• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dilni votoni, jepini peshë votës tuaj

16:55 : 24/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Nga Boldnews.al

Shqiptarët më 25 prill kanë të drejtën e tyre legjitime për të zgjedhur qeverinë e re, duke përcaktuar të ardhmen e tyre.

Ndoshta ky është momenti që gjithkush duhet të ushtrojë të drejtën e vetme që i ka mbetur në një vend ku vendimmarrja pas votimit përcaktohet nga një grusht personash, qofshin në Qeveri apo Bashki.

Qytetarët janë të përjashtuar nga çdo proces vendimmarrës, që do të thotë një herë në 4 vite ato kanë të vetmen mundësi për të shprehur me votën e tyre qëndrimin pro ose kundër, të hakmerren ose të mbështesin ato që i qeverisin.

Dhe nëse nuk e ushtrojnë këtë të drejtë, vështirë se pas 25 prillit, zëri i tyre mund të dëgjohet deri në zgjedhjet e ardhshme. Ato do i ngjajnë atyre veglave muzikore pa zë, që sado të jenë në duar profesionistësh nuk lëshojnë tinguj. Njësoj do të jetë edhe nëse ju nuk do të votoni, zëri juaj do të jetë ose i mekur, ose do të jetë i mbytur nga ai i propogandës.

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ Boiken Abazi kërkon rivotim në Qarkun e Tiranës

Kaso: Kemi prova të manipulimit të zgjedhjeve, tani fillon beteja 5-ditore në KQZ

Ndaj dhe vota më 25 prill ka peshë, ose më saktë duhet të marrë vlerën që i takon, jo monetare, as të konvertuar me një pako ushqimesh, por atë rëndësinë që mund të shkundë themelet e një politike.

Nuk ka rëndësi për kë do votoni, thjesht shkoni dhe përmbushni jo thjesht një të drejtë Kushtetuese, por përcaktoni të paktën vetë se si doni të jetoni në vitet në vazhdim.

Nëse ndjeheni mirë me Qeverinë, nëse mendoni se në këto 8 vjet keni jetuar mirë, nëse mendoni se premtimet që ju janë dhënë janë mbajtur, nëse në xhepat tuaj ka më shumë para, nëse ekonomia familjare është më e mirë, atëherë keni shansin ta shprehni me votë mbështetjen tuaj. Me një votë jo detyruese, jo të imponuar nga frika, nga pakoja me ndihma, nga presioni apo intimidimi.

Nëse mendoni se kjo qeveri ju ka nëpërkëmbur, ju ka gënjyer, ju ka dhunuar, ju ka shembur banesa apo ju ka helmuar me gaz, atëherë ky është momenti që vota juaj jo e ndëshkon, por e përvëlon, shumë më shumë se çdo miting apo protestë revolte, që mund të thirret dhe organizohet.

Vota e 25 prillit duhet të jetë “plumb”, duhet të hidhet në kuti jo si një votë partiake, por bazuar në atë që gjithsecili nga votuesit ndjen, duke analizuar gjithçka që ndikon në jetën e tij.

Në dhomën e fshehtë të votimit nuk ju sheh njeri, jeni ju me një stilolaps në dorë, dhe Zoti lart. Askush nuk e di se për kë do të votoni, askush nuk e di nëse ju do t´i bëni ose jo qejfin atyre që ju paracaktojnë si votues të njërës apo tjetrës palë.

Kjo është mundësia që keni për të treguar se askush nuk mund t´ju shohë si mbështetës apo kundërshtarë, t´ju verë një çmim apo t´ju barazojë me një pako ushqimesh, apo të ndjeheni nën presionin e një vendi pune apo diçkaje tjetër.

Votoni si qytetarë të lirë, si qytetarë që askush nuk mund t´ju përdorë dhe më pas t´ju trajtojnë si dele. Kjo është mundësia që gjithsecili me peshën e tij të votës mund t´I kallë tmerrin çdo klase politike, çdo mazhorance, çdo qeverie dhe çdo hallke administrate që në fund të fundit paguhet nga taksat tuaja.

Më 25 prill do i keni në dorë të gjithë, edhe ata që ju premtojnë, edhe ata që nuk mbajnë premtime, edhe ata që ju kanë nëpërkëmbur edhe ata që ju mbyllin dyert, edhe ata që kujtohen 1 herë në 4 vjet edhe ata që ju nxjerrin gjuhën, edhe ata që ua vështirësojnë çdo ditë jetën, edhe ata që ju bëjnë të shihni ëndrra me projekte 3 apo 4D.

Gjithçka që keni shfrytëzojeni, shprehni revoltën ose mbështetjen, shprehni pakënaqësitë apo lumturinë, por bëjeni, që të nesërmen e 25 prillit, mos ndjeheni të anashkaluar, të shkelur me këmbë apo të pranoni zgjedhjen që bëjnë ata të cilët do të shkojnë symbyllurazi te kutitë.

Keni shansin për të treguar se jeni një shumicë e heshtur, shumë më e fortë se çdo organizatë apo strukturë partiake, shumë më e fortë se çdo strukturë legale ose jo, që kërkon t´ju trembë, t´ju mbajë larg, t´ju kërcënojë apo intimidojë. Ata kanë frikë nga ju, nëse më 25 prill do të shfaqeni me shumicë në qendrat e votimit, jo me urdhër, por me bindjen tuaj. Të paktën më 26 apo 27 prill nuk do të ndjeheni keq, se dikush tjetër vendosi për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për familjen apo qoftë edhe për Ju.

Etiketa: zgjedhje boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ Boiken Abazi kërkon rivotim në Qarkun e Tiranës

18:49 : 07/05/2021
POLITIKE

Kaso: Kemi prova të manipulimit të zgjedhjeve, tani fillon beteja 5-ditore në KQZ

21:26 : 04/05/2021
AKTUALITET

Maliqi: Më 25 prill ndodhi grabitja më e madhe e votave në histori

20:57 : 04/05/2021
AKTUALITET

‘Kosova nuk mundet pa Shqipërinë’! Albin Kurti uron Edi Ramën për fitoren

21:18 : 28/04/2021
AKTUALITET

Përfundon numërimi edhe në Kamëz, PD kryeson bindshëm

23:02 : 27/04/2021
AKTUALITET

Celibashi thirrje të gjitha KZAZ-ve: Numërimi për kandidatët të nisë nesër në orën 09:00, aty ku ka filluar procesi, të vijojë deri në 24:00

16:42 : 27/04/2021
Para

Braktisin detyrën/ PS blen edhe 12 komisionerë të LSI në Devoll

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com