Djali i Guljelm Radojës, Red Radoja ka dhënë një mesazh në shqip dhe frëngjisht për babain e tij i cili u nda nga jeta ditën e sotme pas infektimit me Covid.
Red Radoja shkruan në rrjetet sociale për të atin aktor se sytë e tij do të ndrijnë akoma mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave e nipit.
“Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël … Repose en paix papa … Tes yeux continuent à briller sur le front de tes enfants et petits-enfants”, shkruan ai.
Aktori i mirënjohur shqiptar, Guljelm Radoja u nda nga jeta sot në moshën 75-vjeçare nga COVID-19, pasi ishte intubuar, madje ditët e fundit i kaloi tek spitali ”Shefqet Ndroqi”.