“Non-paperi”, profesori i njohur zbulon emrat: Vuçiç, Rama e Baton Haxhiu, qëndrojnë pas Francës

Tashmë ka një muaj që është bërë zhurmë mediale por edhe politike publikimi i “non-paperit” që flet për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Autorësia e “non-paperit” akoma nuk është zbuluar. Është mbetur ‘fantazmë’ edhe pse njëherë u tha se ishte publikua nga kryeministri slloven, por që ai e ka mohuar këtë.

“Non-paperi” i mbushur me plotë skica dhe harta që flet për ridizajnimin e kufijve të ish-Jugosllavisë.

Në lidhje me këtë çështje, prof. Dr. Binak Maxharraj flet për “non-paperat” të ashtuquajtur slloven e franko-gjerman.

“Këto ditë ne mediat sllovene dhe të Ballkanit, është publikuar një dokumenti cili pretendohet se është “non-paperi” i kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janshës sipas të cilit gjoja kufijtë e ish-Jugosllavisë dhe Ballkanit duhet të ridefinohen në baza etnike. Në vija të trasha thuhet se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë, por pa Veriun e saj, dhe bashkimi i Republika Sërpska ma Serbinë. Por, pas kësaj letër fantazmë apo ogurzezë pothuajse nuk qëndron askush, edhe vetë i përmenduri Jansha nuk e pranon autorësinë e saj, as qeveria e Sllovenisë nuk qëndron pas kësaj letre. Këtë letër “thikë me dy teha” nuk po e pranon askush autorësinë. Është si jetime por që po bënë shumë zhurmë dhe jehonë gjithandej”, shprehet Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai mendon se ma marrë parasysh idenë e këtij “non paperi” zhvendosja e kufijve në Ballkan është një lojë me zjarrin dhe mund të ketë pasoja të paparashikuara për rajonin e më gjerë.

“Ridefinimin apo prekjen e kufijve e dënoi ashpër edhe BE por edhe gati të gjitha shtetet e Evropës, ku me e zëshmja është Gjermania e cila ishte dhe vazhdon të jetë kategorikisht kundër ridefinimit të kufijve. Ridefinimin e kufijve në hapësirat e Ballkanit e dënuan ashpër edhe krerët shtetëror të Kosovës presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Por, jam thellë i bindur se pas këtij “non-paperi” qëndron sllavizmi Rusia së bashku me Serbinë të lansuara përmes agjenturave të tyre të inteligjencës me qellim të krijimit të hutisë para rinisjes së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë”, potencon ai.

Ai shton se, fill pas “non-paperit” të Janez Janshës “Koha ditore” e Veton Surroit e sjellë edhe një “non-papër” tjetër shumë më të rrezikshëm.

“Kjo sepse fletë për raportet midis Kosovës dhe Serbisë të cilat që dhjetë vite janë në dialog njëra me tjetrën pa ndonjë rezultat të theksuar, “non-paperit” II, i cili mendohet se është përgatitur nga Gjermania dhe Franca si një nismë për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi. Pikat që përmendën ne këtë “non-paper” dytë franko-gjerman, sipas disa analitikeve por edhe diplomatëve mendohet se janë gati të njëjtat me ato që do të diskutohen në dialogun Kosovë-Serbi. Duhet theksuar se në bazë të kësaj fantazme të dytë “non-paper” franko-gjerman të cilën e publikuan mediat në Kosovë do të krijohet një “distrikt autonom i Kosovës së veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës te Kosovës”, shton ai.

Maxharraj pohon se, kisha Ortodokse Serbe do të këtë “status të privilegjuar”, ndërsa siç thuhet Serbia pas ratifikimit të Marrëveshjes ligjërisht obliguese “nuk do të pengoj anëtarësimin e Kosovës organizatat ndërkombëtare dhe rajonale”.

“Por, menjëherë reaguan diplomatet Gjerman dhe Francez të cilët kategorikisht mohuan të kenë hartuar ndonjë dokument të këtillë. Unë personalisht e përjashtoi përzierjen e Gjermanisë në këtë punë të pistë. Mendoj, se “non-paperi” për Kosovën është dokument i Francës, sepse dihet se Franca është mike e vjetër e Serbisë dhe se qëllimisht ajo u vendos pasluftës në Mitrovicë e cila mundësoi që të izolohet Veriu i Mitrovicës nga pjesa tjetër e vendit. Kjo tregon më së miri se në vend që të kthehen shqiptarët nëpër shtëpitë e tyre në veri ata u penguan nga francezet por edhe me ndihmën e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Pra, Franca në bashkëpunim me Vuqiçin, Edi Ramën dhe Baton Haxhiun të cilët qëndrojnë pas këtij “non-paperi” në prag të nisjes së dialogut Kosovë-Serbi për më tepër për të krijuar huti në dialog. Vlen të theksohet se kryeministri Edi Rama kishte dijeni për këtë “non-paper” nga i cili besohet që si i tillë u publikuar në media këtë e deklaroi vetë Edi Rama i cili është dhe mbetet i vetmi lider Ballkanik e evropian që haptas pranoi së kishte dijeni për këtë “non-paper” destabilizues për Ballkanin”, thekson profesori.

