• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha nga Shkodra: Të dielën sjellim ndryshimin! Fitorja më e madhe dhe më e bukur, sepse do jetë fitorja e gjithë shqiptarëve

11:59 : 23/04/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar fushatën përmbyllëse në qytetin e Shkodrës.

Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit më 25 prill, Basha tha se ditën e Diel, “do të sjellim fitoren më të madhe dhe më të bukur, sepse do jetë fitorja e të gjithë shqiptarëve”.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, shkodrane e shkodranë. Mirë se ju gjej në këtë ditë të bekuar nga shiu i perëndisë që paralajmëron bereqetin e fitores, fitores më të thellë që e pret Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë ditën e diel me votat tuaja për numrin 9. Cili numër? 9. Shkodra e pamposhtur e demokracisë, Shkodra e papushtueshme dhe e pandalshme e qytetarisë, Shkodra e njerëzve fisnikë, e atyre që shqiptarëve dhe mbarë kombit ia ka ngritur kokën edhe në ditët e saj më të zeza. Është sot siç ka qenë gjithmonë në prirje, në udhëheqje, në pararojë të marshimit më të madh kombëtarë, në zgjedhjet më masive popullore, në zgjedhjet më të rëndësishme pikërisht sepse është Shkodra e ndryshimit, e demokracisë, e Shqipërisë si gjithë Europa. Fitorja e ditës së diel do të fillojë nga Shkodra, do të fillojë nga maja më e lartë e Kelmendit e do të zbresë deri në skajin më jugor të vendit. Kjo do të jetë fitorja më e thellë dhe do të jetë fitorja më e bukur sepse do t’i takojë çdo shkodraneje dhe çdo shkodrani. Do ti takoj të gjithë shqiptarëve pa përjashtim. 8 vite makth, 8 vite premtime të pa mbajtura, 8 vite nëpërkëmbje, varfëri, shtypje, korrupsion, banda, do të marrin fund sepse në 25 prill energjia që kam prekur dhe kam ndier sa herë kam qenë në qytetin tuaj të mrekullueshme anë e mban Shkodrës dhe Shqipërisë. Kjo energji do të derdhet masivisht në kutitë e votimit. Vëllezër e motra shkodranë ju i keni prirë përherë ndryshimit, ju do t’iu prini fitores”, tha Basha.

“Qeveria e pas 25 prillit do të jetë qeveria e Shkodrës dhe e Vlorës, e Korçës dhe e Durrësit dhe unë do të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve. Dua të falënderoj nga zemra e t’ju uroj edhe në emër të të gjithë shkodranëve socialistëve të zhgënjyer që do të votojnë numrin 9, do të bëhen një me vëllezërit e motrat tona sepse nuk ka shqiptarë që nuk e di më se e vetmja mënyrë për ndryshim është vota masive popullore për numrin 9. Dhe largimi përfundimtar i Edi Ramës nga skena politike. 8 vite dështim. 8 vite mjerim. Përgjigjen do ta marrin me votë në kutitë e votimit. Vëllezër dhe motra 12 orë na ndajnë nga heshtja elektorale. 2 ditë e 12 orë na ndajnë nga fitorja. Por siç nuk ndalet uji i Drinit e i Kirit, siç nuk ndalet uji i Bunës mos e ndalni asnjë çast punën derë më derë, zemër më zemër, derisa të mbushet plot ai liqeni i Shkodrës, plot si Adriatiku, me votat e ndryshimit çdo kuti votimi në Shkodër, në Vlorë, në Durrës, në Korçë, në Tiranë e në mbarë Shqipërinë sepse ndryshimi që po vjen është ndryshimi për çdo familje. Ndaj asnjë familje, asnjë prind, asnjë ri dhe e re nuk mund të mungojë. Votoni edhe për fëm9ijët tuaj, për ata të cilët luftojmë, për ata për të cilët do të zhvillojmë Shkodrën dhe ekonominë e saj, do të hapim vendet e punës, do të rrisim pagat dhe do të kthejmë kulturën, dijen dhe artin në piedestalin e lartë shkodran i cili ngrihet madhërishëm në të gjithë kapitujt e ndritur të historisë tonë kombëtare“, shtoi.

“Ora po afron që Shkodra të marshojë kryelartë me destinin dhe fatin që i ka caktuar historia prijëse e demokracisë, prijëse e fitores. Prijëse dhe çelësi i hapjes së derës. Derës së mbyllur për 8 vite nga Edi Rama dhe klika e tij, derës drejtë destinit tonë, misionit tonë hyjnor që Shkodra e ngërthen në historinë e saj. Kulturën e saj, me rininë e saj të mrekullueshme, me nënat dhe baballarët tanë, me themeluesit dhe qëndrestarët e demokracisë. Derës së bashkimit Europian, derës së Shkodrës Europiane, derës së Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian. Ju e dini, nuk ka forcë ta ndalë vullnetin e Shqiptarëve për ndryshim, kurrë më parë nuk kemi qenë kaq shumë, kaq plot me besim, kaq të vendosur, kaq të bashkuar për ndryshimin që po vjen. Nuk ka forcë ta ndalë dhe të dielën masivisht në kutitë e votimit duke votuar numrin 9. Bashkë për Shqipërinë! Shkodra fiton! Shqipëria fiton! Zoti e bekoftë Shkodrën! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore”, e mbylli Basha, fjalën e tij.

Lexo edhe:

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026
AKTUALITET

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

22:11 : 28/06/2026
AKTUALITET

Sofistikohet krimi mjedisor në Shqipëri, ekspertët: Dosjet po zvarriten, asnjë i hetuar

22:03 : 28/06/2026
AKTUALITET

Goditi kokën pas rrëshqitjes në hotel, humb jetën një person në Jalë

21:48 : 28/06/2026
AKTUALITET

Përfundojnë fjalimet tek kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit

21:41 : 28/06/2026
AKTUALITET

Dy turistë polakë bien në një greminë në kanionin e Gjipesë

21:34 : 28/06/2026
Para

"Nuk ka marrë as një qindarkë nga prindërit"/ Babai i Gigi Hadid flet për suksesin e së bijës

TË GJITHA

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

22:11 : 28/06/2026

Sofistikohet krimi mjedisor në Shqipëri, ekspertët: Dosjet po zvarriten, asnjë i hetuar

22:03 : 28/06/2026

Goditi kokën pas rrëshqitjes në hotel, humb jetën një person në Jalë

21:48 : 28/06/2026

Përfundojnë fjalimet tek kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit

21:41 : 28/06/2026

Dy turistë polakë bien në një greminë në kanionin e Gjipesë

21:34 : 28/06/2026

Kryebashkiakja shqiptare në Itali i bashkohet protestave në Tiranë

21:24 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabet