• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-të burgosurit politikë në grevë urie në Qafë Bari: Po jetojmë nën mbetjet e PPSH

19:53 : 01/05/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kjo është rruga për në ish burgun e Qafë Barit. Disa ish të burgosur politikë që prej 19-ditësh janë në grevë urie. Kërkesat e tyre deri tani kanë rënë në vesh të shurdhët.

Huanito Martini, Kostandin Gjerdeni, Xhevdet Pashai, Ilir Çuhaj ish të dënuar politikë pas 30 vitesh vendosin të riburgosen sërisht aty ku vuajtën për shumë vite. Në burgun kamp të Qafë Barit në Fushë Arrëz të Pukës.

“Po jetojmë nën diktatura nën mbetjet e PPSH. Kemi kaluar jetën tonë në këto kampe jemi torturuar mizorisht. Pas 30 vjetësh po jetojmë si në 1991,” tha Huanito Martini.

Huanito Marini ishte 18 vjeç kur u burgos, ka bërë 11 vite burg nga Spaçi në Qafë-Bari parashtron dhe disa kërkesa ekonomike që nuk ju janë plotësuar.

”Nuk jemi dëmshpërblyer për vitet e burgut deri tani se janë bërë selektime. Të dënuarit që janë pushkatuar që kanë vdekur nëpër burgje apo fëmijët që kanë vdekur nëpër internime të paguhen për 25 vite jo për 8 vjet si ligji I 2007. Letrat me vlerë që i kemi në xhepa të na I kompensojnë me privatizimin të objekteve”, thotë ai.

Lexo edhe:

I shpërtheu granata teksa po punonte tokën, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

Gjueti e paligjshme te liqeni i Prushit, arrestohet 35-vjeçari

Ilir Çuhaj me origjinë nga Kosova i lindur në Elbasan me fisin e tij u internuan në kampin e Tepelës. Më pas i dërguan në kampin e dëbimit në Çermë të Lushnjës. Thotë se kategoria që ai përfaqëson nuk ka marrë dëmshpërblim.

“Nuk dalim pa u marrë një vendim kushtetues që të ligjërojë kategoritë tona. Është turp që na përjashtuan,” shprehet ai.

Xhevdet Pashaj nga Vlora 8 vjet i dënuar ka që i internuar në këtë kamp dhe ka punuar në minierën e floririt.

“Më kanë nxjerrë një letër me vlerë me shifrën zero. Gabim dhe nuk marr dot asgjë. Janë 70 raste të tilla. Le puna e papaguar që na takon në galeri. Marrin vetëm 60 veta. Na vranë me armë në 1984 po na vrasin dhe tani në 2021,” shprehet ai.

Huanito Marini parashtron dhe disa kërkesa politike. “Do vazhdojmë betejën tonë për largimin nga politika të atyre që kanë larë duart me gjak. Gjykatësve, prokurorëve, ministrave që kanë rekorde kriminale, të largohen nga politika. Se familje po trafikohen rrugëve,” thekson Martini.

Hynë 5 por kanë mbetur 4 pasi Agim Kollçaku po i nënshtrohet një operacioni dhe ka lënë grevën.

Pjesa më e madhe e këtyre të burgosurve politikë që ndodhen në grevë urie kanë vuajtur tortura çnjerëzore deri në humbjen e jetës të shokëve të tyre që morën pjesë në revoltën e 1984 e njohur si revoata e Qafë Barit por që u shua me dhunë.

Kostandin Gjerdeni nga Durrësi ishte 23 vjeç kur u burgos se ju arratis daja. Mori një plumb gjatë revoltës të majit të 1984 dhe mbeti pa me një krah.

Shprehen se nuk do dalin nga greva deri ne marrjen e një përgjigje nga instutucionet e vendit. “Nuk do dalim ne të vdekur që të vdekur jemi,” tha Xhevdet Pashaj.

Kërkesat në pika të përgjithshme:

Shoqata Qendresa e Rezistenca e te Burgosurve Persekutuarve e Trashigimtareve Politike te Shqiperise kerkon me ane te kesaj greve :

1.Ndryshimi dhe permiresimi i ligjit qe perjashton, persekuton e diskriminon qindra te burgosur politike (2007-2009 e ne vijim)

2.Perfshirja e letrave me vlere ne demshperblimin financiar

3.Kthimi i parave te mbajtua te ne Faturen e dëmeshperblimit, nga përfitimi falas i banesave nga shteti për kategorinë tonë.

4.Kompensim fizik e material të pasurive të konfiskuara, pronat e tokat bujqësore të grabitura nga diktatura e ligjit 7501 .

5.Njohja me projektligj dhe Vlerësimi i punës së papaguar të të gjithë të dënuarve dhe të persekutuarve politikë.

6.Status të veçantë paketë ligjesh për pensionet duke u dëmshpërblyer të gjithë të dënuarit pa avokat mbrojtjeje.

7.Financa të ligjëruara për sëmundje profesionale të fituar dhe trashëguara nga puna e rënde e me pasoja në miniera, këneta etj.

Vlerësimi i krimimeve të Komunizmit si krime kundra njerëzimit, në përputhje me praktikat ndërkombëtare të shteteve ish-komuniste. /abcnews.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I shpërtheu granata teksa po punonte tokën, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

12:21 : 20/10/2025
AKTUALITET

Gjueti e paligjshme te liqeni i Prushit, arrestohet 35-vjeçari

12:14 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Virgjëresha e korrupsionit” i vë në kroskot të Porsche, 370 mln lekë Papulit

12:09 : 20/10/2025
AKTUALITET

Korreshi në Komisionin e Ligjeve: Nëpunësit civilë me teserë partie, demokratët të përjashtuar

12:02 : 20/10/2025
AKTUALITET

Lezhë/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka

11:43 : 20/10/2025
BOTA

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

11:36 : 20/10/2025
Para

Interi vendos një dorë te titulli, Crotonen e mban në Serie A vetëm matematika

TË GJITHA

I shpërtheu granata teksa po punonte tokën, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

12:21 : 20/10/2025

Gjueti e paligjshme te liqeni i Prushit, arrestohet 35-vjeçari

12:14 : 20/10/2025

“Virgjëresha e korrupsionit” i vë në kroskot të Porsche, 370 mln lekë Papulit

12:09 : 20/10/2025

Korreshi në Komisionin e Ligjeve: Nëpunësit civilë me teserë partie, demokratët të përjashtuar

12:02 : 20/10/2025

Lezhë/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka

11:43 : 20/10/2025

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

11:36 : 20/10/2025

“Bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit”, Berisha nga SPAK: Dosjes i janë hequr fashikujt ku flitet për Taulant Ballën

11:27 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com