Ai pohon se, për ta treguar fytyrën e vetë të vërtetë proserbe Edi Rama gjatë fushatës parazgjedhore deklaroi “Më në fund nëse i fitoi zgjedhjet do të bëjë presion nëse i fitojë zgjedhjet që të pranohen “non-paperet” serb, së paku për ta pranuar autonomin e serbeve në veriun e Kosovës”.

“Por derisa “non-paperi” i parë që kishte të bënte ridefinimin e kufijve që është diçka e pakapshme, sepse edhe përkundër përpjekjeve Vuçiq-Thaçi-Rama për ridefinimin e kufijve kjo çështje është e mbyllur si projekt për ridefinimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor që do të prodhonte luftëra të reja në këto hapësira, projekt ky që është hedhur poshtë nga BE dhe Amerika.

Por, duhet ndalë pak te termi i përkufizuar në këtë “non-paper” II të përkufizimi i nocionit siç përmendet në këtë “Non-paper” të “Distrikti autonom i Kosovës se veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Kjo do të thotë së në njëfarë mënyrë termi “Kosova e Veriut” asocion në shtetësinë e këtij regjioni, bash sikur bie fjala kur kemi emërtime të ngjashme si “Maqedonia e Veiut” Koreja e Veriut, etj. që është një termë antikushtetues. Kjo do të ishte edhe shumë më e rrezikshme se sa Asociacioni i komunave me shumicë serbe (mekompetenca ekzekutive) të përfolur deri më tani, të cilin na e lanë si kopil te dera Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, Isa Mustafa sa për tu arsyetuar për nënshkrimin e asociacionit me kompetenca ekzekutive, këto ditë deklaroi se gjatë dialogut kur ai e zhvillonte me Federika Mogherinin nuk është përmend, por, ai shton se, është nënshkruar nga vetë Mustafa Asociacioni me kompetenca ekzekutive të cilin Gjykata Kushtetuese e Kosovës e hodhi poshtë me mbi 23 kompetenca të jashtëligjshme, që do të thotë se Distrikti dhe Asociacioni janë të njëjtë por qe “non-paperët” e kanë fuqizuar edhe më tepër në favor të Serbisë i cili do të dukët si një mini shtet në shtetin e Kosovës, i cili pas disa kohësh edhe do të deklarohej përmes një referendumi për ndarje.

“Pra, thënë dokumenti “non_paper”, i mohuar zyrtarisht përfshin shumë më shumë se kaq, thuhet se do të krijohet një distrikt autonom i Kosovës Veriore, që nga përshkrimi duket të këtë kompetenca ekzekutive gati sa të një shteti. Në “non-paper” përdoret termi “Kosova veriore” e jo “Veriu i Kosovës” çfarë nuk është krejt njesoj. Pastaj shkohet edhe më tutje në këtë “non-paper” ku thuhet se palët, pra Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë edhe ndryshime Kushtetuese. Një formulim i këtillë në këtë “non-paper” është fatal, është tepër i rrezikshëm për Kosovën të cilin liderët e ri të Kosovës në krye më Kurtin as që duhet të lejojnë të diskutohet e lëre më të debatohet, sepse hapja e këtij debati e hapë edhe “kutin e pandorës” që cenon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës i cili është tepër e rrezikshme për Kosovën por që nuk e lejon as Kushtetuta nuk lejohet me Kushtetutë”, thekson ai.

Sipas profesorit, në përgjithësi “non-paperet” nuk janë veç lojëra të lëshuar në etër, por pas këtyre lojërave fshihet shumëçka e rrezikshme për Kosovën dhe shumëfishë të dobishme për Serbinë.

“Prandaj, mu për këtë arsye Serbia i përkrah këta “non-paper” sepse e favorizojnë atë, sepse në esencë qëndron prapa tyre. Mirëpo, kjo edhe mund të mos ndodhë nëse liderët politik Vjosa Osmani, Albin Kurti e të tjerë do të jenë të ndërgjegjshëm, të kujdesshëm që ti mbrojnë pozicionet që kanë në raport me dialogun, të ia bëjnë të qartë në biseda jo publike Edi Ramës i cili ka rrëshqitë në pellgjet e politikës pro-serb-ruse se ai duhet të mbajë në raport me Kosovën, sepse Kosova është shtet i pavarur, sovran, nderkombtarisht i pranuar, me kufijtë e qartë e të pranuar ndërkombëtarisht dhe se Kosova i ka liderët e vet të zgjedhur nga populli që flasin në emër të popullit që ika zgjedhë, se ata janë zot shtëpie dhe se në fund nuk kanë nevojë për kurrfarë partenalizmi nga askush”, përfundon Binak Maxharraj.