Ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban, është gati për të bërë hapin e madh në karrierën e tij. Ganezi, i cili shkëlqeu me të kuqtë, aktualisht është pjesë e Trabzonspor në Turqi, ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 29 ndeshje.
Forma fantastike e Ekubanit, ka joshur drejtuesit e Sampdorias në Serinë A, që kanë hedhur grepat për sulmuesin 27-vjeçar, i cili sipas “Tuttomercatoëeb”, është pjesë e listës së dëshirave të klubit nga Xhenoa. Kontrata e ganezit skadon në verën e vitit 2022 dhe klubi italian është gati të paguaj për kartonin e Ekubanit.
Ditët e fundit, interesim për shërbimet e sulmuesit ka pasur edhe nga francezët e Saint-Etien. Por me shumë gjasa 27-vjeçari do të rikthehet në Itali. Ganezi e nisi karrierën tek të rinjtë e Mantovës teksa është aktivizuar gjithashtu me të gjitha moshat e Kievos.