Aksident me vdekje në aksin rrugor Fier ballsh, në afërsi të vendit që njihet si ura e Ballshit.
Mendohet që viktimë ka mbetur një person, ende i pa identifikuar që udhëtonte me motor. Kalimtarë të rastit pohojnë që trupi është gjymtuar. Autombulanca dhe policia pranë vendit të ngjarjes.
Sipas burimeve të para nga aksidenti ka humbur jetën një 16- vjeçar dhe një 18- vjeçar në gjendje të rëndë. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën të rinjtë udhëtonin.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 22:05, në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Ballsh, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.