Arrestohet autori i 5 vjedhjeve në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar, një 30-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
Burimet policore bëjnë me dije se 30-vjeçari me inicialet G.Z., rezulton autor edhe i 5 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë ndalimin e shtetasit G. Z., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 5 vjedhjes të tjera në Qarkun e Tiranës”, njofton Policia