• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Beteja me median/ Një vit pas krijimit, SPAK përfundoi në nivelin e “Donika Prelës”

13:29 : 24/04/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një vit pas krijimit, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) shënoi një rekord tejet negativ, duke detyruar Gjykatën e Strasburgut, si rrallëherë që të ndërhyjë në mënyrë urgjente për të ndaluar veprimet e saj që shkojnë në shkelje flagrante të normave bazë të demokracisë.

Një gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEND) vendosi këtë të Enjte të kërkojë nga autoritetet shqiptare që të mos avancojnë me sekuestrimin e pajisjeve të punës së redaksisë së “Lapsi.al”, i vendosur me një vendim kontrovers të së dielës nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, pas kërkesës së prokurores Enkelejda Millonai.

Njoftimi i Gjykatës së Strasburgut për “Lapsi.al”
Njoftimi i Gjykatës së Strasburgut për “Lapsi.al”

Ky vendim i gjyqtarit ndërkombëtar frenoi hapat e pazakontë të prokurorisë dhe gjykatës së Posaçme kundër redaksisë së “Lapsi.al”, pas publikimit të data-bazës së përpunuar nga Partia Socialiste, e cila shënon rrjedhjen kriminale më të madhe të të dhënave personale të ndodhur në Shqipëri.

Nga ana tjetër, vendimi i Gjykatës së Strasburgut shënoi pikën më të ulët, deri më tani, në aktivitetin e SPAK-ut, një prej strukturave që pritej t’i jepte shpresë opinionit publik për luftën kundër korrupsionit në nivelin e lartë në Shqipëri.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

“Boldnews.al” raportoi më herët se SPAK-u ndoqi mënyrën më të gabuar për hetimin e aferës së “patronazhistëve”, duke hetuar gazetarët që publikuan skandalin dhe duke anashkaluar tërësisht hartesit e atij sistemi të dhënash, të cilët janë zyrtarë qeveritarë dhe në strukturat e larta të Partisë Socialiste në pushtet.

SPAK-u shënoi pikën më të ulët të tij me këtë vendim të Strasburgut. Megjithatë, gjatë ekzistencës së tij, ai ka dëshmuar se nuk është asgjë më shumë se sa një zgjatim i rëndomtë i ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjatë periudhës që ajo strukturë u drejtua nga Donika Prela.

“Barometri i Sigurisë”, një raport i publikuar në mesin e Marsit 2021 nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Bashkëqeverisjes, në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Fridrich Ebert” konstatoi se kishte një rënie të besimit të qytetarëve shqiptarë tek aktiviteti i Prokurorisë Speciale, SPAK.

Pjesë nga “Barometri i Sigurisë”, i cili konstatoi rënien e besimit publik tek SPAK-u

Më herët, në janar të këtij viti, “Transparency International” u tregua mirëkuptues me rezultatet e SPAK-ut, duke argumentuar se mungesa në luftën kundër korrupsionit ishte rezultat i vonesave në krijimin e strukturave të specializuara.

Por, këtë të Enjte (22.04), “Transparency International”, një organizatë shumë e rëndësishme globale, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme “SPAK duhet gjithashtu të hetojë urgjentisht nëse partia në pushtet abuzoi me burimet shtetërore për të siguruar fitoren në zgjedhjeve parlamentare të së dielës”, duke lënë të kuptohet se nuk është aspak dakord me mënyrën e hetimit që ka zgjedhur të kryejë Prokuroria Speciale.

Reagimi i “Transparency International” për vendimin e SPAK-ut

Partia Demokratike në opozitë ka zgjedhur ta respektojë institucionin e SPAK-ut.

Megjithatë, ajo duket qartë që nuk ka asnjë besim në angazhimin e prokurorëve specialë.

Shumë çështje të referuara prej saj për tendera korruptivë dhe shkelje flagrante të ligjit zgjedhor kanë kaluar në heshtje nga Prokuroria Speciale, ose kanë kaluar për kompetencë në prokuroritë e nivelit të zakonshëm.

E vetmja që mban ende gjallë flakën e SPAK-ut është ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ajo është shfaqur publikisht mbështetëse e punës së prokurorëve specialë, megjithëse rekordet e tyre janë fare minimale.

Ambasadorja Kim përmendi më shumë se një herë si rezultat mbreslënës së SPAK-ut, arrestimin e një ish-gjyqtareje në Krujë, ndërkohë që gjatë viteve të fundit, para krijimit të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, në Shqipëri janë arrestuar gjyqtarë e prokurorë të përfshirë në korrupsion.

Postimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim, pas arrestimit të ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha

Diplomatja Kim, përfaqësuese e një vendi që ka shpenzuar miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë për Reformën në Drejtësi, e, ndër të tjera, edhe për ngritjen e SPAK-ut, e ka shumë të vështirë të pranojë dështimet për shkak të parashikimeve të pamenduara mirë dhe, sidomos, për shkak të ndikimit të qeverisë në emërimin e zyrtarëve të “drejtësisë së re”.

Pak kohë më parë, ambasadorja Kim shpërndau një vendim të Gjykatës së Strasburgut, nëpërmjet të cilin u rrëzua ankimi i ish-gjyqtares Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, kundër mënyrës se si është realizuar procesi i Vetingut në Shqipëri.

Postimi i ambasadores Kim, pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për ish-gjyqtaren Xhoxhaj

Në atë rast, zonja Kim e shoqëroi ri-postimin e vendimit të Strasburgut me një shënim që reklamonte suksesin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Deri në publikimin e këtij shkrimi, zonja Kim nuk ka ndjekur të njëjtin standart dhe nuk ka publikuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut, nëpërmjet të cilit rrëzohet vendimi absurd i SPAK-ut për sekuestrimin e mjeteve të punës së redaksisë së “Lapsi.al”.

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025
BOTA

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025
SPORT

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025
AKTUALITET

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025
Para

Berisha: Terr Koka, krimineli Nr.1 i Durrësit, fushatë për blerje votash pas mesnate!

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com