• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Më mirë një Lal sot, sesa një Erion nesër!

20:48 : 10/05/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Deri sot ishte Lali, nesër mund të kërcasë dhëmbët dhe të bëhet shoku Erion, por i duhet të presë ca, ashtu me ankthin e kohës, por jo me trembjen se nesër nuk do të jetë në krye të PS-së. Dy qëllimet e tij në zgjedhjet e 25 prillit ishin që Tiranën ta nxirrte si fituese të PS-së, por me shpresën se në 11 qarqet e tjera të vendit socialistët të kishin humbje.

Kjo do ishte ideale për Lalin e vogël që ka shprehur dukshëm dëshirën për tu bërë i madh, sapo ai i madhi të rrëzohet përtokë si humbës. Por edhe vetë kryebashkiaku i Tiranës e kuptoi se blerja e votës, shantazhi, apo përdorimi i administratës kishte funksionuar në çdo çep të vendit, ashtu si në Tiranë. Në fund doli se Rama e rrëmbeu mandatin e tretë dhe Veliaj iku në shtëpi me një gjysmë fitore.

Këto zgjedhje njohën edhe çmendurira të tilla brenda oazit të Rilindjes që kryetari i PS-së së Tiranës humbet përballë rivalëve tërësisht anonim, që njiheshin vetëm nga fqinjët, apo banakierët e ndonjë pub-i në Bllok. Po ashtu, me mbështetjen e Lali Erit, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj theu herësin, bashkë me hundët e Ramës, ku grushtet kryeministrit i erdhën nga Lali vogël i cili punoi fort për të nxjerrë fitues Xhafajn, ndonëse ishte renditur në listë me numrin 24.

Mandati i tretë i Ramës, i marrë ashtu sikurse dihet, i ka prishur punë Lali Erit të Bashkisë Tiranë. Ishte mprehur të merrte shpejt drejtimin e PS-së, të cilën do ia dhuronte vetë Rama, që edhe kur Lalit të bëhet Shoku Erion ti ishte përjetsisht mirënjohës.

Lexo edhe:

DW: Trumpi vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

Fiorentina kontakton Asllanin, mesfushori i Kombëtares kthen përgjigje

Kjo është edhe më dramë. Personi që ka betonizuar Tiranën, që shkatërroi edhe ata pak objekte kulturore të mbetura dhe hapi gropat e thella të grataçelave që “hanë paranë e pisët” dhe na e shesin si zhvillim pritet të jetë pasardhësi i Ramës. Vetë Veliaj ka krijuar oligarkinë e tij jashtë gardhit të Ramës. Ekonomikisht konsiderohet mjaft e fortë, po ashtu edhe në ngritjen e strukturave që janë vënë në shërbim të tij. në aparencë Ramën nuk po e ngacmon, por duket se Lali që edhe sot tregon forcë, pritet të jetë shumë agresiv në momentin që ti thërrasin: “Shoku Erion”.

Rama këtë e di mjaft mirë. Pikërisht në ditët më të rënda të Ramës, kur studentët u derdhën në shesh në një nga protestat masive dhe ma kauza të forta, Lali Eri u fsheh në frëngjinë e Bashkisë dhe gjuante me propagandën e tij Ramën, duke ia drejtuar gjithë shigjetat e urrejtjes kryeministrit. Mund të ngjajë paradoks, por më shkak të fuqisë së Ramës, kryebashkiaku i Tiranës po qëndron disi në heshtje, por me sytë drejtuar gjithnjë nga PS.

Edhe nëse Rama nuk ia dhuron, Lali i vogël ka punuar për atë ditë që të jetë emri që do i rrëmbejë partinë, për të bërë atë që bëri Rama me Nanon. Kjo është traditë në PS, por Shoku Erion do të jetë edhe më i frikshëm pasi të heqë perceptimin se është thjesht një “çerr i kryeministrit”! një specie e frikshme po rritet brenda atyre mureve të bashkisë, duke u kthyer në përbindësh që sot ushqehet me betonin e oligarkisë, por nesër do të jetë një bunker i frikshëm autoritarizmi. Ndaj duket më mirë një Lal sot sesa një Erion nesër….!

Lajme të lidhura

BOTA

DW: Trumpi vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

08:57 : 14/06/2025
SPORT

Fiorentina kontakton Asllanin, mesfushori i Kombëtares kthen përgjigje

08:56 : 14/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 14 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:45 : 14/06/2025
BOTA

Zyrtari amerikan paralajmëron: Irani do të rrafshohet nëse prek bazat tona!

08:36 : 14/06/2025
SPORT

Partizani, gati për transferimin e tretë me peshë

08:27 : 14/06/2025
rama inflacion
AKTUALITET

Paradoksi, një vend i varfër që paguan si i pasur

08:27 : 14/06/2025
Para

Donacion nga BE, Kosova merr 3500 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech

TË GJITHA

DW: Trumpi vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

08:57 : 14/06/2025

Fiorentina kontakton Asllanin, mesfushori i Kombëtares kthen përgjigje

08:56 : 14/06/2025

Këmbimi valutor 14 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:45 : 14/06/2025

Zyrtari amerikan paralajmëron: Irani do të rrafshohet nëse prek bazat tona!

08:36 : 14/06/2025

Partizani, gati për transferimin e tretë me peshë

08:27 : 14/06/2025
rama inflacion

Paradoksi, një vend i varfër që paguan si i pasur

08:27 : 14/06/2025

Valë e re sulmesh me raketa nga Irani, 3 të vdekur dhe 80 të plagosur në Izrael

08:10 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com