• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: Vetëm një qeveri normale rikthen shpresën

12:39 : 21/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Kandidatja për deputete e PD në Tiranë, Jorida Tabaku, në një takim qytetarë në Sauk, tha se banorët  e kanë vuajtur për 8 vjet me radhë mbi kurriz keqqeverisjen dhe e kanë kuptuar se kjo qeveri i ka mashtruar për qëllime elektorale, ndërsa nga ana tjetër i kanë besuar programit të Partisë Demokratike.

“Kudo ku kemi shkuar na janë hapur dyert, kudo ku kemi shkuar kemi pasur mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Kemi pasur mbështetje të jashtëzakonshme, sepse ne kemi programin më të mirë, kemi ekipin më të mirë po më e rëndësishmja, do punojmë për ju, jo vetëm për zgjedhje. Do jemi larg këtij modeli që vjen e u hedh një dorë zift sa herë që kërkojnë votën. Që vjen e i bie derës tuaj, vetëm kur ka hall politika jo kur keni hall ju, që kurrë nuk e gjetët një derë hapur në këto 8 vite, që u hoqën nga puna, që u mbyllën bizneset, që ju varfëruan, që i detyruan fëmijët tuaj të shkojnë jashtë e të dalin jashtë Shqipërisë. Sepse modeli që ata kanë sot nuk është për shqiptarët, mbas 25 prillit ne do kemi një model, që është për ju e për familjet tuaja e për shqiptarët”, – deklaroi Tabaku.

Ajo u kërkoi pjesëmarrësve në takim që më 25 prill të votojnë për të ardhmen e familjeve të tyre, pasi  siç tha, këto nuk janë zgjedhje mes politikanësh, por kohë vendimtare për t’i dhënë fund një qeverie që s’ka punuar për njerëzit dhe për të zgjedhur një qeveri që qytetarët i ka në fokusin e saj.

“Në 25 prill unë u kërkoj vetëm diçka, numrin 9, numri 9 për taksën e sheshtë 9 përqind, numri 9 për paga më të larta, për pensione më të larta, numri 9 për infrastrukturë, për rininë është më e rëndësishmja që ta mbajmë këtu, numri 9 për gratë e zonjat, numrin 9 për më shumë arsim, më shumë shëndetësi, numri 9 për familjet tuaja, numrin 9 që Shqipëria më në fund të përfundojë tranzicionin e të shkojë drejt një modeli, që ne e kemi nisur në 2005, po fatkeqësisht nuk e përfunduam dot, modelin e Integrimit Europian .
Më 25 prill mos votoni për askënd, për asnjë politikan, por votoni për xhepin tuaj, për familjen tuaj. Ky është qëllimi i kryeministrit të ardhshëm zotit Basha, ky është qëllimi i Partisë Demokratike, ky është qëllimi që ne do kemi çdo ditë të qeverisjes. Ka ardhur koha që Shqipëria të ndryshojë, prandaj dua t’u kërkoj edhe diçka të fundit. Dua tu kërkoj që këto 8 ditë që kanë mbetur të mos ndalemi asnjë minutë, të mos ndalemi duke kërkuar votën për numrin 9, të mos ndalemi duke folur me njerëzit, duke punuar me këdo, kudo që shkojmë edhe në punë edhe jashtë pune edhe kur blejmë bukën, edhe te berberi i lagjes edhe tek taksisti, kudo duhet të flasim për rëndësinë e ndryshimit”, – tha.

Tabaku tha se një qeveri që punon për të gjithë është e vetmja mënyrë për të kthyer shpresën në një vend, ku një grup njerëzish u kanë vjedhur qytetarëve të sotmen dhe të ardhmen.

Lexo edhe:

Gjermania pa kondicionerë përballë të nxehtit, temperaturat rekord detyrojnë ndryshimin e rregullave

Rama nuk e sheh fajin te vetja: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

“Shumë nga ju sa herë u kam takuar na kanë thënë na ka ardhur deri këtu, na ka ardhur deri këtu se fëmijët po na largohen, nuk ka shpresë. Na ka ardhur deri këtu se nuk e shohim dot më të ardhmen këtu në Shqipëri, se nuk u ofrojmë dot mundësi, nuk ka punë, nuk u paguajmë dot tarifat e arsimit. Për këtë arsye ju kërkoj ta ndryshojmë, ju kërkoj ta ndryshojmë që çdo ditë të jemi me ju e t’i zgjidhim këto problemet e vogla me një qeveri normale, me njerëz normal se për këtë ka nevojë sot Shqipëria. Nuk ka nevojë as për gënjeshtra, as për propagandë, nuk ka nevojë as për fjalë shumë, ka nevojë për një qeveri që punon për njerëzit dhe ne do ta ofrojmë këtë model pas 25 prillit. Prandaj të përdorim çdo orë, çdo minutë që deri më 25 prill ne t’i kërkojmë votën kujtdo. T’ia shtrijmë dorën kujtdo, për qeverinë e ndryshimit, për qeverinë që do sjellë ndryshimin ashtu siç e solli në 92. Shumë faleminderit dhe fitore“, shtoi ajo.

Tabaku u shpreh se Sauku ka bërë gjithnjë ndryshimin dhe se angazhimi familjeve të kësaj zone që reflektojnë energji e gëzim, janë shembulli më i mirë i fitores më 25 prill.

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania pa kondicionerë përballë të nxehtit, temperaturat rekord detyrojnë ndryshimin e rregullave

11:29 : 28/06/2026
AKTUALITET

Rama nuk e sheh fajin te vetja: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

11:18 : 28/06/2026
AKTUALITET

“Bëhu mbret”/ Libri i projekteve dhe ndërtimeve në Shqipëri, Rama justifikohet: S’është botimi im

11:03 : 28/06/2026
AKTUALITET

Qarkullonte me armë, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari/ EMRI

10:50 : 28/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Novoselë, një i plagosur

10:43 : 28/06/2026
AKTUALITET

Digjen dy makina gjatë natës në Elbasan! “Audi” dhe “Volkswagen” në pronësi të Egli Hazisllarit

10:33 : 28/06/2026
Para

"100 milion euro subvencione direkte për fermerët çdo vit", Basha nga Bilishti: 25 prilli, fitorja më e thellë në histori

TË GJITHA

Gjermania pa kondicionerë përballë të nxehtit, temperaturat rekord detyrojnë ndryshimin e rregullave

11:29 : 28/06/2026

Rama nuk e sheh fajin te vetja: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

11:18 : 28/06/2026

“Bëhu mbret”/ Libri i projekteve dhe ndërtimeve në Shqipëri, Rama justifikohet: S’është botimi im

11:03 : 28/06/2026

Qarkullonte me armë, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari/ EMRI

10:50 : 28/06/2026

Aksident në Novoselë, një i plagosur

10:43 : 28/06/2026

Digjen dy makina gjatë natës në Elbasan! “Audi” dhe “Volkswagen” në pronësi të Egli Hazisllarit

10:33 : 28/06/2026

Për adhuruesit e Ramës dhe heshtjen e SPAK-ut për Pashalimanin

10:28 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomgrandpashabetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetgrandpashabet girişultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbet