• Kontakt
Saturday, June 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK u nda për ligjshmërinë e burimeve të pasurisë së prokurores Marjeta Zaimi

12:52 : 05/05/2021
në AKTUALITET, VETTING

Shumica e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është bindur nga shpjegimet e prokurores së Tiranës, Marjeta Zaimi për burimet e pasurive, megjithëse një pjesë e tyre kanë rezultuar kontradiktore me deklarimet e mëparshme.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 16 shkurt 2021, të konfirmojë në detyrë me shumicë votash prokuroren e Tiranës, Marjeta Zaimi. Ndërkohë që trupi gjykues është dakordësuar se prokurorja Zaimi e meritonte konfirmimin në detyrë për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, është ndarë për kriterin e pasurisë.

Relatori Olsi Komici dhe anëtarja e trupit gjykues Pamela Qirko janë bindur nga shpjegimet e Zaimit për pasaktësitë në deklarime dhe mungesën e burimeve financiare për krijimin e një depozite dhe blerjen e një apartamenti në Tiranë. Ndërsa kryesuesja Firdes Shuli këmbëngul se subjekti nuk e kundërshtoi dot barrën e provës dhe duhet shkarkuar.

Debati në vendimin e arsyetuar të nënshkruar nga Komici dhe Qirko, në shumicë, me mendimin e pakicës të përfaqësuar nga kryesuesja Shuli, zhvillohet mbi ligjshmërinë e burimit të krijimit të një depozite në shumën 1 milion lekë më 25 tetor të vitit 2010 dhe për mundësinë e prokurores Zaimi për pagesën e dy kësteve në qershor të 2011-ës për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Si burime krijimi të depozitës në vitin 2010, Zaimi ka deklaruar një pjesë të depozitave të tërhequra në vitet 2009 – 2010 dhe kursimet nga paga, të pasqyruara në deklarimin e pasurisë në vitin 2010.

Lexo edhe:

Horoskopi i së dielës/ Dashuri, surpriza dhe vendime që ndryshojnë jetën

Kush është Moisi Habilaj? Historia e trafikut të drogës dhe arratisjes nga drejtësia

Gjatë hetimit administrativ ajo ka ndryshuar qëndrim duke shpjeguar se vlera që kishte shërbyer për çeljen e depozitës në 2010-ën ishte tërhequr më 4 nëntor të 2008-ës dhe se ishte në shumën 1 milion e 662 mijë lekë.

Zaimi ka deklaruar se gjendja cash në vitin 2008 është deklaruar e ndarë, sipas burimit të krijimit 1 milion lekë nga një pjesë e kontratës paraprake të shitjes së një pasurie dhe vlera 1 milion e 662 mijë lekë nga tërheqja e depozitës më 31 tetor të vitit 2008.

Shumica i quan bindëse shpjegimet subjektit duke argumentuar se ajo e ka pasqyruar në vitin 2008 tërheqjen e depozitës edhe pse nuk e ka deklaruar si gjendje cash. Gjithashtu, në vendim argumentohet se nuk ka rezultuar që me shumën e tërhequr të jetë krijuar ndonjë pasuri tjetër deri në fund të vitit.

Ndryshe nga dy kolegët e saj, Shuli vlerëson që shuma 1 milionë e 662 mijë lekë të mos konsiderohet si burim i ligjshëm për krijimin e gjendjes cash në vlerën 3.5 milionë lekë në vitin 2009, për një pjesë të së cilës subjekti pretendon se e ka përdorur për krijimin e depozitës në 2010-ën.

Ajo thekson se Zaimi ka deklaruar në 2010 dhe në deklaratën veting se burime të krijimit të depozitës 1 milionë lekë ka në qenë një pjesë e depozitave të tërhequra në vitet 2009 e 2010 dhe kursimet nga paga.

“Siç vërehet, subjekti nuk ka përmendur si burim tërheqjen e depozitës në vitin 2008, prej 1,662,600 lekësh, të pretenduar të mbajtur cash gjatë këtij viti”, evidenton Shuli.

