Një tërmet me 4.9 i shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnate në zonën e Kastorias në Greqi. Epiqendra ishte në kufirin greko-shqiptar, konkretisht 18 kilometra në perëndim të Kastoria, ndërsa thellësia fokale llogaritet pesë kilometra.
Tërmeti u ndje veçanërisht në qytetin e Kastoria, por edhe në zonat përreth, si edhe në Korçë.
Mediat greke raportojnë se nuk janë raportuar dëme materiale të lënduar.