“Le të qëndrojmë të bashkuar”, Belind Këlliçi apel demokratëve

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, njëherazi edhe deputet i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ka zhvilluar një takim falenderues me demokratët e Unazës së Re, ku ka vlerësuar punën e madhe, shpirtin e garës dhe vullnetin e hekurt për t’i dhënë Tiranës dhe mbarë vendit, ndryshimin e merituar!

‘PD nuk do të rreshtë përpjekjen që shqiptarët të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre. Ne duam Shqipëri dinjitare, jo të blerë! Le të qëndrojmë të bashkuar! Me njëri-tjetrin!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

LEXO EDHE  Keni bërë plane për fundjavë, shihni motin më parë

Demokratë të Unazës së Re dhe ju përkrahës të ndryshimit! Ju qëndrestarë të kryeqytetit!

Ju falenderoj të gjithëve për punën tuaj të madhe, për shpirtin e garës dhe vullnetin e hekurt për t’i dhënë Tiranës dhe mbarë vendit, ndryshimin e merituar!

PD nuk do të rreshtë përpjekjen që shqiptarët të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre. Ne duam Shqipëri dinjitare, jo të blerë!

Le të qëndrojmë të bashkuar! Me njëri-tjetrin!

Për njëri-tjetrin!

Për një Shqipëri demokratike!