Konsumoi fotoksinë, 27-vjeçarja në gjendje të rëndë

 

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëgjesin e sotëm në spitalin e Himarës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 , ku një 27-vjeçare me iniciale K.L ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital, teksa është dyshuar se ka konsumuar fotoksinë.

27-vjeçarja, aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.