• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjegjësia mbetet ‘jetime’ për viktimat e aksidenteve në punë

11:44 : 16/05/2021
në AKTUALITET, SOCIALE

Vdekja e një 36-vjeçari si pasojë e një aksidenti në ndërtim në qytetin e Korçës mbetet e pazbardhur prej 17 muajsh. Prokuroria nuk është e qartë se kush është përgjegjësi, ndërsa familja kërkon drejtësi.

Më 3 janar 2020, Elvis Josifi ndodhej në soletën e katit të katërt të një pallati në ndërtim përballë Pazarit të Vjetër në Korçë, kur humbi jetën si pasojë e goditjes në kokë nga krahu i këputur i një betoniereje.

Josifi, 36 vjeç, punonte prej kohësh në ndërtim si pjesë e një brigade punëtorësh dhe ditën e aksidentit vdekjeprurës, kishte për detyrë të mbante tubin që shkarkonte beton në soletë. Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe shoku i tij i punës, Përparim Fezollari, ndërsa dy personat e arrestuar nga policia për ngjarjen, u liruan pak ditë më vonë nga gjykata.

Shtatëmbëdhjetë muaj më vonë, aksidenti që i mori jetën Josifit mbetet ende i pazbardhur.

“Prokuroria donte ta pushonte [çështjen]. Kemi bërë disa seanca dhe çështjen e riktheva për hetim,” tha Gëzim Hoxha, avokat i familjes Josifi, e cila nuk ka reshtur së kërkuari drejtësi.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Elvis Josifi është njëri prej tre viktimave të aksidenteve në punë gjatë vitit 2020 në Korçë –qytet ku u shënuan në total 14 aksidentë të ngjashme. Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se hetimet për zbardhjen e përgjegjësive zvarriten, ndërkohë që asnjë prej çështjeve të vitit 2020 nuk është dërguar në gjykatë.

Pallati ku humbi jetën Elvis Josifi po ndërtohej nga kompania “Konstruksion 93”, e cila kishte nënkontraktuar për punimet brigadën e ndërtimit të regjistruar si subjekti “Fatos Shpata”.

Inspektoriati i Punës në Korçë, i cili e verifikoi ngjarjen paralelisht me hetimin penal, gjeti përgjegjës subjektin “Fatos Shpata” dhe e ndëshkoi me gjobë. Eris Papa, drejtor i Inspektoriatit të Punës në Korçë i tha BIRN se brigada e ndërtimit ku punonte viktima ishte gjobitur me 52 mijë lekë për “moskualifikim të punonjësve para fillimit të punës”.

Pas aksidentit vdekjeprurës, policia e Korçës arrestoi Flamur Pallën, përgjegjës teknik i brigadës “Fatos Shpata” si dhe manovratorin e betonieres, Artur Zyma. Megjithatë, më 5 janar 2020, Prokuroria e Korçës kërkoi masën e detyrimit për paraqitje, pasi tha se ‘nuk kishte asnjë provë që të tregonte se kush e kishte përgjegjësinë për këputjen e presës, që vrau Josifin”.

Pas disa muaj hetimesh, prokuroria shkoi në gjykatë për të kërkuar pushimin e çështjes. Por Gjykata e rrëzoi kërkesën, ndërsa urdhëroi Prokurorinë që të kërkonte një ekspertizë të re nga Instituti Kombëtar i Ndërtimit.

Prokurori i çështjes, Julian Kristo i tha BIRN se ende nuk ka qartësi se kush mban përgjegjësi për ngjarjen e rëndë.

“Çështja është ende në hetim dhe nuk mund të vëmë përgjegjësinë ndaj askujt pa përfunduar hetimi. Në rastin konkret u këput krahu i betonieres dhe ngjarja ishte fatale, ndaj presim raportet e ekspertëve të fushës,” tha Kristo.

Kristo pretendoi se firma kontraktore kishte certifikatë të kontrollit teknik të betonieres, por shtoi se në vend nuk ka specialistë për të verifikuar nëse presa e saj ishte e rregullt para ngjarjes. Ai tha se hetimi po shikonte edhe faktin se viktima ishte duke punuar pikërisht poshtë kësaj pjese, ndërkohë që do të duhet të respektohej një distancë sigurie.

Avokati i kompanisë “Konstruktion 93”, Irvin Bode pretendoi se kompania nuk kishte asnjë shkelje.

“Më vjen keq, sepse humbja e jetës është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë. Punëtori nuk ishte i yni, por i nënkontraktorit,” tha Bode për BIRN.

Bode tha se e shihte të drejtë që familja e viktimës të dëmshpërblehej, por shtoi se për çështjen duhej të priteshin hetimet. Ndërkohë, subjekti “Fatos Shpata” për të cilën punonte i ndjeri, nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN.

Avokati i familjes Josifi, Gëzim Hoxha i tha BIRN se priste prej muajsh që Prokuroria ta njoftonte për ekspertizën, ndërsa shtoi se ende nuk e dinte se çfarë do të kërkonte në gjykatë.

“Të dalë e vërteta, pastaj do paraqesim kërkesën tonë,” përfundoi Hoxha. /BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Drejtori i Agjencisë së Depozitave, 40 mijë USD për të marrë makinë me qira

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş