Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë,2 shtetas dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi.
Sipas njoftimit të bluve, bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh.B., 20 vjeç dhe F.B., 38 vjeç si dhe u proceduan penalisht shtetasit S.H., 17 vjeç dhe R.Sh., 14 vjeç.
Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletat pa targa dhe pa leje drejtimi.