Kryesuesja Shuli vëren se subjekti e ka pasur të qartë deklarimin e gjendjes cash në vitin 2008, pasi ka deklaruar të ardhura cash në shumën 1,5 milion lekë me burim nga kontrata paraprake e shitjes së shtëpisë, ndërkohë që ka pasqyruar edhe depozitën e tërhequr në shumën 1 milionë e 662 mijë lekë.

Ajo e vlerëson jo bindës arsyetimin e shumicës se nga hetimi nuk rezultoi që Zaimi të ketë krijuar ndonjë pasuri tjetër deri në fund të vitit 2008 dhe konkludon se shuma prej 1 milion e 662 mijë lekë e tërhequr në vitin 2008 nuk duhet të konsiderohet si burim për cash-in 3.5 milionë lekësh të deklaruar në vitin 2009.

Për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 103 m2 në Selitë të Tiranës në prill të vitit 2011 kundrejt çmimit 87 mijë e 750 euro, bashkëshorti i subjektit ka deklaruar si burim krijimi një kredi në BKT në shumën 5 milionë lekë; depozita bankare në shumat 2 milionë e 498 mijë lekë, 646 mijë lekë dhe 845 mijë lekë; si dhe pakësimin i gjendjes cash në shumën 2 milionë e 494 mijë lekë.

Komisioni ka konstatuar deklarime kontradiktore të palëve në lidhje me kohën e kryerjes së pagesave për apartamentin; mosdeklarimin një pagese në shumën 23 mijë euro të kryer në vitin 2011, si dhe të ndihmave nga familjarët në shumat 8 mijë euro dhe 250 mijë lekë, që ka mbetur e paprovuar me dokumentacion.

Zaimi ka dhënë dy versione të ndryshme për përdorimin e ndihmës nga familjarët, pasi njëherë ka deklaruar se ka shërbyr si burim për kryerjen e një pagese në shumën 2.5 milionë lekë më 8 qershor 2011 dhe një herë për pagesën e shumës 23 mijë euro në datën 22 qershor.

Për këtë arsye, ndihma e pretenduar nuk është përfshirë në analizën paraprake të KPK prej nga ka rezultuar mungesë burimesh të ligjshme për pagesën e shumës 2,5 milionë lekë në datën 8 qershor 2011 nga kursimet, pasi gjendja cash e deklaruar në shumën 950 mijë lekë, ka qenë e pamjaftueshme.

Komisioni ka konstatuar mungesë burimesh të ligjshme edhe për pagesën e shumës 23 mijë euro në datën 22 qershor 2011, pasi gjendja cash është përdorur për pagesën e datës 8 qershor 2011.

Pavarësisht këtyre konstatimeve, shumica është bindur më vonë nga shpjegimet e Zaimit. Sipas KPK, Zaimi ka dhënë shpjegime të mjaftueshme në lidhje me mosdeklarimin e ndihmës familjare.

“Duke qenë se veprimet juridike, dhënia e ndihmës prej familjarëve dhe shlyerja e saj nëpërmjet tërheqjes së depozitave bankare, janë kryer dhe përfunduar po brenda vitit 2011, […], nuk ishte detyrim për deklarim në deklaratën periodike të vitit 2011 dhe aq më tepër në deklaratën Vetting”, arsyeton shumica.

Komici dhe Qirko shprehen se familjarët e subjektit rezultojnë rezidentë të përhershëm në Itali e Greqi, ndërkohë që shumat e kontribuara janë në vlera relativisht të vogla. Ata shtojnë se Zaimi ka pasur mundësi t’i kthejë shumat e pretenduara.

Lidhur me mospërputhjen e deklarimeve për destinacionin e përdorimit të ndihmës familjare, Zaimi ka pretenduar se kjo ka ndodhur pasi i është referuar kujtesës dhe jo dokumentacionit.

Sipas shumicës, edhe pse subjekti nuk e ka provuar marrjen e ndihmës nga familjarët, ajo ka dhënë shpjegime të plota se kjo ndihmë ka shërbyer si burim për pagesën e shumës 23 mijë euro.

