• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plagosi me thikë besimtarët në xhami, avokati kërkon lirimin nga burgu të Rudolf Nikollajt: Të trajtohet në spital psikiatrik

12:44 : 01/05/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Avokati i 34-vjeçarit nga Burreli, Rudolf Nikollaj, që më 19 prill plagosi me thikë 5 besimtarë në xhaminë pranë rrugës së Kavajës në Tiranë, ka kërkuar lirimin nga burgu dhe shtrimin e autorit në spital psikiatrik.

Mësohet se avokati i 34-vjeçarit Isuf Shehi ka depozituar një kërkesën një ditë më parë në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku kërkon shtrimin dhe trajtimin e Rudolf Nikollajt në spitalin psikiatrik.

Kujtojmë që Rudolf Nikollaj u la në burg pas kërkesës së prokurorisë, pasi akuzohet për veprën penale “veprime për qëllime terroriste”, pas sulmit në xhami, ku plagosi 5 besimtarë myslimanë.

HETIMI

Sulmi me thikë i ditës së hënë në xhaminë “Dine Hoxha”, në Tiranë i ka kaluar tashmë për hetim Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Çështja në Prokurori është referuar për financim të terrorizmit që në vendin tonë dënohet me 15 vite burg ose burgim të përjetshëm apo gjobë 5-10 milionë lekë.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ Këlliçi: Të ngrihet komision hetimor për projektet e arkitektëve të huaj në Shqipëri

Rëndësia e inteligjencës së brendshme në ruajtjen e Rendit Publik dhe Sigurisë Kombëtare!

Rudolf Nikollaj, në momentet e para kur është shoqëruar ka deklaruar se: “Myslimanët duhet të ndëshkohen”. Mësohet se nga 5 të plagosurit, 4 kanë lënë spitalin, kurse një tjetër, 26- vjeçari Kleon Jaupaj i është nënshtruar një operacioni, pasi ka dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës.

NGJARJA

Sulmi që ndodhi të hënën në xhaminë “Dine Hoxha”, ishte një ngjarje në kufijtë e një akti terrorist, por që në fakt deri tani nuk po rezulton i tillë. Duket më shumë si një ngjarje e kryer nga një person, që sipas të gjitha të dhënave, nisur edhe nga ato që thonë familjarët e tij, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Rudolf Nikollaj, një 34-vjeçar, familja e të cilit i përket fesë së krishterë, ndërsa ai vetë është konvertuar në mysliman, u fut dy ditë më parë në xhaminë “Dine Hoxha”, te Rruga e Kavajës në Tiranë, jo për t’u falur, por për të sulmuar besimtarët. Fillimisht ai goditi me thikë një besimtar që në fakt punonte edhe në picerinë aty pranë, me të cilin u përball në derë të xhamisë.

Më pas u fut brenda duke plagosur edhe katër të tjerë, të gjithë të rinj, që po faleshin. Të tjerë besimtarë ndërhynë, duke arritur t’i heqin thikën nga dora e ta nxjerrin jashtë. Më pas, jashtë xhamisë, ai u neutralizua nga kalimtarë e besimtarë të tjerë, që “e arrestuan”, derisa aty mbërriti Policia.

TË PLAGOSURIT

Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht se të hënën rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një objekti kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. “Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikollaj 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, tha zyrtarisht Policia. Të plagosurit, Donald Koçi, 35 vjeç, Saba Peposhi, 22 vjeç, Maringlen Konja, 24 vjeç, Kleon Jupaj, 26 vjeç dhe Amri Tolaj, 23 vjeç, u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës. Burimet thanë se katër prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën dhe pas ndihmës së parë në urgjencë janë shtruar në pavijon.

PLAGOSJA E MËPARSHME

Rudolf Nikollaj, 34-vjeçari nga Mati që u arrestua të hënën pas sulmit në xhami, ku plagosi 5 vetë, kishte qenë në kërkim policor deri para një jave, për një tjetër plagosje. Ai kërkohej nga Komisariati nr.3 në Tiranë, për një ngjarje të ndodhur më 10 mars, në rrugën “Kastriotët”, në kryeqytet, te terminali i autobusëve. Megjithatë, më 12 prill kërkimi policor ishte shuar, pasi kishte kaluar një muaj, siç parashikohet edhe në ligj.

Nikollaj ishte denoncuar në Komisariatin nr.3 nga vetë personi që kishte plagosur me thikë në këmbë. Më konkretisht, mësohet se në rrugën “Kastriotët” ai kishte plagosur me thikë shtetasin Robert Kurti. Pas kallëzimit që kishte bërë i plagosuri, Nikollaj ishte shpallur në kërkim policor.

/Panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ Këlliçi: Të ngrihet komision hetimor për projektet e arkitektëve të huaj në Shqipëri

10:59 : 30/06/2026
AKTUALITET

Rëndësia e inteligjencës së brendshme në ruajtjen e Rendit Publik dhe Sigurisë Kombëtare!

10:51 : 30/06/2026
AKTUALITET

“Korriku nis me ulje të temperaturave”, meteorologia tregon kur vjen vala tjetër e të nxehtit

10:48 : 30/06/2026
AKTUALITET

Spiropali ‘kunj’ Ramës: Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë

10:37 : 30/06/2026
AKTUALITET

Deputetët në seancë plenare, protestuesit para godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

10:29 : 30/06/2026
SHOW BIZ

Çudit Frederik Ndoci: Lionel Messi është me origjinë nga Shkodra

10:28 : 30/06/2026
Para

Kaos dhe trafik, paralizohen daljet e Tiranës dhe autostrada Tiranë-Durrës

TË GJITHA

“Albanian Files”/ Këlliçi: Të ngrihet komision hetimor për projektet e arkitektëve të huaj në Shqipëri

10:59 : 30/06/2026

Rëndësia e inteligjencës së brendshme në ruajtjen e Rendit Publik dhe Sigurisë Kombëtare!

10:51 : 30/06/2026

“Korriku nis me ulje të temperaturave”, meteorologia tregon kur vjen vala tjetër e të nxehtit

10:48 : 30/06/2026

Spiropali ‘kunj’ Ramës: Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë

10:37 : 30/06/2026

Deputetët në seancë plenare, protestuesit para godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

10:29 : 30/06/2026

Çudit Frederik Ndoci: Lionel Messi është me origjinë nga Shkodra

10:28 : 30/06/2026

U kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet Emiljano Nina

10:25 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerGrandpashabetcasibomPerabetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetjojobet girişimajbetbetcio