• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Probleme me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit aty ku nuk e prisnim

12:16 : 13/05/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Genc Pollo*

Deri më sot shkeljet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) të debatuara në Tiranë e Bruksel kishin të bënin me çështje ekonomike e biznesi. MSA, traktati bazë që rregullon marrëdheniet mes Republikës tonë dhe Bashkimit Europian, garanton edhe barazinë e shanseve ekonomike dhe mosdiskriminimin për çdo sipërmarrës shqiptar a europian.

Kjo garanci u dhunua nga qeveria me ligjet speciale për Teatrin Kombëtar, Aeroportin e Vlorës e Portin e Durrësit; këto raste janë të njohura për publikun në radhë të parë si probleme favoritizmi, abuzimi e korrupsioni.
Pakkush do të mendonte se kësaj kategorie të njohur problemesh do t’u shtohej edhe një devijim në atë që konsiderohet pika e fortë e Shqipërisë në dallim nga të gjitha shtetet kandidatë për BE: rreshtimi në politikën e jashtme e të sigurisë me qendrimet e Bashkimin Europian.

Ky është një detyrim i marrë përsipër nga shtetet e Ballkanit Perëndimor e Turqia në MSA me Brukselin; Tirana zyrtare e nënshkroi atë në v. 2006. Ky rreshtim apo linjëzim, siç e quajnë në Ministrinë e Europës dhe e Punëve të Jashtëme (MEFA) krahas përkrahjes masive popullore e konsensusit politik për anëtarësim në BE e dallojnë Shqipërinë nga kandidatët e tjerë nga Beogradi në Ankara. Natyrisht pa llogaritur Kosovën.

Duhet të shtoj këtu se ky rreshtim gjithmonë ka qenë i natyrshëm ose të paktën jo problematik. P. sh. sanksionet kundër Rusisë kanë qenë jo të kollajshme për disa shtete europianë: herë për arsye marrëdhëniesh ekonomike, herë për afërsi kulturore. Por ata kanë vepruar në unison në favor të sigurisë kolektive europiane. Tirana veproi gjithashtu por pa mundime kësisoj.

Lexo edhe:

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Të martën, më 11 maj, MEFA deklaroi se “sulmet me raketa (nga Gaza) kundër Izraelit janë të pajustifikueshme”. Bëhej fjalë për qindra raketa të lëshuara nga lëvizja Hamas, e shpallur prej kohësh terroriste nga BE e ShBA, drejt Jeruzalemit e Tel Avivit; viktimat ishin edhe hebrenj edhe arabë. Këto zhvillime erdhën pas trazirave të dhunshme rreth Vendeve të Shenjta të Jeruzalemit ku përgjegjësia është komplekse dhe asnjë palë, duke filluar me Izraelin, nuk është pa faj.

Prandaj deri aty thirrjet ekuidistante për vetëpërmbajtje e çtensionim nga ana e komunitetit ndërkombëtar ishin të drejta e me vend. Deri në momentin kur Hamasi terrorist sulmoi popullsinë civile në shtetin fqinj me të tërë arsenalin e raketave. Për të tentuar një krahasim sqarues: sikur pas përleshjeve mes anëtarëve të komunitetit malazez në Vrakë/Shkodër dhe policisë tonë, Mali i Zi për raprezalje të bombardojë Tiranën (Zoti më faltë për këtë shembull të pamendueshëm).

E gjithë Europa e dënoi agresionin në termat më të ashpra; e gjithë Europa foli për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Po kështu edhe ShBA. Po kështu edhe qeveritë në Ballkanin Përëndimor. Dallim bëri Ankaraja që e shpalli Izraelin “shtet terrorist” e apeloi për një aleancë të shenjtë kundër tij. A ishte kjo e dobishme mbetet mbase për një shënim tjetër por turqit i dinë vetë punët e tyre.

E ne të kthehemi në punët tona: T’a zemë se fakti që Izraeli e njohu diplomatikisht Kosovën kurse autoritetet palesineze me zell e shpallin atë ende provicë serbe nuk lipset të jetë faktor në gjykimin e Tiranës.
A ka ndonjë arsye të fortë qeveria jonë për t’u shmangur nga linja e Bashkimit Europian?

Por t’a zemë se detyrimi i MSA nuk është aty: prapë a ka ndonjë arsye qeveria që për një agresion të jashtëm mbi territorin e popullsinë e një vendi sovran të kafshojë gjuhën e të thotë vetëm “e pajustifikueshme” ?
Sepse nëse ka, ky është një problem më i rëndë se disa ligje specialo-korruptive.

*Ish ministër e deputet

Lajme të lidhura

BOTA

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025
RAJONI

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025
AKTUALITET

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025
BOTA

Makina përplas spektatorët në një event në Australi, 13 të plagosur

16:36 : 16/11/2025
RAJONI

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i mjetit

16:07 : 16/11/2025
Para

Arrestohet shpërndarësi shqiptar i kokainës dhe heroinës në Itali

TË GJITHA

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025

Makina përplas spektatorët në një event në Australi, 13 të plagosur

16:36 : 16/11/2025

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i mjetit

16:07 : 16/11/2025

Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni, anulohen mbi 30 fluturime

15:52 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com