• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Të pastrehët në Rusi në mëshirë të fatit, “mbërthehen” nga Covid-19 dhe i ftohti i acartë

11:18 : 23/05/2021
në BOTA

Kur u vunë në zbatim karantina e masat izoluese si rezultat i pandemisë, të pastrehët kudo në botë ishin përballë një rreziku më të madh infektimi. Në Rusi, klima e ashpër e bën jetën në rrugë edhe më të vështirë se në shumë vende të tjera, duke i detyruar të pastrehët dhe aktivistët që i ndihmojnë të përshtaten me ndryshimet e kohës dhe burokracinë e regjimit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Charles Maynes njofton:

Gjatë pikut të pandemisë, Rusia u bashkua me vende të tjera që deklaruan masa karantine për muaj me radhë. Por jo të gjithë e kishin këtë mundësi. Nochlezhka, ose Streha e Natës, është qendra më e vjetër bamirëse e Rusisë që ofron ndihmë për të pastrehët e Shën Peterburgut, numri i të cilëve sipas autoriteteve arrin në rreth 15,000 vetë por organizatat e pavarura llogarisin tri herë më shumë.

“E dimë se ata që jetojnë në rrugë në këto rrethana do ta kenë të pamundur të izolohen. Po të jenë me koronavirus, me ose pa simptoma, nuk kanë ku të shkojnë”, thotë Taisia Suvorova, koordinatore e qendrës.

Këta individë nuk kanë dokumente zyrtare identifikimi gjë që i pengon të kryejnë shumë funksione jetike.  Grupet e ndihmave si kjo qendër strehimi u ndeshën përballë vështirësish të reja gjatë pandemisë në përpjekjet për të shpërndarë ushqime apo për të ofruar hapësirë për fjetje.

“Për një kohë, i paguam rrogë një kuzhinjeri që më parë përgatiste ushqime për bamirësi në restorantin e tij. Pra e paguanim që të gatuante për të pastrehët, pasi restoranti i tij ishte mbyllur nga pandemia,” tregon një zëdhënës i qendrës.

Lexo edhe:

Ish-lojtari i Egnatias, Redi Kasa “driblon” Elbasanin dhe prezantohet te skuadra e re

Miliona euro të shpenzuara/ Satelitët “Albania 1” dhe “2” fluturojnë lart, por dështojnë në terren

Andrey thotë se e mashtruan dhe nuk ia dhanë rrogën kur kishte ardhur për punë në Shën Pjetërburg. Kjo histori dëgjohet shpesh nga të pastrehët, megjithëse ekziston stigma se ky grupim përbëhet kryesisht nga të droguar apo të alkoolizuar.

“Nuk është e drejtë. Punon në punë të rëndë, duke derdhur beton dhe pastaj nuk të paguajnë. Më pas fillova me alkoolin nga dëshpërimi,” thotë ai.

Andrey dhe të tjerë thonë se rënia ekonomike gjatë pandemisë nuk u ka lënë shumë alternativa për të siguruar jetesën, ndërkohë që jeta në rrugë është më e rrezikshme se vetë virusi.

“Shkova në një agjenci punësimi për të kërkuar punë. Nuk kishin asgjë. Shoh reklamat në gazeta, nuk ka oferta,” thotë Mikhaili, banor i Shën Pjetërburgut.

Ata rrëfejnë përvoja të një jete të vështirë, pa shumë alternativa, por ka edhe shembuj të bashkëpunimit përballë nevojës.

Megjithëse autoritetet ruse i shohin me dyshim organizatat joqeveritare, radhët e vullnetarëve si dhe donacionet për qendrën strehimore u shtuan gjatë pandemisë.

“Asnjëherë gjatë punës sonë 30 vjeçare nuk kemi parë kaq shumë njerëz që tregojnë vëmendje e shqetësim për të pastrehët si në 2020. Në momente të vështira shumë njerëz mendojnë për ata që janë në gjendje më të rëndë,” thotë zëdhënësi i qendrës.

Tani organizata po punon për të vaksinuar të pastrehët gjë që do t’u japë atyre mundësi të sistemohen në streha të përkohëshme si dhe të shfrytëzojnë rrjetin e shërbimeve psikologjike, ligjore dhe të punësimit që ofron qendra.

Por procesi ecën shumë ngadalë. Si rezultat i burokracisë në sistemin rus, shumë të pastrehë presin vite me radhë për dokumente zyrtare që u japin mundësi të vaksinohen, si dhe të gjejnë një rrugë drejt një të ardhmeje më të mirë.

Lajme të lidhura

SPORT

Ish-lojtari i Egnatias, Redi Kasa “driblon” Elbasanin dhe prezantohet te skuadra e re

16:35 : 14/07/2025
AKTUALITET

Miliona euro të shpenzuara/ Satelitët “Albania 1” dhe “2” fluturojnë lart, por dështojnë në terren

16:25 : 14/07/2025
SPORT

Trajneri i ri i Tiranës, Vangjel Mile: Me përulësi arrijmë objektivat e klubit

16:19 : 14/07/2025
AKTUALITET

9 mln euro investim, por te pediatria në QSUT pacientët marrin ventilatorë me vete

16:15 : 14/07/2025
AKTUALITET

Shkodër/ I riu kërcënon me armë një person, arrestohet nga policia

16:10 : 14/07/2025
SPORT

Duka vijon me eksperimentet, ‘Final-Four’ do të ndryshojë! Detajet e skemës së re

16:04 : 14/07/2025
Para

Vaksina kineze apo imunitet natyral?

TË GJITHA

Ish-lojtari i Egnatias, Redi Kasa “driblon” Elbasanin dhe prezantohet te skuadra e re

16:35 : 14/07/2025

Miliona euro të shpenzuara/ Satelitët “Albania 1” dhe “2” fluturojnë lart, por dështojnë në terren

16:25 : 14/07/2025

Trajneri i ri i Tiranës, Vangjel Mile: Me përulësi arrijmë objektivat e klubit

16:19 : 14/07/2025

9 mln euro investim, por te pediatria në QSUT pacientët marrin ventilatorë me vete

16:15 : 14/07/2025

Shkodër/ I riu kërcënon me armë një person, arrestohet nga policia

16:10 : 14/07/2025

Duka vijon me eksperimentet, ‘Final-Four’ do të ndryshojë! Detajet e skemës së re

16:04 : 14/07/2025

Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës

15:53 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com