Kreu i SPAK, Arben Kraja, paralajmëroi sot se do të ketë sekuestrime pasurish për çdo person që do të ketë prova.
Kraja gjithashtu bëri me dije se për krimet zgjedhore kanë filluar të hetohen 40 çështje.
“Ne i kemi vlerësuar të gjitha rastet që kanë ardhur, kanë filluar 40 çështje për krimet zgjedhore.
Për database, jemi duke hetuar, ka pasur një problematik me kompaninë që nuk na i ka dhënë.
Në lidhje me sekuestrimin e pasurive të gjyqtarëve, për çdo person që do të ketë prova do të sekuestrohen”, tha Kraja.