• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në kërkim për terrorizëm, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

16:24 : 22/04/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Policia e Shtetit ka arrestuar ditën e sotme një shtetas i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për sulmin terrorist të ndodhur në Nicë të Francë, ku humbën jetën 86 persona pasi u përplasën nga një kamion kamikaz.

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim për terrorizëm.

Operacioni i koduar “Promenade”,  me pjesëmarrjen e Antiterrorit dhe Interpolit të Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe asaj franceze.

Lokalizohet nga agjentët e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, kapet dhe arrestohet në Itali 29-vjaçari nga Peqini.

Lexo edhe:

No Content Available

Pas një pune të gjatë policore dhe hetimore, duke koordinuar informacionet mes Policisë shqiptare, franceze dhe asaj italiane, konkretisht mes shërbimeve të Antiterrorit dhe të zyrave të Interpolit të këtyre vendeve, është bërë e mundur që në Caserta, Itali, të kapet dhe të arrestohet shtetasi në kërkim ndërkombëtar Endri Blliku (Elezi), 29 vjeç, lindur dhe banues në Peqin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze si bashkautor i sulmit terrorist të ndodhur në datën 14.07.2016, në bulevardin “Promenade des Anglais”, Nice, Francë, ku një person i identifikuar si Mohamed Lahouaiej Bouhlel, duke ngarë një kamion 19-tonësh, e ka drejtuar atë përmes turmës së njerëzve që po ecnin rrugës së bulevardit ku po zhvilloheshin festimet e pavarësisë së Francës, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Gjatë kontrollit në kamion janë gjetur armë dhe municione. Shtetasi Endri Elezi dyshohet si personi që ka furnizuar me armë autorin e sulmit.

Autoritetet franceze kanë bërë shpalljen në kërkim të këtij personi dhe njëkohësisht ka filluar shkëmbimi i informacionit me autoritetet shqiptare, të cilat nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan kanë nisur një hetim penal lidhur me këtë rast.

Pas një pune disamujore, falë shkëmbimit të shpejtë të informacionit duke koordinuar punën mes Policisë shqiptare, franceze dhe atë italiane, u bë i mundur lokalizimi dhe më pas arrestimi i këtij shtetasi, në Caserta, Itali.

Endri Blliku, me qëllim fshehjen dhe shmangien nga kapja, ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet e tij nga Endri Elezi në Juxhino Elezi, Xhino Elezi dhe përfundimisht në Endri Blliku.

Endri Blliku (Elezi), i akuzuar nga autoritetet franceze për “Pjesëmarrje në grup kriminal, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, “Mbajtja pa leje e materialeve ushtarake”, aktualisht i arrestuar në Itali, është në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Francës.

Policia e Shtetit  përditë e më shumë po rrit besueshmërinë tek partnerët e saj, duke treguar profesionalizëm dhe vendosmëri  në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Etiketa: arrestim terrorizem boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Yuri Kim apelon sërish: Shkelësit të kapen dhe të ndëshkohen plotësisht, asnjë përjashtim

TË GJITHA

Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse “Shën Maria” në Elbasan

09:49 : 20/07/2025

U ble 30 milionë euro por nuk ka luajtur asnjë ndeshje në 5 vite, Reali largon futbollistin

09:28 : 20/07/2025

Gaza/ 39 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave

09:21 : 20/07/2025

Sherri për çadrat/ Dhunimi i biznesmenit në Ksamil, arrestohen tre persona (EMRAT)

09:20 : 20/07/2025

EMRAT/ Motori përplaset me makinën në Sarandë, plagoset i riu

09:08 : 20/07/2025

Tare takohet me agjentin e Jasharit, Milani pranë marrëveshjes me Club Brugge

09:08 : 20/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës, Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj transferohen në Tiranë

08:58 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com