• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Armët e koleksionit/ Përcaktohen rregullat dhe procedurat e deklarimit

14:33 : 13/05/2021
në AKTUALITET

Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime dhe shtesa në vendimin “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave të deklarimit, ruajtjes, regjistrimit dhe paaftësimit për armët e koleksionit”.

Sipas këtij vendimi, për këto armë duhet të jenë kryer procedurat e regjistrimit si objekte të deklaruara pasuri kulturore pranë Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK).

Relacioni që shoqëron këtë vendim citon se, “Personi fizik dhe juridik, për regjistrimin e armëve të koleksionit ose muzeut, që nuk janë paaftësuar/çaktivizuar, pajiset me autorizim për koleksionim armësh nga komisioni qendror i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi ka plotësuar të gjitha kriteret e ligjit “Për armët”, të ndryshuar, si dhe kushtet e sigurisë së objektit, kriteret e sigurisë së armëve në vendin e koleksionimit ose muzeut, sipas përcaktimit të akteve nënligjore”.

Për armët e koleksionit të deklaruara “pasuri kulturore”, të cilat janë të vjedhura ose të humbura, bëhet regjistrimi edhe në bazën e të dhënave të pasurive kulturore të vjedhura, sipas procedurave dhe mënyrave të parashikuara në legjislacionin në fuqi për trashëgiminë kulturore.

Gjithashtu, personi fizik dhe juridik, për të marrë autorizimin si koleksionist ose person i autorizuar për administrimin e armëve në muze, paraqet kërkesën përmes platformës on-line, dokumentacionin dhe listën me armët që zotëron, pranë IKRTK-së, sipas ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

“Armët e koleksionit dhe armët e koleksionit të deklaruara pasuri kulturore u nënshtrohen parashikimeve të legjislacionit në fuqi për trashëgiminë kulturore, në përputhje me rregullat e ndryshimit të pronësisë së armëve, sa u përket mbajtjes, mbrojtjes, vlerësimit, administrimit dhe tjetërsimit të pronësisë të tyre”.

Për armët e koleksionit të deklaruara pasuri kulturore, importi ose eksporti i tyre kryhet përmes lëshimit të licencave të import/eksportit të pasurive kulturore.
Shitblerja e armëve të koleksionit të deklaruara pasuri kulturore i nënshtrohet procedurave të parashikuara nga Këshilli i Ministrave, “Për shqyrtimin ose anulimin e licencës, tarifat e kërkesës dhe kuotizacionin vjetor të licencave për veprimtari tregtare të pasurive kulturore”.

“Për armët e koleksionit të deklaruara pasuri kulturore lëvizja dhe transportimi bëhet në përputhje me procedurat e parashikuara në ligjin, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”. Çaktivizimi/paaftësimi i armëve të koleksionit kryhet me të njëjtën procedurë dhe të njëjtat kritere si edhe për armët e tjera. Çaktivizimi/paaftësimi bëhet nga persona fizikë ose juridikë, të pajisur me licencë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për çaktivizimin/paaftësimin e armëve të zjarrit për përdorim civil”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

/ata/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025
AKTUALITET

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025
AKTUALITET

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025
BOTA

Përplasen dy trena me 800 pasagjerë në Sllovaki, dhjetëra të plagosur

09:44 : 10/11/2025
AKTUALITET

Sokol Sadushi fshehu informacione të rëndësishme për Asim Vokshin? Reagon KED: Akuza të pabazuara

09:42 : 10/11/2025
RAJONI

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025
Para

Zbardhet debati/ Gjyqi në KAS zbulon hilenë e votës me gisht, si e mbrojti qeverinë nga hetimi i zgjedhjeve

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025

Përplasen dy trena me 800 pasagjerë në Sllovaki, dhjetëra të plagosur

09:44 : 10/11/2025

Sokol Sadushi fshehu informacione të rëndësishme për Asim Vokshin? Reagon KED: Akuza të pabazuara

09:42 : 10/11/2025

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025

Shqipëria ëndërron Botërorin/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

09:31 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com