Shqiptari në Greqi godet me thikë fqinjin, shkak bëhet një dele

 

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga shtypi grek ditën e sotme.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale të Mitilinit, ku një 67 vjeçar shqiptar, ka goditur me thikë fqinjin e tij grek për shkaqe banale, vetëm për faktin që një dele kishte shkelur në tokën e tij.

54 vjeçari grek, momentalisht është në spital në gjendje të rëndë.

Ndërsa 67-vjeçari shqiptar është arratisur dhe është shpallur në kërkim nga policia.