Shërbimi i fundit për Ramën nga Parlamenti kobzi

Nga Boldnews.al

Deputet tjetri. Njeri që miraton ligje, nisma për krijim “keperatash”, apo mburrje për tharjen e shishes së fërnetit. Kanë fatet e qytetarëve në duar.

Opozitarë e quajnë veten, patriot të mdhenj disa prej tyre, misionarë vetëmburren të tjerë. Sa u vlen lëkura e veshur me imunitet deputeti e provuan në zgjedhjet e fundit, ku disa as familja nuk i votoi, të tjerë morën një grusht votash për ta hedhur si haraç në kutinë e Rilindjes, ndërsa të gjithë të vetshpallurit deputetë opozitarë të parlamentit aktual shojojnë famën e fundit.

Erdhën si këmba e katërt e karriges së prishur të Ramës dhe po ikin me damkën e zezë të një parlamenti turpi. Sot nuk e kuptojnë, sepse nuk janë në gjendje të kuptojnë, por historia më vonë do i cilësojë pa asnjë dilemë si: “shërbëtorët e pushtetit të Ramës”.

Ramës u duhen edhe një herë para se tu tregojë portën dalëse ku secili prej tyre nuk do ketë më mundësi të futet. Kryeministri në delir kërkon shkarkimin e kreut të shtetit dhe me shumë gjasë gjithçka do të jetë formale, pasi Rama i ka vënë në rresht të gjithë deputetët edhe ata që u vetëshpallën opozitarë, por më pas pranuan që të futeshin në listat e Rilindjes, qoftë edhe si mbushëse të tyre.

Me këta deputetë Rama bëri ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhur për ti dhënë pushtet të përjetshëm vetes. Ua ndau edhe rolet. Pikërisht ata deputetë që klithnin se ishin opozitarë dhe mbronin intersat e qytetarëve në fillim nisën shfaqjen se nuk do i votonin ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor, por më pas u futën me dëshirë nën oazin e qeverisë, duke humbur misionin për të cilin brisnin me të madhe.

Vetëm koha i mungon dhe një frikë nga faktori ndërkombëtar pasi kryeministri do ishte në gjendje që me këta deputetë të ndryshontre edhe formën qeverisëse, apo të shpallej “mbret”, qoftë edhe duke sjellë disa fotografi se gjyshi i tij ka qenë shofer i Mbretit Zog dhe Rama e meriton kurorën “monarkike”.

Por deri në këtë pikë, pjesa haluçinative ende nuk i ka shkuar vetë Ramës, pasi po të jetë për këta deputetë aktual do shkonin të përulur për tia vendosur kurorën nalgjatësisë. Prova e fundit është votimi për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Nuk ka dyshime se do të votojnë të gjithë, aq sa Ramës tu nevojitet numri, e për ta kaluar edhe më shumë se aq.

Menjëherë pas kësaj nisme do të mbyllet kjo legjislaturë, e cila kohën e mëkatit do e ketë mbi shpinë, sepse për dy vite miratuan çdo nismë ligjore dhe kushtetuese që kërkoi kryeministri, duke e bërë Parlamentin praktikisht njëpartiak.

Përtej dëmit që mund të jetë edhe pa rikuperim, deputetët aktual do të mbahen mend edhe për shfaqje gaztore me fjalimet e tyre, duke e kthyer në institucionin më qesharak, pavarësisht se për nga rëndësia institucionale mban rangun e parë hierarkik, sepse teorikisht jemi ende Republikë Parlamentare.