Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasurinë, zbardhet vendimi i KPK për shkarkimin e gjyqtarit Bari Shyti

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit nuk e ka jusitifikuar dot pasurinë e tij më burime të ligjshme, ndërkohë që ka bërë deklarime kontradiktore dhe të pasakta.

Me datë 25 mars, Komisioni i Pavarur i Kualfikimit shpalli vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, Bari Shyti.

Vendimarrja për subjektin është marrë duke vlerësuar vetëm kriterin e pasurisë, megjithesë hetimi është kryer dhe për profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës.

Trupi gjykuese i KPK-së, i përbërë nga kryesuesja Genta Tafa Bungo, relatorja Firdes Shuli dhe anëtarja Suela Zhegu, arriti në përfundimin se subjketi i rivlerësimit ka kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme për kriterin e pasurisë.

“Në përfundim të procesit të rivlerësimit të kriterit të pasurisë u vërtetua se subjekti i rivlerësimit Bari Shyti ka kryer deklarime të pasakta e që vijnë në kundërshtim me ligjin, si dhe në disa raste janë konstatuar mospërputhje të deklarimeve gjatë procesit të rivlerësimit me DPV-të dhe akte të administruara gjatë hetimit administrativ,” shkruan KPK në vendim.

Komisioni shton se Shyti ka mungesë burimesh të ligjshme financiare për të justifikuar pasuritë dhe shpenzimet gjatë gjithë periudhës së rivlerësimit, dhe gjithashtu është ndodhur në kushtet e konfliktit të interesit në dukje.

Bari Shyti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatat e Bulqizës dhe atë të Dibrës. Në vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konflikit të Interestit, ILDKPKI, të dorëzuar në Komisionin e Pavarur të Kualfikimit, deklarimi i pasurisë së subjektit nuk është i saktë, ai nuk ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë; ka kryer fshehje të pasurisë, si dhe ka kryer deklarim të rremë dhe ka falsifikim dokumentacioni.

Përtej konkluzioneve të raportit të ILDKPKI-së, Komisioni i Pavurur i Kualifikimit ka ndërmarrë një hetim të pavarur administrativ për pasuritë e subjektit, ku përfshihen një apartament 57.6 m2 në Durrës, një apartament me sipërfaqje banimi 107 m2 në Tiranë, një garazh me sipërfaje 15.5 m2, një tokë bujqësore me sipqëfaqe 5738 m2, si dhe një depozitë bankare me vlerë 700 mijë lekë në fondin e Raiffaissen Presige.

Apartamenti 57.6 m2 në Durrës është blerë nga subjekti nëpërmjet një kontrate sipërmjarrje në vitin 2012, e cila është finalizuar me një kontratë shitje në vitin 2015. Ky apartament me vlerë 2.8 milionë lekë është prenotuar nga subjekti në bashkëpronësi me të vëllain.

Në përfundim të hetimit administrativ për këtë pasuri, KPK ka konstatuar se subjekti i rivlerësimit nuk ka kryer deklarimin për apartamentin në deklaratën periodike të interesave private 2005 dhe 2006, si dhe nuk ka deklaruar pagesën për çmimin e blerjes dhe as burimin e të ardhurave që kanë shërbyer për këtë pagese. Edhe në deklaratën periode të vitit 2007 në ILDKPKI, subjekti ka deklaruan vetëm pjesën e tij paguese në këtë apartament, me vlerë 1.4 milionë lekë dhe nuk ka deklaruar shumën që pretendohet se është paguar nga i vëllai me vlerë 11,500 euro.

KPK thekson se subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarata kontradiktore në lidhje me pagesat e kryera për këtë aset, si dhe për detyrimin financiar ndaj personit të lidhur. Sipas KPK-së, gjyqtari Shyti ka mungesë burimesh të ligjshme financiare në vlerën 1.4 milionë lekë në vitin 2005, për krijimin e këtij aseti dhe mungesë dokumentacioni justifikiues ligjor për pagesën e bërë nga i vëllai për shumën 11,500 euro.

Gjithashtu, KPK thekson se deklarata noteriale e datës 13 korrik 2012, për blerjen e apartamentit përmban një fakt të pavërtetë, lidhur me nënshkrimin e vëllait të subjektut në këtë datë, pasi nga verifikimi i sistemit TIMS rezulton se ky shtetas nuk qenë në Shqipëri.

Pës sa i përket apartamentit në Tiranë me sipërfqje 107 m2, KPK konstaton se ai është blerë me kontratë sipërmarrjeje të vitit 2010 dhe është regjistruar në kadastër në vitin 2015. Vlera e deklaruar e blerjes është 75 mijë euro dhe është paguar me katër këste në periudhën mars 2010 – prill 2012. Si burim të ardhurash për blerjen e këtij aseti, sukjeti ka deklaruar një shpërblim prej 25 mijë dollarësh i bashkëshortes së subjektit nga puna për mbledhjen e 60 ton krom, i paguar cash; kursime nga paga e subjektit dhe bashkëshortes, një premtim shitjeje të 50 % të apartamentit në Durrës, për pjesë takuese të vëllait me vlerë 18,500 euro. Një hua 9 mijë USD nga i vëllai i subjektit, si dhe tërheqje depozite nga Tirana Bank në vlerë 3.2 millionë lekë.

Në lidhje me këtë pasuri, ILDKPKI ka konstatuar në raportin e saj për KPK, se subjekti i rivlerësimit ka mungesë burimi dhe dokumentacioni të ligjshëm financiar për shumën 21 mijë USD. Gjithashtu, gjendja cash nuk është deklaruar në deklaratat periodike të vitit 2008 dhe 2009, po ashtu dhe pakësimi i saj në vitin 2010. Sipas KPK-së nga hetimit administrativ ka rezultuar se ky apartament është blerë për një vlerë 80 mijë euro dhe përfshin gjithashtu një garazh me sipërfaqje 16.6 m2. KPK thekson se ky garazh nuk është deklaruar në deklaratat periodike të vitit 2010, 2011 dhe 2013. Gjithashtu, KPK konstaton se pretendimi se gjyqtari ka përfituar shumën 21 mijë USD si pagesë, për mbledhje kromi nga stoku i sterileve të një miniere, nuk qëndronte dhe është në kundërshtim me statusin e gjyqtarit. Komisioni ka konstatuar gjithashtu probleme dhe deklarata kontradiktore në lidhje me huanë prej 9 mijë USD që ka financuar këtë pasuri dhe kursimet si rrjedhojë e pagës për shkak të funksionit dhe pagës së bashkëshortes.

KPK gjithashtu ka zbuluar nga hetimi adminstrativ se subjekti nuk ka deklaruar në vitin 2012 shumën e investuar në Raiffeisen Prestige prej 700 Mijë lekë, çfarë përbën një pasaktësi në deklarim. Në përfundim të hetimit administrativ, me ndihmën e Njësisë së Shërbimit Ligjor, Komisioni ka kryer analizën financiare për të gjithë periudhën e vlerësimit, 2003 ‒ 2016 për subjektin e rivlerësimit, e cila ka rezultuar me një balancë negative totale në shumën 9.3 milionë lekë./ BIRN