• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kërkesa për dorëheqjen e Bashës, e nxituar”, Vokshi: Nuk kemi vendosur nëse do të ulemi në Kuvend

16:02 : 11/05/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Një veprim të nxituar e ka konsideruar deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Albana Vokshi, kërkesën e “Grupimit për PD” për dorëheqjen e kryetarit demokrat, Lulzim Basha, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas saj, kjo deklaratë e tyre favorizon kryeministrin Rama dhe nuk ndihmon Partinë Demokratike në këtë moment.

“Unë e kam thënë gjithmonë që reagimi i “Grupimit për PD”, ishte i nxituar. Në kushtet ku jemi, përballë një masakre elektorale, të kërkosh dorëheqjen e Bashës për të shmangur vëmendjen nga ajo që ka ndodhur në 25 prill, i çon ujë Edi Ramës dhe jo një zhvillimi brenda PD-së. PD-ja ka një statut dhe unë gjykoj që në kohën e duhur gjithkush mund të thotë fjalën. Ata që kërkojnë dorëheqjen kanë qenë pjesë e vendimmarrjes dhe kanë ngritur dorën për çdo vendim. Vendimet janë marrë duke u diskutuar. Janë diskutuar të gjitha hapat, askush nuk ka pasur asnjë objeksion për asnjë prej emrave në listë”, tha ajo në studion e A2Cnn.

Vokshi thekson se këto deklarata bëhen nga njerëz që janë pjesë e PD-së, por nuk kanë dhënë asnjë kontribut në fushatë. Ajo përjashton përçarjen brenda PD-së dhe i këshillon ata që të mos bëjnë gjykime publike, por të ndjekin rrugën statutore.

“Të gjithë këta do të doja t’i kisha në fushatë, të kishin kontribuar me mua. Fakti që unë s’kam parë asnjë prej tyre dhe kur nuk merr pjesë në fushatë dhe nuk bëhesh pjesë e qytetarëve dhe vullnetit të tyre për ndryshim si mund të kërkosh dorëheqjen e kryetarit kur është rezultati më i mirë dhe kur ka një procedurë. Ajo që dua t’i këshilloj “Grupimit për PD” është se nuk duhen bërë gjykime publike tani, por të thërrasin statutin dhe të ndiqet rruga statutore. Nuk ka përçarje brenda PD-së. Është një grupim që ka pretendim që unë gjykoj të ndiqen rrugët statutore. PD-ja është demokratike në thelb dhe një debat konstruktiv është i duhuri, por të bëhen duke respektuar statutin”.

E pyetur nëse do të përfaqësohet në parlament, Vokshi tha se kjo nuk është vendosur ende, por theksoi se do të shfrytëzojnë çdo hapësirë institucionale.

Lexo edhe:

Kulla te Pallati i Kongreseve, Salianji: Ku është Berisha, me Ramën apo kundër tij?

Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump

“E para nuk është vendosur, është vendimmarrje që do merret në ditët në vijim dhe do të jetë vullneti i 672 mijë votuesve. Ne nuk do t’i braktisim qytetarët. 90 % e shqiptarëve donin ndryshimin dhe kanë votuar për ndryshimin”.

Ajo ka akuzuar SPAK se nuk ka reaguar në kohën e duhur për të ndalur masakrën elektorale siç e cilësoi ajo. Vokshi theksoi se PD-ja do të shfrytëzojë hapësirë institucionale edhe ndaj SPAK dhe Prokurorisë.

“Përfaqësues të bandave i kemi të ulur në Kuvend dhe deri më sot drejtësia nuk e ka thënë ende fjalën e saj. Nëse do të kishte drejtësi, 25 prilli nuk do të ishte një masakër elektorale. Nëse do kishte funksionuar SPAK përdorimi i burimeve financiare e njerëzore të administratës nuk do të ishte lejuar. Kemi “parti-shtet” që bleu votat me taksat tona. Fushata e PS-së është kryer në paligjshëmri totale. Unë kam bërë kallëzime penale në SPAK për shumë zyrtarë të përfshirë në krime elektorale, kam kërkuar nga SPAK hetim të menjëhershëm, nëse SPAK do kishte reaguar në kohën e duhur nuk do kishim këtë masakër. Rama, Veliaj, Manja e Lame sot duhet të ishin para drejtësisë. PD-ja është institucion dhe ndjek çdo hap ligjor. Edhe ndaj SPAK e prokurorisë do shfrytëzojmë çdo hapësirë, ne do të jemi aty për të ezauruar çdo hapësirë”.

Sa i takon zërave për një marrëveshje të mundshme të Ramës me Bashën, Vokshi theksoi se kryeministri ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme çdo marrëveshje dhe ftesa e tij për bashkëpunim është për të tërhequr vëmendjen nga masakra elektorale e 25 prilli, shtoi ajo.

“Rama ka dëshmuar që është armiku i marrëveshjeve, është kryeministri i vetëm që ka shkelur çdo marrëveshje politike që ka nënshkruar dhe në mënyrë konsistente dora e shtrirë e Ramë për marrëveshje është alibi për të hequr vëmendjen nga masakra elektorale e 25 prillit. E vetmja negociatë është zbardhja e masakrës elektorale, deri sa të zbardhet ko nuk ka asnjë marrëveshje me Ramën”.

Vokshi ripërsëriti qëndrimin e kryetarit demokrat që misioni i PD-së është rrëzimi i këtij regjimi dhe vendosja e demokracisë në vend.

“Më 25 prill kishin një masakër elektorale, Rama vërtetoi që është armiku më i madh i zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri. PD-ja do t’i shkojë deri në fund duke shfrytëzuar çdo hapësirë për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri. Ne po bëjmë betejën ligjore dhe jemi një mision për rrëzimin e këtij regjimi. Pritshmëritë nuk janë shumë të larta se është pikërisht KAS që vendosi për fletën e votimit që çoi në devijimin e vullnetit të votuesve”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kulla te Pallati i Kongreseve, Salianji: Ku është Berisha, me Ramën apo kundër tij?

12:51 : 06/06/2026
AKTUALITET

Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump

12:33 : 06/06/2026
AKTUALITET

Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

12:18 : 06/06/2026
AKTUALITET

U plagos gjatë aksionit në Maliq, Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar

12:12 : 06/06/2026
RAJONI

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

11:54 : 06/06/2026
AKTUALITET

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

11:31 : 06/06/2026
Para

Zbulohet ilaçi që mund t’i japë fund pandemisë! Shkencëtaret testuan mjekimin, ja rezultatet

TË GJITHA

Kulla te Pallati i Kongreseve, Salianji: Ku është Berisha, me Ramën apo kundër tij?

12:51 : 06/06/2026

Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump

12:33 : 06/06/2026

Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

12:18 : 06/06/2026

U plagos gjatë aksionit në Maliq, Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar

12:12 : 06/06/2026

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

11:54 : 06/06/2026

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

11:31 : 06/06/2026

Protestat kundër qeverisë/ Imami xhamisë së Durrësit: Kush mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet

11:22 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetjojobetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş