U përplas me Stefan Savic ndaj Atletico, Busquets ka thyer nofullën

Sergio Busquets u detyrua të linte fushën në pjesën e parë të barazimit 0-0 të Barcelonës ndaj Atletico Madrid të shtunën pasdite.

Mesfushori pësoi një dëmtim në kokë pas një dueli ajror me serbin Stefan Savic në minutën e 25-të të ndeshjes. Pasi u përpoq të vazhdonte lojën, Busquets nuk ishte në gjendje dhe u zëvendësua nga Ilaix Moriba.

Mesfushori u dërgua në spital për t’iu nënshtruar testeve, të cilat konfirmuan se ai kishte mavijosje në fytyrë dhe një nofull të thyer. Mbetet te shihet sa do mungojë, teksa nuk përjashtohet mbyllja e sezonit.