• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U shpall “non grata” nga SHBA, Berisha: Publikoni çdo dokument e fakt që keni për të argumentuar pretendimet

18:34 : 19/05/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

17-vjeçari shqiptar plagosi me thi*ë mësuesen në Gjermani, DW: E sulmoi motive fetare

Reuters: Rama emëron “Diellën”, ministren virtuale në një vend të zhytur nga korrupsioni

Sali Berisha ka reaguar pasi Sekretari amerikan i shtetit Antony J. Blinken e shpalli ish-kryeministrin shqiptar dhe familjen e tij non grata nga SHBA.

Në një postim në FB, Berisha shprehet se gjatë 30 viteve në politikë nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresë të tij, nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdo lloj tjetër korrupsioni.

Ai shton se gjatë të gjitha viteve në pushtet, por dhe deri më sot, familjaret e tij nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike dhe kanë zbatuar me rigorozitet të plote ligjet e vendit. Sipas ish-kryeministrit, ata, deri me sot, nuk kanë qenë kurrë nën akuzë nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër.

“Duke shprehur keqardhje për vendimin dhe duke e konsideruar atë pa asnjë bazë konkrete, ju ftoj të bëni publike çdo fakt e dokument që administrata e juaj, apo kushdo në bote, mund të disponoje për të argumentuar pretendimin tuaj për mua dhe familjaret e mi”, shkruan ish-kryeministri.

Ai shton se një ndër faktorët më kryesorë që qeveria që kam drejtuar arriti të anëtarësoje Shqipërinë në NATO, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizojë vizat me Bashkimin Europian, të arrijë nivelin e pragut të MCAC, dhe të tërheqë investime madhore, por edhe të shënoje kulme në marrëdhëniet midis “dy vendeve tona mike”, ka qenë lufta e suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e dokumentuar kjo dhe në raporte dhe vlerësime të qeverisë së SHBA.

Berisha thotë se gjatë 30 viteve në politike ka patur në SHBA, dhe ka më shumë se në çdo vend tjetër, miq të mëdhenj, me të cilët ndihet gjithnjë krenar.

“Mirënjohja ime mbetet e pakufishme për gjithçka vendi i juaj i madh ka bërë për lirinë e kombit tim. Po kështu jam përpjekur dhe nuk kam nguruar kurrë të marr çdo vendim në interes të përbashkët midis dy vendeve. Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund të lëkundë kurrë admirimin tim për vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqtë e mi ne SHBA”, shton.

Në reagimin publik, Berisha vijon me tej:

Zoti sekretar!

Une kam 8 vite qe kam dhene doreheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti por kam qendruar i vendosur ne mbrojtjen e interesit publik dhe kombetar te shqiptareve, ashtu siç i vleresoj une ato.

Une kam denoncuar me shume se kushdo tjeter ne kete vend publikisht brenda dhe jashte vendit, krimin e organizuar shqiptar dhe bandat e tij, kartelet e droges, lidhjet e tyre me zyrtaret me te larte shqiptare, por edhe te huaj, korrupsionin e papermbajtur qeveritar ne Shqiperi.

Po keshtu une kam mbeshtetur reformen ne drejtesi e te gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe denoncuar çdo akt te  ndermarre ne kundershtim flagrant me amendamentet kushtetuese per vendosjen e kontrollit te plote politik mbi sistemin e drejtesise.

Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin  George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim.

Perveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar.

Se fundi, duke mos pretenduar kurre se une jam i pagabueshem, duhet t’ju garantoj se une ndjehem krenar me te gjitha qendrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetem nga interesi publik dhe kombetar i kombit shqiptar dhe e verteta, te cilat une i kam mbrojtur njelloj si sot edhe ne kohen kur te rinjte shqiptare ekzekutoheshin ne kufi per realizimin e endrres tyre amerikane.

Sinqerisht Sali Berisha!

Lajme të lidhura

BOTA

17-vjeçari shqiptar plagosi me thi*ë mësuesen në Gjermani, DW: E sulmoi motive fetare

08:52 : 12/09/2025
AKTUALITET

Reuters: Rama emëron “Diellën”, ministren virtuale në një vend të zhytur nga korrupsioni

08:37 : 12/09/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Dita nis me diell, por pasdite priten reshje shiu, moti për sot

08:26 : 12/09/2025
AKTUALITET

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit, pritet të betohen deputetët. Kush e drejton?

08:25 : 12/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 12 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:18 : 12/09/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Rogozhinë-Lushnjë/ Autobusi i linjës Tiranë-Athinë përplas motorin, vdes drejtuesi

08:14 : 12/09/2025
Para

LSI: Vendimi i KAS për Beratin, i shkruar nga Partia Socialiste

TË GJITHA

17-vjeçari shqiptar plagosi me thi*ë mësuesen në Gjermani, DW: E sulmoi motive fetare

08:52 : 12/09/2025

Reuters: Rama emëron “Diellën”, ministren virtuale në një vend të zhytur nga korrupsioni

08:37 : 12/09/2025
Foto ilustruese

Dita nis me diell, por pasdite priten reshje shiu, moti për sot

08:26 : 12/09/2025

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit, pritet të betohen deputetët. Kush e drejton?

08:25 : 12/09/2025

Këmbimi valutor 12 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:18 : 12/09/2025

Aksident në aksin Rogozhinë-Lushnjë/ Autobusi i linjës Tiranë-Athinë përplas motorin, vdes drejtuesi

08:14 : 12/09/2025

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

08:05 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com