• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pronari i kamionit me kokainë/ Bledar Habili në skandalin “Spilleja” me Elvis Roshin e Gent Dajën

20:05 : 17/05/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Bledar Habili, bashkëpronar i kompanisë “MC Food”, në kamionin e së cilës u gjet një sasi gjigande kokaine mesditën e kësaj të Hëne në Kosovë, rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

​Ai rezulton të jetë një prej përfituesve të pronave bregdetare në Spille të Kavajës, në një çështje që u hetua nga Prokuroria e Kavajës në vitin 2017, ku u arrestuan edhe disa zyrtarë të lartë për falsifikim dokumentash.

Sipas të dhënave hetimore të asaj kohe, Bledar Habili dyshohej se kishte përfituar pronësinë mbi një truall në bregdet, duke u shënuar si “tokë arë”.

Çështja e Spillesë ishte një prej rasteve më skandaloze të abuzimit me tokën në bregdet, brenda së cilës kishte një numër të konsiderueshëm emrash të rëndësishëm.

Lexo edhe:

No Content Available

Në foto: Dokumenti hetimor i Prokurorisë së Kavajës për “Spilleja”

Prokuroria e Kavajës provoi në atë kohë se, ndër përfituesit e tokave në mënyrë abuzive, ishin familjarët e ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste të qytetit, Gentjan Daja.

Personazhi kryesor i kësaj skeme ishte ish-drejtuesi i Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme, Seid Cikalleshi, njëkohësisht vjehrri i ish-kryesocialistit, Daja.

Bashkë me Habilin, në këtë kompani është bashkëpronar edhe Donald Rroshi, djali i xhaxhait të Elvis Rroshit, sipas të dhënave të portalit informativ ‘http://opencorporates.al/sq/search?partner=Bledar%2BHabili’.

Në foto: Aksionerët e kompanisë “Fokus 2020”

Të dhënat e deri më tanishme nga Prishtina zyrtare nuk kanë dhënë detaje mbi përgjegjësinë e pronarëve të ‘MC Food” në trafikun e rreth 2.2 ton kokainë nga Brazili drejt magazinave të kompanisë në Lipjan të Kosovës.

Spilleja

Në Nëntor 2017, Prokuroria e Kavajës njoftoi për finalizimin e hetimeve të rastit “Spilleja”.

Organi i akuzës dha detaje në atë kohë për falsifikimin e pronave në bregun e Kavajës.

Në bazë të dokumentave zyrtarë, të vendosura në dispozicion të gjykatës, rezulton se kanë përfituar toka nga skema mashtruese familjarë të ish-kryetarit të Bashkisë, Elvis Roshi, të ish- kryetarit të Partisë Socialiste, Gentian Daja, familjarë dhe lidhje fisnore të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja, si edhe të ish-kryetarit të Komunës Kryevidh, Nezir Leçini.

Këta persona, siç rezulton nga dokumentat zyrtarë, kanë qenë përfitues të drejtëpërdrejtë ose e kanë marrë pronësinë nëpërmjet transaksioneve nga shtetas të tjerë. Në disa raste, rezulton se familjarët e drejtuesve lokalë, pasi janë bërë pronarë, ua kanë shitur tokat e tyre kompanive ndërtuese për zhvillimin e tyre.

Nga hetimi i Prokurorisë së Kavajës rezultoi se drejtues dhe ish-drejtues lokalë të qytetit kanë tjetërsuar llojin e tokës nga ranishte në tokë arë, nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar. Pas ndryshimit të regjimit të tokës, ata e kanë ndarë atë tek persona të ndryshëm, si edhe e kanë regjistruar në Hipotekë.

Me urdhër të Prokurorisë së Kavajës u arrestuan 9 persona, mes tyre edhe nënprefekti i Tiranës, drejtori i ALUIZNI-t në qytet, si edhe disa zyrtarë të Hipotekës.

Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, Seid Cikalleshi, i cili është edhe vjehrri i ish-kryetarit të PS-së në qytet, Gentian Daja, fillimisht u shpall në kërkim dhe më pas u vetëdorëzua.

Etiketa: habili roshi daja spille investigim boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Memelli: Nuk e kisha menduar këtë ecuri pozitive, ndaj Kukësit mbyllim llogaritë

TË GJITHA

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri: Çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

08:18 : 30/06/2025

Përvëlohet Evropa/ Temperatura deri në 46 gradë! Alarm i kuq në disa shtete

08:16 : 30/06/2025

Sarandë/ Gjendet një skaf i vjedhur në Greqi

08:10 : 30/06/2025

Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale

08:10 : 30/06/2025

Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:05 : 30/06/2025

Temperatura deri në 38 gradë, si parashikohet moti për ditën e sotme

07:58 : 30/06/2025

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com