Anxhela Peristeri dha një intervistë për “EPT1” në Greqi pak kohë më parë. Gjatë intervistës ajo u shpreh se rrënjët e saj janë greke, prandaj mban mbiemrin Peristeri.
“Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, tha këngëtarja.
Deklarata e saj bëri bujë të madhe në media, por e ftuar në “E diel”, Anxhela e ka sqaruar.
“Unë jam shqiptare, jam lindur në Shqipëri, prindërit e mi janë lindur dhe rritur në Shqipëri, por një prejardhje e stërgjyshit tim është nga Greqia dhe mbiemri im është i tillë. Kjo nuk do të thotë që unë s’jam shqiptare dhe që jam greke”, tregoi ajo.