• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat për shpërndarje ushqimesh para zgjedhjeve, Vokshi: “Top Channel” zëdhënës i pushtetit, ja e vërteta

12:01 : 29/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kandidatja e PD-së në Qarkun e Tiranës, Albana Vokshi ka reaguar pas akuzave nga emisioni “Fiks Fare” në “Top Channel” mbrëmjen e djeshme, se përfaqësues të Partisë Demokratike kanë shpërndarë ushqime një ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Vokshi shprehet se media është bërë zëdhënëse e pushtetit për të mashtruar qytetarët.

“Gjatë karrierës sime politike kam bërë gjithçka kam patur mundësi për t’u dalë në krah mediave apo gazetarëve të sulmuar nga pushteti për shkak të punës së tyre. Sot nuk mund të hesht, kur një media bëhet zëdhënëse e pushtetit për të mashtruar qytetarët dhe për të na paraqitur të gjithëve njësoj për blerjen e votave. Jo! Ne nuk jemi njësoj! Ne nuk blejmë vota me ‘ndihma’ ushqimore, siç paraqet ‘Fiks Fare’ me mashtrimin e tij”, shkruan Vokshi në një postim në FB.

Ajo sqaron më tej se, pamjet e servirura si ndarje ndihmash natën para zgjedhjeve në Laprakë janë qese modeste me një pjesë të ushqimit të  komisionerëve të PD për ditën e zgjedhjeve. Në qeset që u servirën si ndihma për blerje votash nga unë dhe PD në Laprakë ka 1 molto, 1 neskafe, 1 redbull, thotë Vokshi.

“Është poshtëruese për qytetarët ky mashtrim i ‘Fiks Fare’ vetëm e vetëm për t’i shërbyer pushtetit dhe dy masakruesve të votës së lirë, Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Qëllimi i mashtrimit është  për të bërë të dukemi që ne jemi të gjithë njësoj dhe për të relativizuar masakrën e blerjes së votës nga Rama-Veliaj. Ne nuk jemi njësoj!  Partia Demokratike mori në Laprakë një rezultat të jashtëzakonshëm, sepse shumica e njerëzve donin largimin e këtij regjimi të padrejtë, që vjedh dhe ndëshkon qytetarët sipas interesit. Ne fituam edhe në lagje që nuk ishin fituar asnjëherë nga PD, sepse presionet, blerja me para, legalizime dhe marifete të tjera, nuk pinë ujë përballë nevojës për ndryshim dhe besimit tek Partia Demokratike”, shprehet Albana Vokshi.

Lexo edhe:

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

“Në një situatë normale, në të cilën media mund të konsiderohej e lirë, do të kisha kërkuar nga ‘Fiks Fare’ përgënjeshtrim për këtë “lajm” të rremë. Ky nuk është rasti, sepse disa zgjedhin t’i shërbejnë parasë, disa të tjerë të vertetës, votës së lirë dhe demokracisë. Unë bëj pjesë  tek kjo e dyta dhe askush nuk mund të më bëjë presion, të më shantazhojë dhe kërcënojë me lajme fallco”, e mbyll reagimin Vokshi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025
AKTUALITET

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025
BOTA

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025
Para

Nishani: Duhet një projekt i ri në PD! Në garë për kryetar? Në politikë kurrë nuk thuhet “kurrë”

TË GJITHA

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025

Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

11:59 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com