Pas analizës së rishikuar shumica arrin në konkluzionin se Zaimi dhe bashkëshorti i saj kanë pasur pasaktësi të justifikuara për apartamentin në Tiranë. Balanca negative e mbetur në shumën 199 mijë lekë për pagesën e këstit 23 mijë euro dhe pasaktësitë nuk janë konsideruar me peshë.

Shuli në pakicë vlerëson se Zaimi nuk ka dhënë shpjegime bindëse për mospërputhjet e konstatuara në lidhje me deklarimet për kohën e kryerjes së pagesave të apartamentit. Sipas saj, rezulton se pagesat janë kryer në rrugë bankare dhe në këtë mënyrë ato janë lehtësisht të verifikueshme.

Ajo i qëndron konstatimit fillestar të KPK se subjekti ka mungesë burimesh për pagesën e shumës 2.5 milionë lekë më datë 8 qershor 2011 të prejardhur nga gjendja cash e vitit 2010, pasi gjendja cash e deklaruar ka qenë në shumën 950 mijë lekë.

Shuli evidenton se në të gjitha deklarimet përpara vitit 2011, Zaimi ka deklaruar gjendje cash dhe jo shtesa, megjithëse deklarata periodike e pasurisë kërkon deklarimin e shtesave dhe pakësimeve të pasurive gjatë një viti.

Gjithashtu, Shuli sjell në vëmendje mospasqyrimin në deklaratën e vitit 2011 dhe në atë veting të ndihma financiare nga familjarët, si edhe mosdokumentimin e marrjes së vlerave të pretenduara. Bazuar në këto konstatime, ajo vlerëson se ndihma financiare nuk mund të konsiderohet si burim për pagesën e këstit 23 mijë euro.

“[…]nuk bie dakord me qasjen e shumicës dhe qëndrimin e mbajtur në lidhje me konsiderimin e likujditeteve ne cash, për më tepër, në kushtet kur në disa raste subjekti ka kryer deklarime kontradiktore e janë vërejtur mospërputhje deklarimesh, të cilat e kanë bërë objektivisht të pamundur vërtetimin e pretendimeve të tij në lidhje me likujditetet cash”, vlerëson Shuli dhe konkludon se Zaimi gjendet në pamundësi financiare ndër vite në shumën 2 milionë e 880 mijë lekë dhe se duhet shkarkuar nga detyra. /BIRN/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi i së dielës/ Dashuri, surpriza dhe vendime që ndryshojnë jetën

22:58 : 13/06/2026
AKTUALITET

Kush është Moisi Habilaj? Historia e trafikut të drogës dhe arratisjes nga drejtësia

22:47 : 13/06/2026
AKTUALITET

Në kërkim për trafik droge, arrestohet Moisi Habilaj

22:34 : 13/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit vijojnë marshimin në Rrugën Bardhyl, shkojnë drejt QSUT

22:24 : 13/06/2026
AKTUALITET

Bushati mesazh Ramës: Mund të zvarritesh poshtë karriges, por legjitimiteti yt ka marrë fund

22:12 : 13/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit i hapin rrugën ambulancës

22:00 : 13/06/2026
Para

Balla: Të vendosur për shkarkimin e Metës

TË GJITHA

Horoskopi i së dielës/ Dashuri, surpriza dhe vendime që ndryshojnë jetën

22:58 : 13/06/2026

Kush është Moisi Habilaj? Historia e trafikut të drogës dhe arratisjes nga drejtësia

22:47 : 13/06/2026

Në kërkim për trafik droge, arrestohet Moisi Habilaj

22:34 : 13/06/2026

Protestuesit vijojnë marshimin në Rrugën Bardhyl, shkojnë drejt QSUT

22:24 : 13/06/2026

Bushati mesazh Ramës: Mund të zvarritesh poshtë karriges, por legjitimiteti yt ka marrë fund

22:12 : 13/06/2026

Protestuesit i hapin rrugën ambulancës

22:00 : 13/06/2026

Marshimi/ Qytetarët ndalen para Kuvendit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë

21:50 : 13/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetjojobetcratosroyalbet girişdeneme bonusugrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet