Një i moshuar është gjetur i pajetë këtë të Hënë në banesë ku jetonte i vetëm në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.
Policia njoftoi se trupi i pajetë i M.K., 78 vjeç, është gjetur rreth orës 09:45 në gjendje të dekompozuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, shtuan të njëjtat burime.