Partia Demokratike ka bërë mitingun përmbyllës mbrëmjen e sotme në Tiranë në sheshin ‘Nënë Tereza’.
Në fjalimin e tij përpara qytetarëve të Tiranës por dhe mabrë shqipërisë Basha, tha se dhe dy ditë na ndajnë nga dita e festës dhe fotores së madhe, për të jithë shqiptarët.
Basha ftoi të gjithë shqiptarët që të votojnë numrin 9 për të parë një Shqipëri si gjithë Europa.
‘Kjo mbrëmje shënon fundin e një rrugëtimi që nisëm bashkë, që na çoi nga jugu në veri, nga Tropoja në sarandë, nga Korça në Durrës, cep më cep të Shqipërisë së mbushur me shpresë, që po mbushet me gëzimin e fitores që po vjen. Pas 8 vitesh të një rruge tjetër në çdo shtëpi të Shqipërisë kam parë në sytë e nënave tonë jo më lot dëshpërimi, por lot gëzimi për ditën e madhe që po afron, ditën e fitores së çdo shqiptari, ditën e fitores së Shqipërisë si gjithë Europa duke votuar numrin 9. Nuk ndalet ndryshimi, ai po vjen’, tha Basha.