Shumica nxënës, të paktën 40 të vrarë nga sulmi terrorist në një shkollë

Më shumë se 40 njerëz janë vrarë pas shpërthimeve të shumta në një shkollë të mesme në Kabul të Shtunën, duke lënë edhe dhjetra të plagosur.

Sipas Reuters, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme tha se shumica e viktimave ishin studentë.

Pamjet nga rrjeti televiziv në kryeqytetin Afgan të shtunën treguan skena kaotike jashtë shkollës, me libra dhe çanta shkollore të shpërndara nëpër rrugë të përgjakura, me banorët që nxitonin për të ndihmuar të plagosurit.

Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme tha se të paktën 25 njerëz ishin vrarë, ndërsa një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë tha se 46 njerëz ishin dërguar në spitale deri më tani.

Kabul ka qenë në gatishmëri që nga prilli, kur qeveria amerikane njoftoi planet për tërheqjen e të gjithë trupave amerikane deri më 11 shtator. Zyrtarët afganë kanë dhënë alarmin që nga ajo kohë, duke argumentuar se talebanët kanë shtuar sulmet në të gjithë vendin.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por një zëdhënës i Talibanëve mohoi çdo përfshirje dhe dënoi tragjedinë.

Bomba goditi menjëherë pas mesditës në Kabul perëndimor, një lagje myslimane kryesisht shiite që ka qenë shënjestra e sulmeve nga militantët e Shtetit Islamik në vitet e fundit.

“Sulmi i tmerrshëm në Kabul është një akt i neveritshëm i terrorizmit,” tha Misioni i Bashkimit Evropian në Afganistan në Twitter. “Shënjestrimi i kryesisht vajzave të shkollës është një sulm ndaj të ardhmes së Afganistanit.”