Nuk ka rrugë të kryeqytetit apo edhe më tej, ky abuzimi me kontrollin e mjeteve është edhe më i dukshëm, që nuk sheh makina “rrangalle” që mezi mbahen në këmbë, që janë rrezik për jetën e drejtuesve të atij mjeti por dhe të tjerëve, e që duket sikur nxjerrin flakë e jo tym nga motori i tyre.
Por kjo, sipas drejtorit të transportit rrugor nuk ndodh, sepse masat e marra prej Blendi Gonxhes duke fotografuar mjetet problematike dhe i futur ato në listën e zezë, e kanë zgjidhur këtë problem.
Gonxhja para se të llomotis në media idiotësi që vetëm ai mund t’i shpik, e të tallet me inteligjencën e çdo drejtuesi mjeti ose qytetari që ka sy e vesh, duhet tu tregoj shqiptarëve këtë listën e zezë të makinave të cilat nuk e kalojnë kontrollin teknik.
Por Gonxhja është vetëm një delirant dhe mashtrues kronik, i cili përdor port(h)alet që i josh shpesh me “dhurata”, të publikojnë mashtrimet publike të tij. Ne kemi një bast publik për zotin drerjtor, që jo vetëm nuk i ka fotografuar mjetet problematike siç pretendon ai, por i ka lejuar të qarkullojnë prej vitesh ato, që në ditën e parë kur është ulur në karrigen e tij e deri tani. E basti jonë publik me drejtorin mashtrues kronik, është se ne do t’i japim kohën që ai dëshiron, edhe pse ka pothuajse 3 vite në pozicion drejtues, edhe ai sërish nuk ka për ta rregulluar dot këtë problematikë.
Pa qenë pjesë e task forcës së Blendi Gonxhes e pa fotografuar asnjë mjet, media jonë mund t’iu thotë mijëra mjete dhe dhjetra marka mjetesh, që nuk e kalojnë kontrollin teknik prej disa vitesh, por që qarkullojnë nëpër rrugët e vendit të pashqetësuara nga task forcat e asnjë lloji, duke u kthyer në shqetësim publik.
Nga ana tjetër, nëse Gonxhja do kishte fotografuar të gjitha mjetet problematike që tani po kryejnë kontrollin e mjetit, jo më tek koncesionari, atëherë edhe jetasa e secilit prej nesh do ishte më e mirë. Nëse Blendi i lidhur gonxhe me mashtrime dhe kolegët e tjerë të tij në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, do e kishin bërë punën e tyre, atëherë Tirana nuk do ishte në krye të “listës së zezë”, si kryeqyteti më i ndotur Europian.
Për dijeni të drejtorit, faktet janë kokëforta dhe na dëshmojnë të kundërtën e asaj që pretendon zotrote, pasi 6 vite më parë sipas Indeksit të ndotjes të publikuar nga BE, Tirana rënditej në vendin e katërt si qyteti më i ndotur në Evropë, pas Napolit, Kievit dhe Shkupit. Ndërsa sot, ajo është në vend të tretë në rang qytetesh dhe në vend të parë në rang kryeqytetesh.
Praktikisht po thyeni rekordet që jeni zotuar, por për së prapthi i dashur drejtor… praktikisht për keq. Zoti drejtor, nëse nuk e di, rreth 500 njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ndotjes së lartë të ajrit në Tiranë, e cila është dy herë më e lartë se normat e lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Por një gjë na ka mësuar eksperienca ne mediave, se kur një drejtor i një drejtorie çfarëdo, kërkon të vendos gjoba për përfitime personale, krijon një grup task force që nuk merret me zgjidhjen e problemit në vetvete, si rasti i makinave që duhet të ndalohen të qarkullojnë për shkak të ndotjes që ka Tirana nga gazrat vdekjeprurës, por me vjeljen e përfitimeve që vjen prej këtij grupi.
Një shembull konkret është task forca për cilësinë e karburantit, e cila në vend që të bëj punën e saj, bën një sy qorr e vesh shurdh kur vjen puna për denoncimet e cilësisë skandaloze të karburanteve, që është njëri prej shkaqeve kryesore të ndotjes së ambientit dhe amortizimit të mjetit deri në shkatërrimin e tij.
Blendi i bërë gonxhe nuk i mbush dot mendjen askujt se kolaudimi do jetë më i rreptë, sepse ai ka nxjerr disa polic në terren, që do fotografojnë mjetet problematike në qarkullim. Madje, shkurt edhe qartë drejtori mund të na flas për kostot që këto operacione do kenë për xhepin e taksapaguesve shqiptarë dhe efektin e tyre në shoqëri.
Ndërsa kur merr shembull vendet e zhvilluara që kryejnë kontrollin teknik të mjeteve, nuk e dimë se kujt i referohet drejtori, përderisa çdo vend tjetër kontrollin teknik e bënë në çdo ofiçinë e licensuar si e tillë, e nuk ka nevojë të shkoj as tek koncesionari e as më pak te shteti.
Nëse drejtori kërkon të përmirësojë cilësinë e mjeteve që janë në qarkullim dhe cilisëinë e qytetarëve, duhet më parë të tërheq nga qarkullimi të gjitha mjetet, të cilat më parë e kanë kaluar kontrollin teknik me para ose me mik, siç edhe drejtori e dëshmon në intervistën e tij.
