve në Greqi, 25 arrestime dhe 2 policë të plagosur

19:11 : 12/11/2025
AKTUALITET

E rrallë në Vlorë, peshku 20 kg ‘xhiro’ në shëtitoren e qytetit

18:53 : 12/11/2025
Para

10-vjeçari nënshkruan kontratë me Arsenal, “rrëmben” vëmendjen emri i tij

TË GJITHA

Kryenin transaksione miliona dollarë edhe në Shqipëri, bllokohen 13 kazino në Meksikë

20:05 : 12/11/2025

PD njofton protestë para Kryeministrisë: Pas Lali Erit, radha e Ballukut dhe Ramaduros për t’u ndëshkuar

19:47 : 12/11/2025

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

19:37 : 12/11/2025

NASA shtyn lëshimin e raketës New Glenn për shkak të stuhisë diellore

19:34 : 12/11/2025

Shpërthejnë trazirat në kampin e emigrantëve në Greqi, 25 arrestime dhe 2 policë të plagosur

19:11 : 12/11/2025

E rrallë në Vlorë, peshku 20 kg ‘xhiro’ në shëtitoren e qytetit

18:53 : 12/11/2025

Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali, zbardhet agjenda

18:44 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com