Mbrojtësi i Partizanit, Roberto Dominguez, debutoi me fanellën e kuqe në takimin kundër Kukësit. Kur kanë kaluar më shumë se tre muaj, lojtari nga El Salvadori gjeti minutat e para me trajnerin Daja, që e aktivizoi në minutën e 78-të.
Dominguez luajti fillimisht si mesfushor difensiv para mbrojtjes, por Daja e kaloi në pozicionin e tij natyral si qendërmbrojtës. Dominguez luajti 12 minuta në total, provoi dy pozicione dhe preku vetëm 5 topa.
Debutimi i mbrojtësit bëri bujë dhe në El Salvador, me shumë media që shkruan për të. Madje, një prej tyre bëri edhe një video që u shpërnda në rrjetet sociale me performancën e mbrojtësit në minutat që luajti ndaj Kukësit.