• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse politika dëshiron që emigrantët të mos kthehen? Si e shpjegon Artan Fuga në librin “Shoqëria Periferike”

11:52 : 11/05/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Akademiku Artan Fuga shprehet se nuk është e vërtetë se politika dëshiron që emigrantët të kthehen, por të mos kthehen.

Fuga i cili e ka trajtuar çështjen e emigracionin dhe në librin e tij “Shoqëria Periferike” shton se pa emigrantët, ta mbash në gjumë popullsinë, është gjëja më e lehtë në botë!

Në një postim në FB, ai shkruan:

Emigracioni nuk shkatërron jetën e emigrantëve! Harrojeni këtë budallik! Shkatërron jetën e atyre që mbeten. Prandaj i ngjan një dige të çarë, pas të parëve ikin të dytët, të tretët, të katërtët!

E vërteta është se askush në politikë nuk i do emigrantët më të kthehen në shtëpi. Një pjesë e madhe e tyre i ngjanë robërve te shpella e Platonit që kurrë nuk kishin parë dritë me sy. Njeri prej tyre, doli dhe pa që jashtë kishte diell. U kthye dhe ua tha të tjerëve. Ata e morrën për të çmendur! E rrahën, e shanë, e pështynë!

Lexo edhe:

Trafikanti shqiptar nga qelia: Qeveria britanike mund ta ndalojë kontrabandën e emigrantëve, por nuk do

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

Prandaj nuk kthehen emigrantët! Kanë frikë se i marrin për të çmendur!

Cfarë thua mo? Ku ka dritë? Cfarë është kjo drita? Lidheni mo këtë se ky gënjen popullin!

Kështu edhe emigrantët janë shumë të emancipuar për të duruar jarabi-arabi-turqininë se jetojnë në lagjet e Londrës, Romës, Bostonit, etj. Nuk do njeri sepse ata votojnë të lirë dhe nuk ka patronazhist që i kap. Nuk ka sondazh që e parashikon votën e tyre. Doni fakte? E patë si ua mbyllën derën për votime atyre në Greqi! Se nuk i mbanin dot në karantinë dhe atje t’u çonin fletët e votimit! Sapo mbaruan zgjedhjet, i lanë përsëri të hyjnë! Nuk i do njeri sepse ata kudo t’i punësosh nuk durojnë dot politizimin e qendrave të punës, arbitraritetin e bosave. Ata kanë energji shpërthyese sepse kurdoherë ashtu e kanë pasur. Ata e dinë si organizohet shoqëria, nuk u ka vdekur delli i punës, dhe nuk mund t’i trajtosh si debila dhe t’u tregosh se një qytet do kulla, se pyllëzimi është të ngulësh në beton pemë prej letre, se matësi i elektrikut rrotullohet dhe kur nuk ke asnjë dritë hapur, se kjo e se ajo. Ata nuk pranojnë propagandë dhe bosin politik që fryhet nga televizioni në televizion. Për cdo kokërr qindarkë të harxhuar si taksa, ata duan shërbimin! Nuk i do njeri sepse për ta nuk ka vende pune, se ata kërkojnë garë me konkurrencë për vende pune.

Përndryshe mjaftojnë tre a katër masa të forta ekonomike dhe emigrantët duke qenë atje ku janë mund të integrohen shumë bukur në Shqipëri.

Emigrantët dhe Shqipëria! Në librin tim SHOQERIA PERIFERIKE kam treguar se çështja nuk është aspak ashtu sikurse shtrohet!

Lexojeni dhe më thoni! Mos e lini në rafte të myket!

Na gënjejnë!

Ju gënjejnë!

Nuk është e vërtetë se politika dëshiron që ata të kthehen, por të mos kthehen.

Politika do që ata të mos votojnë, jo të votojnë. Kush nuk kupton këtë ose është naiv, ose është i përdorur! Për përdorimin e tyre ne kemi edhe një ministri e përdorimit të emigrantëve, ose e budallallepsjes të emigrantëve!

Pa emigrantët, ta mbash në gjumë popullsinë, është gjëja më e lehtë në botë! Të administrosh ata që e kanë mendjen për të ikur është thjesht një lojë fëmijësh!

Hera e parë në histori që Shqipërisë i ndodh kështu që pas emigrimit të arbërve pas rënies së Krujës e më pas! Osmani nuk kishte problem të nënshtronte ata që  mbeteshin!

Problemi i emigrimit nuk është fati i keq i  emigrantëve! Mos u gaboni! Emigracioni shkatërron jetën e atyre që mbeten në Shqipëri. Nuk është ashtu si kujtoni!

Unë e kam vërtetuar këtë dhe nuk ka njeri që e luan!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafikanti shqiptar nga qelia: Qeveria britanike mund ta ndalojë kontrabandën e emigrantëve, por nuk do

09:42 : 25/08/2025
BOTA

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

09:37 : 25/08/2025
HOROSKOPI

Njohje të reja dhe mundësi financiare! 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

09:19 : 25/08/2025
AKTUALITET

Kapet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik dr*ge e grup kriminal/ EMRI

09:04 : 25/08/2025
BOTA

Alarm në SHBA! Zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor

09:01 : 25/08/2025
BOTA

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?

08:50 : 25/08/2025
Para

Dhunë në familje dhe drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt, arrestohen 3 persona në Fier

TË GJITHA

Trafikanti shqiptar nga qelia: Qeveria britanike mund ta ndalojë kontrabandën e emigrantëve, por nuk do

09:42 : 25/08/2025

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

09:37 : 25/08/2025

Njohje të reja dhe mundësi financiare! 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

09:19 : 25/08/2025

Kapet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik dr*ge e grup kriminal/ EMRI

09:04 : 25/08/2025

Alarm në SHBA! Zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor

09:01 : 25/08/2025

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?

08:50 : 25/08/2025

Marjola Nakoleci u v*a nga burri, shokon e motra: E përdh*nonte që ta linte shtatzënë dhe të mos divorcohej

08:31 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com