Kërkesa e PD për përsëritjen e zgjedhjeve, KQZ cakton relatorët

Me anë të shortit, Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar ditën e sotme relatorët për kërkesat ankimore në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit. Relatorë janë caktuar Elvin Lako, Elvin Çefa, Ilir Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho.

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ Ylli Merkaj dha detaje në lidhje me shortin.

“Pranë KQZ janë paraqitur 15 kërkesa ankimore duke filluar nga kërkesa ankimore nr. 32 deri në kërkesën ankimore nr. 46. Fletët janë futur në gogla dhe do të përzgjidhen në mënyrë transparente,” u shpreh Merkaj.