Kujtojmë se Blendi Gonxhe është një nga drejtorët më të denoncuar për korrupsion dhe afera, prej pothuajse dy vitesh në krye të Drejtorisë së Shërbimit të Transporteve.
Një nga akuzat më të rënda të bëra drejt tij, janë nga Sali Berisha, i cili denoncoi drejtorin e patentave se merr rryshfet prej inspektorëve nga provimet e lejeve të drejtimit, në gjithë vendin.
Sipas Berishës Gonxhe vjel nga inspektorët e provimeve për lejet e drejtimit, nga data 20-25 e çdo muaji, jo më pak se 350 milionë lekë.
Konkretisht, nga:
Tirana, 60 milionë
Fieri, 35 milionë
Durrësi, 30 milionë
Elbasani, 25 milionë
Korça, 16 milionë
Laçi, 20 milionë
Kukësi, 15 milionë
Dibra, 10 milionë
Shkodra, 25 milionë
Vlora, 8 milionë
Gjirokastra, 4 milonë
Saranda, 3 milionë
Sali Berisha po ashtu ka shpjeguar edhe skemën se si merren paratë dhe ku shkojnë, tek një familjar i Blendi Gonxhes. Ky është një rryshfet, i përmuajshëm, bën të ditur ai. Po ashtu, ish-kryeministri, e ka akuzuar drejtorin e Përgjithshëm të DSHTRR, edhe për disa afera të tjera.
Afera tjetër për të cilën ai është akuzuar publikisht nga Berisha, është ajo e rinkonstruksionit të godinës, një tender që e ka zhvilluar në vitin 2019, edhe pse në fakt, kishte vetëm një vit që zyrat e DSHTRR, ishin rikonstruktuar. Godina ishte shumë funksionale dhe pothuajse e re, por sërish, duheshin hedhur disa qindra milionë në një tender me siguri me fitues të paracaktuar. Berisha i referohet një njoftimi të postuar në faqen e DSHTRR.
Por një prej bëmave më të mëdha të këtij zyrtari që qëndron gjithnjë në hije, është ajo që prej drejtorëve rajonalë të kësaj strukture, quhet taksa e punës. Disa prej këtyre, kanë filluar të ankohen sepse Gonxhe e ka rritur shumë pazarin. Bëhet fjalë për të paguar deri në 20 mijë euro në muaj për të mbajtur postin. Kush nuk kollitet, zëvendësohet.
Sipas një denoncimi të PD-së Blendi Gonxhe është në konflikt të hapur interesi, pasi përfiton miliona lekë nga buxheti i shtetit përmes një kompanie private, të vendosur në emër të bashkëshortes.
Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor ka në pronësi një kompani private për transport udhëtarësh, të cilën e përdor për t’u dhënë makina me qera kolegëve të tij në institucione të tjera shtetërore. Janë rreth 220 milionë lekë që Blendi Gonxhe ka përfituar me këtë biznes në konflikt të hapur interesi.
Nëse do të këtë një hetim nga Inspektorati i Kontrollit të Pasurive, do të gjejë se institucione qendrore, të drejtuar nga miq të Blendi Gonxhes, kanë paguar miliona lekë për kompaninë e tij, ndërkohë që ky vetë është në këtë pozicion kyç të sektorit të Transporteve.
Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit, Parlamenti, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, por veçanërisht Agjencia e Planifikimit të Territorit, paguajnë me miliona lekë kompaninë private të Blendi Gonxhes së Drejtorisë së Transporteve për të siguruar makina me qera apo shërbime të tjera transporti.
Ndërsa Ina Zhupa, së fundmi kandidate për deputet e Partisë Demokratike, i ka bërë disa pyetje pa përgjigje Blendi Gonxhes.
“Për të sqaruar qytetarët që e paguajnë me taksat e tyre:
– Nga data 11.05.2020 deri në 16.06.2020 si drejtor i patentave a ke marr ti disa kategori të patentave pa shkuar asnjëherë dhe pa bërë asnjë testim në të vërtetë?
– Nëse ke ndjekur një kurs, si quhet autoshkolla që keni qënë? Ku e ka vendodhjen? Si quhet instruktori?
– Çfarë ngjyre kishte mjeti me rimorko, apo mjeti transporti për 16 pasagjer?
– A mos të duhen këto kategori për licensat për kompaninë tënde të transportit?! Apo thjesht ti kesh meqë je drejtor aty?
Drejtori i patentave që merr kategoritë e patentave kur është në detyrë është si një dekan i një fakulteti që futet bën edhe një master ta ketë ndërkohë që është dekan!!!!
Në pritje të përgjigjeve të Gonxhes së Ballukut, po përpiqem të arsyetoj cila shkelje është më e rëndë shpërdorimi i detyrës, konflikti interesit apo rryshfeti…?!”
A mundet dhe a është normale, që një funksionar i lartë me kaq shumë akuza dhe kaq shumë i përfolur të qendrojë gjatë në zyrë i pashqetësuar nga drejtësia për të gjitha denoncimet dhe aferat e publikuara në adresë të tij?
/Butik/