• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy grupe armiqësore brenda lëvizjes ‘Basha IK’

17:16 : 28/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Sot Lulzim Basha gjendet i ulur në bankën e të akuzuarve, i sulmuar paradoksalisht nga dy kampe, krejt të kundërt me njëri- tjetrin.

Të parët, kryesisht afër pushtetit, që u qante zemra për një mandat të tretë të kleptokracisë, po e shigjetojnë liderin demokrat se humbi në një garë normale dhe të ndershme dhe prandaj, si në çdo demokraci të denjë për këtë emër, ai duhet të hapë rrugën.

Qëllimi real i këtij grupi nuk ka aspak të bëjë me fatin personal të Bashës, apo me shqetësimin për të ardhmen e opozitarizmit në vend. Synimi i tyre është përdorimi minimal i kësaj fabule, për t’ia mbivendosur atë debatit real mbi masakrën elektorale dhe instalimit gati përfundimtar të një regjimi.

Të dytët kanë një qasje krejt tjetër. Për ta, zgjedhjet e kësaj radhe ishin një farsë. Me blerjen masive të votës, me përdorimin e administratës, me legenosjen e policisë, me shkërdhimin e organeve të drejtësisë së re si SPAK, me paratë e koncesioneve e aeroporteve pa tender, gjithçka ishte e mbyllur që pa filluar hedhja e votës në kuti. Për ta, Basha nuk është fajtor se humbi si një alternativë më e keqe, por se nuk mbajti premtimin për të garantuar dhe ruajtur votën e një shumice anti Ramë.

Duke qenë se pretendimi i grupit të parë niset nga premisa fallco, është mirë të lihet mënjanë dhe analiza të fokusohet tek të dytët, tek ata që janë të interesuar për vazhdimin e betejës me autokracinë dhe për ringritjen e një opozite të gatshme për ta përballuar këtë mision.

Lexo edhe:

Si mund ta shpëtojnë amerikanët ushtarin Basha

Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Fatkeqësisht, Lulzim Basha nuk e luan dot më këtë rol. Mjafton të shohësh fjalimin e tij të parë pas humbjes, për ta kuptuar. Pa bosht, pa një qëndrim thelbësor politik, duke patur frikë të prononcohet nëse i njeh apo nuk i njeh këto zgjedhje, nëse do rihyjë apo jo në parlament, nëse do nisë apo jo protesta, nëse do të dorëhiqet apo do të qëndrojë, ai u tregua po aq hemafrodit sa në drejtimin 8 vjeçar të opozitës.

Në atë pakuptimësi prej pelivani, ai dukej sikur donte të mashtronte njëkohësisht edhe Xhelal Mziun edhe Juri Kimin, edhe ata që donin revoltë edhe ata që kishin pranuar ndërkohë nënshtrimin, edhe ata që ishin për luftë edhe ata që përkundnin në mendje ëndrrat e çartura të një bashkëqeverisje me Ramën.

Mjafton ky fakt për të provuar se ikja e Bashës është një klithmë që duhet të burojë nga pjesa më e virgjër e shpirtit opozitar. Me fjalën e fundit tek shkallët e PD-së, ai na provoi edhe njëherë se, nëse qëndron, do të jetë po aq i pavendosur dhe po aq i lëkundur sa këto tetë vite në drejtimin e opozitës. Se ai do të vazhdojë të mbetet një manovrator dhe teknicien meskin, i pabrumosur dhe i paaftë për të mbajtur mbi supe beteja të mëdha.

Lulzim Basha u tregua i pazoti për të vendosur nëse regjimi duhej përballuar me molotovë apo në tryeza negociatash me Damianin; nëse pushteti merrej duke sulmuar oligarkët e Ramës apo duke flirtuar me financimet e tyre; duke denoncuar mediat e propagandës, apo duke darkuar mbrëmjeve në vilat e pronarëve të tyre; duke u thënë ndal diplomatëve të korruptuar, apo duke qenë kukulla që poston përkrah me ta në rrjetet sociale.

Duke mbetur përjetësisht as mish as peshk, Lulzim Basha e la të çarmatosur edhe veten edhe opozitën përballë betejës finale, asaj të përballimit të një makinerie monstruoze manipulimi.

Natyrisht thënë këtë duhet bërë një diferencë e qartë mes hajdutit dhe të vjedhurit, mes përdhunuesit dhe viktimës. Në këtë këndvështrim, me gjithë mëkatet e mëdha, Basha është shumë më i bardhë se sa rivali i tij. Por në rastin më të mirë kjo mund të shërbejë vetëm si një ngushëllim moral. Politikisht ai ka dështuar dhe kjo është pa kthim. Ai ka dështuar se nuk qe në gjendje të ngrihej në nivelin e mjetit që u duhej shqiptarëve për përmbysjen e regjimit. As e mori dot përsipër dhe as e luajti dot këtë rol. Dhe e keqja është se edhe me qëndrimin që mbajti pas 25 prillit, ai nuk propozoi dot diçka të ndryshme, ai u soll sërish si kalkulator dhe jo si prijës i popullit të vjedhur.

Prandaj ai duhet të ikë duke dëgjuar jo ata që i bëjnë apel në emër të Ramës, por ata që i përgjërohen të shqetësuar për fatin e opozitës.

PD pas kësaj traume ka nevojë për një lider thellësisht radikal dhe farmaceutikisht të pastër. Basha është i paaftë dhe për njërën dhe për tjetrën.

Etiketa: bushati boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si mund ta shpëtojnë amerikanët ushtarin Basha

21:37 : 31/01/2022
AKTUALITET

Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

18:59 : 22/12/2021
AKTUALITET

Edhe në BE do na fusë Erdogani

22:21 : 16/07/2021
AKTUALITET

Kush i bleu votat e Exit Poll-eve?

16:08 : 26/04/2021
AKTUALITET

Bushati në Shkodër: PD-ja ka një plan masash për rimëkëmbjen e bizneseve

16:27 : 27/03/2021
AKTUALITET

Fundi i fabulës me racizmin antikosovar

23:05 : 29/12/2020
Para

VIDEO/ Laçi-Partizani, kurbinasit përmbysin rezultatin

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Përplasen dy helikopterë në Finlandë, humbin jetën 5 persona

22:14 : 17/05/2025

Benfica dorëzohet në javën e fundit, Sportingu fiton titullin e 21-të kampion në Portugali

22:05 : 17/05/2025

Incidenti me Gjestin, Jozi: Ishte shpërthim emocional! Ja çfarë më tha familja

22:04 : 17/05/2025

“Familja nuk e pranonin ndryshimin e gjinisë”, Amber: Nuk shkova as në varrimin e babait

21:56 : 17/05/2025

Man.City e mbyll sezonin pa trofe, Guardiola i dorëzuar: Bëmë gjithçka që mundëm

21:43 : 17/05/2025

Shoferi humb kontrollin e makinës në Krumë, plagoset bashkë me babanë

21:32 : 17/05/2025

Inter kërkon të rikthejë në Serie A yllin e Atletico Madrid

21:19 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com