• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Kush po ndërton një kat shtesë në pallatin e Erion Veliajt te “Kodra e Diellit” (Foto dhe Video)

15:43 : 01/05/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga BoldNews.al

Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i rikthehet asaj që di të bëj më mirë-abuzimit me ndërtimet në kryeqytet.

Kësaj radhe, “abuzimi” ka mbërritur saktësisht në godinën ku ai jeton së bashku me familjen e tij, në rezidencën “Kodra e Diellit”.

“Boldnews.al” po publikon disa pamje, të ditës së Shtunë, në të cilën dallohet qartësisht se në pallatin ku jeton Veliaj, po ndërtohet një kat shtesë.

Siç duket nga pamjet, ndërtimi është me konstruksion metalik. Megjithatë, ai konsiderohet plotësisht kat shtesë, pasi krijon hapësira banimi ose shërbimesh, pra përfitime të drejtëpërdrejta financiare për ndërtuesin.

Lexo edhe:

WhatsApp prezanton funksionin e ri të identifikimit të përdoruesve

Vrau ish-dhëndrin, Gjykata e Lartë prish dënimin për Mexhit Picarin. Çështja rikthehet në Apel

Rasti është tërësisht flagrant, megjithëse kompania mund të ketë siguruar leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar pikërisht nga banori i atij pallati, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj jeton në këtë godinë prej vitit 2016, kur bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe prindërit e saj, blenë një apartament 160 metra katrorë, me vlerë 88 mijë euro.

Kati shtesë mbi këtë ndërtesë, përveçse mund të krijojë probleme sigurie për banorët e tjerë të pallatit, e nxjerr godinën tërësisht jashtë konstruksionit të përgjithshëm të saj, por edhe të ndërtimeve përreth.

Pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019, Bashkia e Tiranës u deklarua se do të ndiqte një politikë agresive ndaj kateve dhe shtesave të tjera në pallate, për shkak se u konsideruan si faktori kryesor për shumëfishimin e dëmeve në kryeqytet.

Por, përtej deklarimeve publike, kohët e fundit janë vënë re raste të shumta shtesa godinash, përfshirë edhe në zona tejet të dukshme për qytetarët, siç ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut.

Por, tashmë, shtesat mbi kate kanë njohur ekspansion edhe në zonën ku banon edhe vetë kryebashkiaku i Tiranës. Madje, pikërisht mbi kokën e tij.

Në kompleksin rezidencial “Kodra e Diellit”, ku jeton familja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, banojnë edhe shumë personazhe të tjerë të jetës politike dhe publike të vendit.

Kompleksi është ndërtuar nga kompania “Agi-Kons”, një prej atyre që mund të konsiderohen si ndër më të “përkëdhelurat” nga administrata bashkiake e Erion Veliajt.

Prej vitit 2015, kur Veliaj fitoi mandatin e parë, kompania “Agi-Kons” rezulton se ka përfituar rreth 5 miliardë lekë të vjetra punë publike nga Bashkia e Tiranës, krahas lejeve të ndërtimit që ka marrë për ndërtime private.

Në 6 vitet e fundit, “Agi-Kons” ka përfituar, në total, mbi 22 miliardë lekë të vjetra nga tenderat publikë, të zhvilluar nga institucione të ndryshme shtetërore, përfshirë Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Ministria e Kulturës.

Lajme të lidhura

Teknologji

WhatsApp prezanton funksionin e ri të identifikimit të përdoruesve

15:00 : 01/07/2026
AKTUALITET

Vrau ish-dhëndrin, Gjykata e Lartë prish dënimin për Mexhit Picarin. Çështja rikthehet në Apel

14:52 : 01/07/2026
AKTUALITET

BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, Shein, AliExpress e kompani të tjera kineze

14:39 : 01/07/2026
AKTUALITET

Sheshet zhurmojnë për largimin e tij, Rama: Fajin e ka algoritmi, jo pakënaqësia qytetare

14:39 : 01/07/2026
AKTUALITET

Të Gjelbrit Evropianë mbështesin protestën, Vula Tsetsi: Nuk mbyllet kapitulli 27 pa u zgjidhur Zverneci

14:29 : 01/07/2026
AKTUALITET

Breshëri godet Zavalinën e Elbasanit, dëme të mëdha në pemëtari dhe bujqësi

14:17 : 01/07/2026
Para

Tom Doshi: Morëm 3 mandate pa nevojën e patronazhistëve

TË GJITHA

WhatsApp prezanton funksionin e ri të identifikimit të përdoruesve

15:00 : 01/07/2026

Vrau ish-dhëndrin, Gjykata e Lartë prish dënimin për Mexhit Picarin. Çështja rikthehet në Apel

14:52 : 01/07/2026

BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, Shein, AliExpress e kompani të tjera kineze

14:39 : 01/07/2026

Sheshet zhurmojnë për largimin e tij, Rama: Fajin e ka algoritmi, jo pakënaqësia qytetare

14:39 : 01/07/2026

Të Gjelbrit Evropianë mbështesin protestën, Vula Tsetsi: Nuk mbyllet kapitulli 27 pa u zgjidhur Zverneci

14:29 : 01/07/2026

Breshëri godet Zavalinën e Elbasanit, dëme të mëdha në pemëtari dhe bujqësi

14:17 : 01/07/2026

Instituti i Vjenës ul parashikimin për ekonominë shqiptare

13:52 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetperabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio giriş